• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta zgjidhet President: Zgjedh demokracinë në raport me pushtetin

by A R
28/04/2017 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fjalën e tij pas zgjedhjes me 87 vota pro nga Kuvendi, Presidenti i ri Ilir Meta mbajti fjalën përshëndetëse para ligjvënësve.

Ai falenderoi edhe ata që votuan kundër dhe në mënyrë të veçantë opozitën që mungon pasi siç tha ai, me mungesën e tyre ata e kanë nxitur për ta pranuar kandidimin si president.

“Nuk kam përgatitur ndonjë fjalim dhe pak më parë më erdhën dy fjalime të improvizuara. Kështuqë po flas pa letër. Unë kam zgjedhur dhe do zgjedh gjithmonë demokracinë në raport me pushtetin. Kur lexoi relacionin kolegia Hysi, tha se kam lindur në Çepan të Skraparit. Ai është një fshat i thellë malor” – tha presidenti i sapozgjedhur.

Ilir Meta tha gjithashtu se deputetët duhet të përpiqen në këto ditë që t’u japin qytetarëve mundësinë që të kontribuojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Më 21 korrik në mëngjes kur ishin shuar shpresat për ndryshimet kushtetuese për reformën në Drejtësi, kam qenë i shqetësuar dhe kam apeluar për konsensus në mënyrë që vendi ynë të mos bëhej si Maqedonia. Dje ne kemi parë ngjarjet tronditëse në Shkup që vijnë për shkak të një kokëfortësie politike” – tha Meta ndërsa ka apeluar për të bërë çdo gjë për stabilitetin e vendit.

“Shpresoj dhe besoj se ende ka kohë për të krijuar një atmosferë krejtësisht tjetër për zgjedhjet e ardhshme në mënyrë që edhe më 24 korrik kur unë të betohem si president, jo thgjeshtë kjo sallë të jetë plot por Shqipëria të jetë shumë më e qetë sesa sot” – tha presidenti i zgjedhur Ilir Meta.

Vijon…

***

Ilir Meta është zgjedhur sot si kreu i shtetit shqiptar duke u bërë kështu Presidenti i VII i Republikës së Shqipërisë pas ardhjes së pluralizmit.

Në seancën e sotme ku morën pjesë 89 deputetë, Ilir Meta u votua me 87 vota PRO dhe 2 KUNDËR.

Kandidatura e tij u votua në raundin e 4-t të garës për President të Republikës së Shqipërisë.

Kush është Ilir Meta?

Ilir Meta ka lindur ne Skrapar më 24 mars 1969 dhe ka studiuar për Ekonomi Politike pranë Fakultetit të Universitetit të Tiranës ku ka ndjekur studimet universitare dhe pas-universitare.

Ilir Meta ka shërbyer në pozicionin e Kryeministrit të Shqipërisë, disa poste ministrore dhe ka qenë drejtues dhe pjesëmarrës aktiv në disa komisione parlamentare.

Ilir Meta e filloi përfshirjen e tij politikë në 1990 si pjesëmarrës aktiv i lëvizjes studentore që solli rënien e regjimit komunist dhe vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri.

Ilir Meta është një ndër themeluesit e Forumit të Rinisë Eurosocialiste (FRESH) në Partinë Socialiste të Shqipërisë, duke dhënë kontributin e tij për anëtarësimin e Forumit në Internacionalen e Rinisë Socialiste. Gjate viteve të anëtarësisë së tij në FRESH, Ilir Meta ka mbajtur poste të larta drejtuese si, Nënkryetar (1992-1995) dhe Kryetar (1995-2001).

1993 – 2003 Anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.

1993 – 1996 Nënkryetar i Partisë Socialiste të Tiranës dhe Sekretar Ndërkombëtar. Gjatë kësaj periudhe, u vendosen marrëdhëniet me shumë parti socialiste dhe socialdemokrate të Europës, si dhe me Partine Socialiste Europiane dhe Internacionalen Socialiste.

1997 – 1998 Kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës.

2004 – 2005 Themelon Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe zgjidhet një vit më vonë në Krye të saj sipas parimit “Një anëtar, një votë”. LSI fitoi 5 mandate pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2005.

2012  Rizigjidhet si Kryetar i LSI gjatë konventës Kombëtare Zgjedhore sipas parimit ‘Një Anëtar, Një Votë’.

Pozicionet Shtetërore

1996 – 1997  Zv. Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Kuvendit.

