• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 9, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lajmet e rreme nuk janë media

Java News by Java News
02/09/2020 19:24
Lajmet e rreme nuk janë media
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

-Intervistë e gazetarit Preç Zogaj-

-Sikur të hidhnit një vështrim retrospektiv në këto tridhjetë vjet të tranzicionit postkomunist, cilat do të renditnit si arritjet më të mëdha të medias shqiptare?

Kemi një media pluraliste të shumëllojshme,  të shkruar,  audiovizive dhe online, me një numër  të madh testatosh  në raport me tregun dhe popullsinë,  të  standarteve bashkohore  mjaft prej tyre sa i takon teknologjisë; një media  që mbulon dhe pasqyron, do thosha cep me cep, spektrin e pikëpamjeve, ndjeshmërive, interesave, orientimeve dhe shijeve të  qytetarëve si konsumatorë  të produktit të  saj. Kjo  është sipas  meje arritja më e madhe e medias shqiptare këto tridhjetë vjet. Ajo është përpjekur të mbajë hapin me zhvillimet dinamike në rrafsh  europian e botëror  që ka njohur  e vijon të njohë pushteti i katërt.

Një arritje tjetër  është  pështatja  në legjislacionin tonë për median e  legjislacionit me të mirë europian,  gjë që pavarësisht problemeve  në zbatim dhe në vetë mënyrën si funksionojmë mediat në Shqipëri,   ka sjellë progres në lirinë e saj.

Gjithë këto  vite kemi parë në përgjithësi një konsolidim  të statusit  të gazetarit, në kuptimin e vendit  që ai ka në shoqëri, duke qenë gjithnjë e më  shumë i pranuar dhe i respektuar në punën e  tij dhe gjithnjë e pak vulnerabël, i  atakueshëm  fizikisht apo me çeshtje penale. Kjo që po them këtu  spikat falë kontrastit  me traditën. Në thelb është edhe arritje, edhe  një sfidë për tu fituar deri në fund.

-Po  dështimet më të qenësishme të saj?

Dështimet  quhen ato  kur nuk ia del me synimet. Nga kjo pikëpamje secila  media ka e duhet të ketë  të vetat. Unë flas për  dukuri  të reja  në jetën e medias, për ndryshime dhe shmangie nga disa strandarte që njëherë e nje kohë, kur kam qenë gazetar aktiv, i konsideronim të shenjta, të tilla si prodhimi i lajmit dhe reportazhit  drejt e nga burimi, drejt e nga ngjarja, verifikimi  në dy burime i fakteve, prirja apo edhe zakoni për ta bërë e patur redaksinë një seli profesionale  e të përgjegjshme të pushtetit mediatik, të kritikës dhe denoncimit në mosshpërdorim të këtij pushteti, të realizmit, etikës , etj. Nuk  them së këto nuk i gjejmë në median e sotme. Por shoh shpeshherë se media punon më shumë  brënda  katër mureve,  ajo rëndom nuk është burimi i parë i lajmit, por marrëse deklaratash e skupesh,  gjë që e bën të varur në një formë tjetër nga furnizuesit e saj,  nga  politika  dhe politikanët, institucionet, bota e showbizit etj. E gjithë kjo  gërryen pavarësinë e saj dhe priret  ta shndërroje në një platform me emër  tjetër që pak ka të bëjë me  konceptin klasik të medias.

-Si mendoni se është perceptimi i publikut për median në përgjithësi dhe figurën e gazetarit në veçanti? Cilët gjykoni si elementët e duhur që mund të përmirësojnë këtë imazh? Si e gjykoni besueshmërinë e medias sonë sot?  

