• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lajmi për kontejnerët me mbetje në Shqipëri, prokuroria nis hetimet

by Java News
03/03/2017 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet pas lajmit të publikuar nga një portal italian që ngrinte dyshime mbi 1300 kontejnerë me mbetje që mund të kenë përfunduar në Shqipëri. ‘BalkanWeb’ mëson se verifikimet ka organi i akuzës kanë nisur ditën e djeshme. Artikulli i “Pianeta Italia” pretendon se 1300 kontejnerë me mbetje kanë hyrë nga porti i Durrësit, gjë e cila pritet të sqarohet nga vetë ky autoritet nëse ka ndodhur ky shkarkim mbetjesh në port apo jo. Megjithatë pretendimet dhe pikëpyetjet e këtij artikulli pritet të marrin edhe një përgjigje zyrtare nga Prokuroria e Durrësit.

Ndërkohë, ditën e sotme, Aleanca kundër Importit të Plehrave, i ka dërguar një letër ministrisë së Mjedisit, ministrit të Financave Arben Ahmetaj si dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla ku kërkon informacion për mbetjet që kanë hyrë në Shqipëri. AKIP ngre pyetjen nëse ka pasur transit kontejnerësh me mbetje gjatë vitit 2014-2016. “Kërkojmë informacion nëse ka pasur tranzit kontenieresh me mbetjeje gjatë vitit 2014-2016. Cilat pika doganore janë përdorur për kalimin e mbetjeve?”- thuhet në letrën e AKIP.

Lidhur më këtë çështje më herët reagoi dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Kjo e fundit theksoi se për vitin 2016 nga Porti i Durrësit janë trazituar drejt Maqedonisë, nëpërmjet Degës Doganore ‘Qafë Thanë’, 1120 tranzite ndërkombëtare me kontejnerë, kryesisht produkte ushqimore.

Fill pas publikimit të lajmit në fjalë reagoi dhe Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa mohoi të ketë një hetim për këtë çështje. “Në bazë të interesimit tuaj, Prokuroria e Përgjithshme njofton se: Nuk ka ndonjë hetim lidhur me sa pretendohet në një shkrim të shpërndarë pasditen e sotme, lidhur me hyrje të mundshme në mënyrë të paligjshme të kontejnerëve me mbeturina. Gjithashtu, në takimin ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla dhe Drejtorit të Antimafias Italiane, z. Franko Roberti, nuk është diskutuar një çështje e tillë”, deklaroi zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme./a.m.

Next Post
Qytetarët i përgjigjen thirrjes, firmoset masivisht peticioni pro Reformës (Fotot)

Peticioni që trazoi gjumin e çadrës së vetmisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In