Policia gjermane ka arrestuar katër persona, një prej të cilëve dyshohet se kishte planifikuar sulme me thikë në gjysmë maratonën e Berlinit të ditës së dielës.
Gazeta “Die Welt” shkruan se katër të dyshuarit ishin të lidhur me Anis Amri, një tunizian me lidhje militante islamike që vrau 12 vetë në një sulm në Berlin në dhjetor 2016, kur rrëmbeu përpara me kamion qindra qytetarë në një qendër, duke shkaktuar shumë.
Në raportin e policisë thuhet se “Die Welt” i dyshuari kishte planifikuar të qëllonte për vdekje spektatorë dhe vrapues në gjysmë maratonën.
Atij iu gjetën dy thika të cilat ishin veçanërisht të mprehura për këtë qëllim, thuhet në raport. (Panorama)