Përceptimi  bazë mendoj se  është ky që mediat kanë anësi të qartë politike dhe dihet që në krye në cilin mulli e çojnë ujin. Edhe pse në përmbushje të këtij misioni ato përpiqen të veshin  kostumin e profesionit dhe madje kanë edhe momente pavarësie. Por në  thelb njerësit e dinë se “ kush” e ka, çfarë do të lexojnë e çfarë do të shohin kur marrin iks gazetë, hapin iks stacion apo  klikojnë iks portal.  Kjo është  një dukuri e përbotshme që në Shqipëri shfaqet më  vrazhdë edhe për  faktin se tregu vendas e bën me vështirësi median. Ndaj, pronarët e  saj, për të qëndruar në skenë, kërkojnë mjete dhe rrugë që i çojnë në ortakëri  me qeverinë dhe grupet politike. Këtu jemi tek rrethi vizioz i medias së kapur nga politika dhe politikës së kapur nga media. Një media  në  shërbim të  drejpërdrejtë  të  një grupi  të ngushtë politik apo  biznesi  ka fatin të zvogëlohet dhe të zhduket. Kjo shihet qartë edhe në Shqipëri. Mua më duhet se publiku i medias  informative vjen duke u vogëluar. Përceptimi për figurën  e gazetarit  mendoj se lëviz midis konsiderimit të tij  shërbëtor i publikut dhe  konsiderimit shërbëtor , klient  apo edhe pjesë e  piramidave politike ekonomike, në dispozicion të të cilave vendos profesionin  e tij që do të tjetërsohet e zhduket. Gazetarët profesionistë, që nuk mungojnë në Shqipëri, nuk e kanë të lehtë.

Si e gjykoni ecurinë e lirisë së shprehjes dhe të medias gjatë këtyre tridhjetë vjetëve tranzicion dhe në ç’nivele gjendet aktualisht? A mendoni se gazetarët, redaktorët dhe kryeredaktorët i marrin vendimet në punën e tyre të përditshme mbi bazën e ndërgjegjes profesionale?

-Ta shohësh nga largësia e tridhjetë vjetëve apo në kohështrirjen tridhjetvjeçare që nga dita e startit, që është edhe dita e ndarjes me shtypin e kontrolluar  të regjimit komunist, nuk mund të mos dallosh progres. Por koncepti i lirisë së medias është  kompleks. Tabloja e medias sonë në këtë pikë ngjan të jetë mjaft origjinale. Nëse  bëjmë shumaren e testatove, del se liria  e shprehjes  është një realitet. Kushdo e  gjen tribunën ku mund ta  shkruaje e thotë atë që mendon. Nga ana tjetër, nëse  marrin çdo media veç e veç, në njëjësin e secilës,  gazetarët më duket se i pështaten apo janë të detyryar t’i përshtaten  vijës.  Pra në thelb liria e tyre është  e kushtëzuar. Pyetja së cilës unë e kam të vështirë t’i jap përgjigje në këtë rast është: sa realisht është e lirë një hapësirë mediatike ku gazetarët  janë të kushtëzuar në median  singolare ku punojnë?

Në lidhje me vendimet, ndërgjegja profesionale nuk mund të përjashtohet, por  linja editoriale rëndom është  më përcaktuese.

-Sot po përjetojmë nga njëra anë një krizë të medias, por njëherësh edhe një revolucion të saj. Në ç’raport mendoni se janë mediat tradicionale dhe mediat e reja në vendin tonë, dhe cili është ndikimi i këtyre të fundit?

Për ta nisur nga fundi, mediat sociale që janë edhe “ media e shkruar”, edhe “media audiovizive”, u  kanë diktuar një dinamikë të re mediave tradicionale.Kjo është  beteja  e radhës mes   tyre. Në gjithë botën media e shkruar po përshtatet dhe po përforcon ledhet kundër sulmeve dhe gërryerjeve nga media online.  Radiot dhe televizionet gjithashtu. Media e shkruar dhe audiovizive është industri. Numerikisht gazetat dhe radiotelevizionet nuk mund te jenë shumë.  Ndërkohë që portalet dhe rrjetet janë mizëri. Si përfundim, mendoj se do të jetojnë  edhe në të ardhmen  në një “  bashkejetëse në luftë”, ku secili lloj do të konsolidojë profilin  dhe klientelën e vet.

