• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lamborghini viziton Tiranën: Shqipëria me mundësi të mëdha për turizmin! Rama: Kur Zoti e krijoi ishte e dielë

by Java News
06/04/2024 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tonino Lamborghini trashëgimtari i Ferruco Lamborghini, themeluesi i perandorisë industriale në fushën e mekanikës dhe automobilave luksoze vizitoi përherë të parë Tiranën me ftesë të kryeministrit Edi Rama

Në podcastin me kryeministrin Rama, Tonino Lamborghini nuk fsheh befasinë me të cilën u përball kur erdhi në Tiranë. Nuk la pa komentuar dhe kryeministrin Rama.

Unë erdha këtu dhe mbeta jashtë mase i befasuar nga modernizmi, nga pastërtia, nga eleganca e ndërtesave të reja dhe nga ruajtja e pjesës historike të vendit tuaj. Unë e dua shumë historinë, dua shumë arkitekturën.

Qyteti juaj është i mrekullueshëm. Ka një mikpritje që ju, pastaj, e përcillni, sepse, zakonisht, kryeministri përfaqëson një popull dhe nëse ai është i sertë, i mbyllur, fodull, nënkupton që, me gjasë, edhe vendi, edhe populli ka këtë lloj mbylljeje.

Duke pranuar komplimentet me batutë Rama i tregon se jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim

Që t’u pëlqesh të gjithëve o duhet të kesh vdekur, o duhet të jesh i vdekur për gjumë. Po të punosh, po të marrësh vendime, po të përpiqesh t’i vësh gjërat në lëvizje, sigurisht, nuk duhet as ta pretendosh që t’u pëlqesh të gjithëve.

Tonino Lamborghini është befasuar nga siguria që të ofron Tirana dhe thotë se për Shqipërinë duhet folur më shumë

“Mendoj se duhet folur shumë më tepër për Shqipërinë. Besoj që duhet bërë, sepse vendi juaj është shumë i bukur, është shumë i ngjashëm me temperamentin dhe karakterin miqësor italian dhe është për të ardhur keq që njerëzit mendojnë se Shqipëria është ende një vend, ku të thonë, “ki kujdes, kujdes”. Po ç’kujdes! Me kujdes shkoj në Milano, me kujdes shkoj në Napoli, kurse, vij këtu dhe mund të lëviz rehat.

Gjithçka është e pastër, në vendin e vet, pa zhurmë. Urime! Urime juve që e drejtoni prej shumë vitesh këtë vend dhe unë e di, sepse informohem, që populli ka shumë vlerësim, shumë konsideratë për ju dhe ju e keni ngritur këtë vend, e keni ngritur në atë pikë që sot është në pozitën për të bërë dialog me vende të cilat kanë historikisht një traditë më të thellë. Nuk është tamam epiteti i duhur. Kështu që, nuk mund t’ju them dot tjetër përveçse “bravo”.

Përshtypje i kanë bërë dhe të rinjtë në Tiranë

“Ndërsa shëtis në qytetin tuaj, gjë që nuk e bëj vetëm këtu, por kudo shkoj në botë, unë shoh të rinjtë, shoh pastërtinë. Në qytetin tuaj, nuk pashë shkrime në mure. Muret janë të pastra, të padëmtuara. Po të vëresh të rinjtë, sheh që janë të gjithë të rregullt, të pastër, të veshur me kujdes. Nuk veshin xhinse të diskutueshme, dua të përdor këtë fjalë” komentoi Lamborghini

I surprizuar nga Shqipëria Lamborghini nuk fshehu dëshirën për të investuar pasi ka ‘mundësi të mëdha për turizmin”

Qe një surprizë e jashtëzakonshme. Është kaq e vërtetë kjo, sa kam dëshirë të marr pjesë, qoftë edhe me diçka të vogël, shumë të vogël, në këtë fluturim që keni marrë tashmë, sepse, për fat të keq, e keni marrë ndërkohë, kështu që, para se të jetë shumë vonë, do të doja sikur edhe pak, fare pak të vendosja… tha Lamborghini

Lamborghini po zgjeron markën drejt biznesit të hotelerisë që ‘ne këtu në Shqipëri na intereson’ tha Rama

Edi Rama: Ka edhe zona fantastike me natyrën, detin, malet. E them gjithmonë, mendoj se kur Zoti ka krijuar Shqipërinë, ka qenë e diel, ditë pushimi, ka marrë gjithë kohën për të hedhur në 28 mijë kilometra katrorë, në një telajo të vogël, gjithçka: lumenj, male, kodra, dy dete dhe pastaj liqene nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, pastaj vende të tjera në brendësi që janë mbresëlënëse. Ka kaq shumë për të bërë në Shqipëri, që, në disa aspekte, është pak si Italia e gjyshërve tuaj, me mangësitë, po edhe të mirat.

 Tonino Lamborghini:  Nuk e mohoj që, nëse kjo gjë bëhet, duhet të kem se s’bën një apartament për vete dhe për fëmijët, patjetër. Unë nuk jam më shumë i ri, por vazhdoj të udhëtoj shumë e, pastaj, kam shumë fëmijë. Pse të mos i njoh me një tokë që është ende për t’u eksploruar? Është e shëmtuar ta thuash kështu “ende për t’u eksploruar”, po për hir të Zotit…/m.j

Next Post
‘Kuçova’/ Berisha i ‘tërbuar’: Pa anëtarësimin që i bëmë Shqipërisë në NATO, dita e sotme s’do vinte kurrë

Berisha, i tërbuar me Dumanin: E quan Altin Rama, ndërsa SPAK-un organizatë kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In