1998  Sekretar Shteti për Integrimin Evropian pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.

1998 – 1999  Zv. Kryeministër dhe Ministër i Koordinimit.

Nëntor 1999 Zgjidhet  Kryeministër i Shqipërisë dhe pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në qershor 2001, fiton një mandat të dytë deri në shkurt 2002. Gjatë kësaj periudhe, Shqipëria ndërmori një seri reformash të rëndësishme, duke u bërë pjesë e Procesit të Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian.

2004 – 2006 Anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin, i cili përgatiti disa rekomandime të rëndësishme për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Komisioni drejtohej nga ish Kryeministri italian Giuliano Amato.

2009 – 2011 Zv. Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme, dhe më pas Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

Në mars 2012, Ilir Meta u nderua me titullin “Personaliteti më Pozitiv në Politikën e Jashtme për 2010”, akorduar prej Institutit Ndërkombëtar për Studimet mbi Lindjen e Mesme dhe Ballkanin IFIMES. Çmimi iu dorëzua z. Meta nga ish Presidenti i Kroacisë Stjepan Mesic gjatë një ceremonie në Lubljanë, Slloveni.

Ilir Meta ka dhënë leksione në Fakultetin Ekonomik të UT dhe gjithashtu në disa universitete ndërkombëtare si Universiteti i Harvardit, Shkolla Ekonomike e Londrës (LSE), Akademia Evropiane në Berlin.

Ilir Meta është i martuar me Znj. Monika Kryemadhi, Deputete dhe Anëtare e Komisionit të Integrimit Evropian në Kuvend. Kanë dy vajza dhe një djalë, Borën, Erën dhe Besarin.

Zotëron gjuhën angleze dhe atë italiane. ​

Next Post
FOTOT/ Të jetosh në pemë…

FOTOT/ Të jetosh në pemë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga masat e jashtëzakonshme të sigurisë në Vlorë, Ivanka Trump ndërron makinën në çdo ndalesë

Detaje nga masat e jashtëzakonshme të sigurisë në Vlorë, Ivanka Trump ndërron makinën në çdo ndalesë

January 21, 2026
“PD, forcë që simbolizon njerëzit guximtarë”, mesazhi i Tabakut nga foltorja: Do çojmë deri në fund rrugëtimin e nisur

“PD, forcë që simbolizon njerëzit guximtarë”, mesazhi i Tabakut nga foltorja: Do çojmë deri në fund rrugëtimin e nisur

January 21, 2026
Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

January 21, 2026
Sekretari i NATO-s i del në krah Trump-it: Ka të drejtë! Duhet ta mbrojmë Arktikun nga Kina dhe Rusia!

Sekretari i NATO-s i del në krah Trump-it: Ka të drejtë! Duhet ta mbrojmë Arktikun nga Kina dhe Rusia!

January 21, 2026
Demokratët e degës nr.2 në Tiranë kritikojnë Berishën: Duhet të vlerësojmë figurat që marrin vota!

Demokratët e degës nr.2 në Tiranë kritikojnë Berishën: Duhet të vlerësojmë figurat që marrin vota!

January 21, 2026
Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën, aksidentohet i riu në Lezhë

Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën, aksidentohet i riu në Lezhë

January 21, 2026
Pezullohet dhënia e tapive të tokave në zonat me përparësi për investime strategjike

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

January 21, 2026
Shpërthen tubi kryesor i ujësjellësit në Vlorë, ‘përmbytet’ bulevardi “Ismail Qemali”

Shpërthen tubi kryesor i ujësjellësit në Vlorë, ‘përmbytet’ bulevardi “Ismail Qemali”

January 21, 2026
Harta e re e investimeve strategjike, nga majat e Korabit te Kurveleshi, qeveria shpall zonat prioritare

Harta e re e investimeve strategjike, nga majat e Korabit te Kurveleshi, qeveria shpall zonat prioritare

January 21, 2026
Diskriminimi i shqiptarëve në Preshevë, Kongresi i SHBA: Departamenti i Shtetit të hetojë në Serbi!

Diskriminimi i shqiptarëve në Preshevë, Kongresi i SHBA: Departamenti i Shtetit të hetojë në Serbi!

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In