 –Gazetaria duket se po kalon në një periudhe krize kudo në botë. Media e pavarur has vështirësi të mbijetojë në një treg ku mbizotëron sensacionalizmi, klientelizmi politik, dhe lajmet e rreme. Si e shihni të ardhmen për gazetarinë e pavarur në vitet në vijim? Jeni optimist apo pesimist?

Pajtohen me konstatimin tuaj. Kjo  shkon në ilustrim të asaj që shënuam me sipër se mjerisht, media profesioniste po konkurrohet e silurohet nga  media e porositur, apo media–porosi që është instrument i gënjeshtrës për qëllime politike.  Ndoshta jam i gabuar por mua e gjithë kjo më duket si një  virus që nuk mund të mos kalojë, nuk mund të mos çaktivizohet. Lajmet e rreme nuk janë media. Media nuk mund të zhduket. Njerëzimi ka e do të vijojë të  ketë nevojë  për të vertetën, të informohet saktë, të  mësojë, të  ushqehet me  produktin e mendjeve analitike, të argëtohet, të kënaqet me bukurinë e gjuhes dhe imazheve. Të imagjinojmë zhdukjen e medias do të thotë të imagjinojmë  zhdukjen e artit dhe shkencës  gjithashtu. E pamundur. Jam optimist se gazetaria  e pavarur jo vetëm nuk do të vdesë, por do të kthehet me thirrjen e njerëzve të lirë, të neveriturga “epoka e lajmeve të rreme”,  apo e “post së vërtetes”.

Si mendoni se ka evoluar marrëdhënia ndërmjet medias dhe politikës ndër vite? Si e shihni zhvillimin e këtij raporti në të ardhmen?

Pamja  e diadës që përfytyronim  dikur, media në një anë, politika në anën  tjeter, secila në funksionin e vet, që   japin e  marrin, ndihmojnë dhe përmirësojnë njëra tjetrën, por nuk bjerrin nga indentiteti i tyre, kjo pamje më del sot e  tjetërsuar  në dëm të medias dhe në favor të politikës. Është një  histori që  nuk mund të tregohet me dy fjalë. Mendoj se dominimi politik ndaj medias e gjen  shpjegimin në dukurinë e politikës mbi gjithçka, deri edhe mbi ligjin, që ka karakterizuar tranzicionin tonë. Ky raport ka denatyruar, dëmtuar e madje  shkatërruar shumë   shtylla të demokracisë që do të duhet të rivendosen me  vendosjen  e sundimit të ligjit.

Gazetaria profesioniste kudo në botë është në gjendje të vështirë edhe për një arsye madhore: ka ndryshuar modeli tradicional i biznesit, me hyrjen në lojë të internetit, medias online dhe rrjeteve sociale. Po në Shqipëri si e shihni këtë problem, dhe a shihni një model biznesi që është në gjendje të mbështesë një gazetari të pavarur, në interes të publikut?

Deri  sot, për  arsye që i cekëm në përgjigjet e pyetjeve të tjera, ne kemi zhvilluar  kryesisht modelin e mediave- instrumente për influencë  politike dhe përfitime ekonomike në  duart e një njeriu apo një kompanie.  Sekush zbret në këtë mejdan,  që per eufemizëm mund ta quajnë edhe treg,  me “ armen “ e tij. Kriza e shtypit të shkruar ka vite që bërtet për krijimin e grupeve mediatike, konsorciumeve, orkatërive të  gjëra ku mbështetja dhe humbja eventuale financiare shpëndahet. Unë e kam tentuar njeherë ketë model këtu e  njezet vjet përpara.  Ka qenë e parakohshme ateherë, por koha po vjen. Koha e tregut të lirë thërret median e grupeve  mediatike me shumë ortakë.

