Adriano Galliani ka paralajmëruar largimin nga Milani pas tre dekadave. Tani nuk ka më pikëpyetje. Epoka Adriano Galliani te Milani është në përfundim dhe këtë e konfirmon vetë drejtuesi më i lartë i klubit kuqezi në tre dekadat e fundit në një intervistë për kanalin zyrtar të Rossonerëve.
“Mendoj se jemi në tre javët e fundit të aventurës time te Milani. Nuk e kam aspak idenë se çfarë roli mund të mbuloj, prandaj nuk ka asnjë mundësi reale që unë të qëndroj”, ka deklaruar ai.
“Ajo që kemi bërë së bashku mbetet sepse historia është më e rëndësishme se kronikat e ditës. Është një motiv shumë i madh krenarie kur mendoj se çfarë kemi fituar në këto 30 vjet”, shtoi Galliani, citohet “Express”. (b.an)