Informacionet e fundit nga qyteti i Vlorës flasin pë një zjarr të madh që ka përfshirë një godinë.
Bëhet fjalë për një ngjarje në rrugën muzeale ‘Justin Godard’, ndërsa forca të shumta policie dhe zjarrfikësit e qytetit ndodhen në vendngjarje.
Mësohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa nuk raportohet për dëme në njerëz.