• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peticioni që trazoi gjumin e çadrës së vetmisë

by Flogert Muça
03/03/2017 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/

Peticioni i qytetarëve dhe shoqërisë civile pro vetting-ut ka goditur rëndë të gjithë ata që reformën në drejtësi duan ta shohin të dështuar.

Pikësëpari, ky peticion ka goditur Lulzim Bashën dhe Sali Berishësn, të cilët ngritën në mes të bulevardit një çadër me pretekstin e zgjedhjeve të lira, por që në fakt për qëllim kishte bojkotin e parlamentit e bashkë me të, edhe të vetting-ut.

Dhjetëra mijëra firmat e qytetarëve që iu bashkuan kauzës së shoqërisë civile, duke firmosur në çdo cep të Shqipërisë, apo edhe online në shpëtovetingun.al dhanë një mesazh të qartë për Partinë Demkratike: Për aq kohë sa jeni kundër vetting-ut dhe reformës në drejtësi, jeni kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Sigurisht, çadra e bulevardit nuk mund të rrinte duarkryq dhe të shikonte se si dita ditës qytetarët braktsnin opozitën për t’iu bashkuar kauzës së vërtetë, reformës në drejtësi.

Fillimisht tentuan ta lidhnin lëvizjen qytetare me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Por kuptuan se kjo nuk ishte strategjia e duhur. Edi Rama dhe 95% e shqiptarëve që duan reformën në drejtësi dhe vetting-un janë bashkë. Shoqëria civile nuk ka asnjë turp, e aq më pak Edi Rama dhe qeveria shqiptare, për të dalë hapur, në krah të njëri tjetrit, për një kauzë si drejtësia, që është shumë më e madhe se politika e ditës.

Partia Demokratike nuk e kupton se reforma në drejtësi ka të bëjë me të ardhmen e vendit. Prandaj shqiptarët, të majtë e djathtë pa dallim, e duan vetting-un e gjyqtaëve dhe prokurorëve, për të shporrur nga sistemi i kalbur çdo të korruptuar.

Mbrëmë, në një emision televiziv, gazetarët e çadrës anti-vetting u përpoqën të sulmonin peticionin qytetar, duke vënë kujën se një person paska firmosur disa herë, me emra të ndryshëm. A thua se peticioni në fjalë do të kishte ndonjë vlerë ligjore, përveç simbolikës për të treguar se shumica e shqiptarëve është bashkë në këtë kauzë madhore.

Të ashtuquajtur analistë, ish gazetarë të oborrit të Berishës, sot gazetarë të çadrës së Lulit, sulmuan ashpër përfaqësuesin e shoqërisë civile, që vet e kishin ftuar në emision. Nuk lanë fjalë pa i thënë një aktivisti, që ndryshe nga ata, nuk paguhet qindra mijëra euro nga paratë e vjedhura të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Shanë e fyen një djalë të ri, i cili me pasion i është dedikuar plot kauzave të drejta, kundër qeverisë Berisha, por edhe kundër qeverisë Rama, siç ishte së fundi rasti i ligjit për importin e mbetjeve.

Armand Shkullaku dhe Ylli Rakipi duhet ta kuptojnë se të shkosh në çadrën e Lulit, është gjëja më e lehtë në botë. Sikundër është e lehtë të jetosh falë kontratave të majme të qerave, miliona e miliona euro çdo vit duke ndejtur në shtëpi.

Por diferenca mes Aldos, aktivistit të shoqërisë civile, dhe këtyre pseudo gazetarëve qëndron në një fakt të thjeshtë. Aldo ka mbi dhjetë vjet që aktivizohet në kauzat që ai vetë i konsideron të drejta. Kurse këta zanatçinj të vjetër, aktivizohen vetëm kur i thërret partia apo i mbarojnë paratë.

Dhe sigurisht, me vetting-un dhe reformën në drejtësi, nuk do shpëtojmë vetëm nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, por edhe politikanët dhe gazetarët e zhytur deri në fyt në afera që qelben erë.  /Lexo.al

Next Post
Zaev vazhdon bindjen se shqiptarët nuk e duan Gruevskin

Zaev: Ivanov mos t'i trembet gjuhës shqipe, ja marrëveshja me Ali Ahmetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

November 4, 2026
Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

November 4, 2026
Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In