• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

“Lajmi ishte tronditës”/ Frrok Çupi: SPAK-u të mos mbrojë, por të hetojë Ilir Metën për vrasje

by Java News
03/06/2022 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Frrok Çupi i ftuar në “Top Talk” foli për hetimin që SPAK duhet t’i bëjë presidentit Ilir Meta, pas akuzave për vrasje.

Çupi tha se lajmi ishte tronditës dhe është një goditje shumë e madhe për themelet e shtetit, duke hedhur dyshime mbi sigurinë e individit.

“Në fakt lajmi ishte jo vetëm tronditës po ishte lajmi i vetëm që ka prodhuar shteti shqiptarë, për shumë kohë. Që ditën që u mor vesh që ndërroi jetë Bujar Nishani, ky është lajmi i vërtetë që ka ndodhur. Domethënë është një goditje kaq shumë e madhe.Ky është një tërmet i madh që tund themelet e drejtësisë, mbi të gjitha tund themelet e shtetit dhe vë dyshime mbi individin”, tha analisti.

Sipas tij fakti që individët janë në trysninë e madhe të ndikimit të lajmit se presidenti i vendit të tyre është vrasës, përbën një problem të madh.

“Individi sot është i pasigurt pas atij lajmi. Pas atij lajmi sot individi është i rrënuar, një individ i cili ndodhet në mëshirë të drejtësisë në mëshirë të SPAK-ut dhe nën trysninë që presidentin dhe kreun e shtetit e ka vrasës. Është një problem i madh”, tha Çupi.

Analisti e konsideron situatën emergjente dhe që kërkon një zgjidhje, duke nisur që nga arrestimi i Ilir Metës dhe nisja e menjëhershme e hetimeve.

“Është emergjencë e domosdoshme që sot brenda ditës ka nevojë të qartësohet . Janë tre aktorë në lojë, ishin dy dhe tanimë është bërë pjesë edhe SPAK. Ka dashur vetë të hyjë në fushë nuk e thirri njeri, hyri në fushë dhe tani ka vënë pikëpyetje dhe dyshime shumë të mëdha mbi veten”, tha Çupi.

“Tani sot, ose presidenti i republikës duhet të vihet nën arrest dhe kjo është e domosdoshme edhe sikur të jetë i pafajshëm, sot edhe nesër derisa të bëhen 72 orë presidenti duhet të jetë në burg. Ky është akti i domosdoshëm që duhet kryer sot me patjetër. Duhet të kishin nisur hetimet”, shtoi më tej ai.

Kujtojmë që gazetari Artan Hoxha ka akuzuar presidentin Ilir Meta për urdhërimin e vrasjes së vëllait të deputetit Ndoka të Lezhës. SPAK ka reaguar duke i hedhur poshtë këto akuza dhe i ka konsideruar të pavërteta.

g.kosovari

Next Post
Rama hap zarfin: Bajram Begaj kandidati i propozuar nga PS për president

Rama hap zarfin: Bajram Begaj kandidati i propozuar nga PS për president

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Australi, deputetja humb të dyja këmbët, dyshohet se u godit qëllimisht me një automjet!

E rëndë në Australi, deputetja humb të dyja këmbët, dyshohet se u godit qëllimisht me një automjet!

October 21, 2026
“Shqipëria i shpëtoi një situate anarkiste”- Meçe: Agron Shehaj i ngjyer në luftën hibride, u bashkua me Berishën dhe Qorin! Rreziku nga agresioni rus e iranian

“Shqipëria i shpëtoi një situate anarkiste”- Meçe: Agron Shehaj i ngjyer në luftën hibride, u bashkua me Berishën dhe Qorin! Rreziku nga agresioni rus e iranian

October 21, 2026
Skandal në Basketboll me trukimet e ndeshjeve në Greqi, arrestohen kreu i Federatës dhe disa gjyqtarë!

Skandal në Basketboll me trukimet e ndeshjeve në Greqi, arrestohen kreu i Federatës dhe disa gjyqtarë!

October 21, 2026
“Italia po dërgon forca policore në Shqipëri”, reagon MIA: Informacioni nuk është i vërtetë, qytetarët të mos bien pre e këtyre lajmeve!

“Italia po dërgon forca policore në Shqipëri”, reagon MIA: Informacioni nuk është i vërtetë, qytetarët të mos bien pre e këtyre lajmeve!

October 21, 2026
Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe për Ukrainën

Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe për Ukrainën

October 21, 2026
Plas skandali i të dhënave, tronditet AfD-ja në Gjermani, publikohen 421 mijë e-maile dhe dokumente!

Plas skandali i të dhënave, tronditet AfD-ja në Gjermani, publikohen 421 mijë e-maile dhe dokumente!

October 21, 2026
Rusia gati të rifillojë bisedimet me SHBA-në dhe Ukrainën, ja kur mbahet raundi i ri

Rusia gati të rifillojë bisedimet me SHBA-në dhe Ukrainën, ja kur mbahet raundi i ri

October 21, 2026
BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Protestuesit tensionojnë situatën në bulevard, efektivët “Shqiponja” mbërrijnë në shesh pas hedhjes së molotovëve!

Protestuesit tensionojnë situatën në bulevard, efektivët “Shqiponja” mbërrijnë në shesh pas hedhjes së molotovëve!

October 21, 2026
“Vetëvendosja e Kurtit, organizim antishqiptar”- Kryeziu: Kjo është çmenduri, Shqipëria ndihmoi Kosovën në ditët më të vështira!

“Vetëvendosja e Kurtit, organizim antishqiptar”- Kryeziu: Kjo është çmenduri, Shqipëria ndihmoi Kosovën në ditët më të vështira!

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In