–Si do ta shihnit qasjen e medias ndaj problematikës së korrupsionit në vend dhe a gjykoni se gazetaria investigative mund të bëjë më shumë në këtë drejtim?

Shembulli i rrjetit të gazetarëve investigative BIRN  ilustron më së miri vlerën e jashtëzakonshme të kësaj gazetarie. Nuk  jam për kultin e investigimit,  gazetaria është shumë me shumë se investigim, por në kontektin  e përmasave që ka korrupsioni në Shqipëri,  gazetaria investiguese  dhe analitike është ajo që mban nderin dhe lavdinë e këtij profesioni. Ka përpjekje edhe në media të tjera, nga  gazetarë  të pavarur kurajozë dhe profesionistë. Në revistën “Monitor” përshembull,  gjen  shkrime shumë interesante për tema ekonomike që fqinjërojnë me investigimin. Ka  gazetarë, ka edhe projekte, por investigimi kërkon kohë, rrjedhimisht  mbeshtetje  financiare  më domethënëse. Një media e pavarur me dhjetë apo njëzet orakë, që “nuk i njihet” pronari për këtë  shkak do të kishte lirinë dhe  mundësitë për të mbështetur projekte të gazetarisë investigative.

Next Post
Paralajmërimi i Shehit: Pas 5-6 muajsh do bëhet si në ’97-ën. Qeveria të pompojë para në ekonomi, ose…

Dash Shehi ironizon partinë e Murrizit dhe Hajdarit: Janë afër pushtetit, i shërbejnë Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

“Kosova është krijesë e amerikanëve, siç është edhe Izraeli”

“Kosova është krijesë e amerikanëve, siç është edhe Izraeli”

June 9, 2023
Trump del të martën para gjykatës: 7 akuza për dokumentet sekrete që iu gjetën në shtëpi

Trump del të martën para gjykatës: 7 akuza për dokumentet sekrete që iu gjetën në shtëpi

June 9, 2023
Kosova/Ministri Pacolli i tronditur me goditjen ndaj serbëve në Istog

Pacolli: Albin Kurti e ka refuzuar Ramën me arrogancë siç bën me ndërkombëtarët

June 9, 2023
“Kemi debatuar rreth 9 orë”, Bardhi flet për mbledhjen e Kryesisë: Ja kush e nisi tensionin

“Kemi debatuar rreth 9 orë”, Bardhi flet për mbledhjen e Kryesisë: Ja kush e nisi tensionin

June 8, 2023
“Mision i skaduar”/ Pacolli: Kosova të ngrijë çdo komunikim me UNMIK

Pacolli: Rama s’bën veprime për të dëmtuar Kosovën, kam punuar me të dhe e njoh

June 8, 2023
“Ai është një killer, nëse do e kisha përballë…”, flet nëna e shqiptares që u gjet e murosur

“Ai është një killer, nëse do e kisha përballë…”, flet nëna e shqiptares që u gjet e murosur

June 8, 2023
Aeroporti më i madh në botë, projekti i “çmendur” i Dubait që do kushtojë 33 miliardë dollarë

Aeroporti më i madh në botë, projekti i “çmendur” i Dubait që do kushtojë 33 miliardë dollarë

June 9, 2023
Kombëtarja e minifutbollit eliminohet nga Botërori mes protestave dhe mbështetjes nga tifozët

Kombëtarja e minifutbollit eliminohet nga Botërori mes protestave dhe mbështetjes nga tifozët

June 9, 2023
Nis keq aventura turke për Interin, mbrojtësi bie nga shkallët e autobusit

Nis keq aventura turke për Interin, mbrojtësi bie nga shkallët e autobusit

June 9, 2023
Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

Leja problematike e Dakos, Minxhozi: Viti 2011 prodhoi edhe 4 të vrarë në karrierën e dy ‘reformatorëve’ të së djathtës

June 8, 2023
“Avioni u rrëzua në Varshavë”, Pacolli rrëfen si i shpëtoi vdekjes në vitin 1979

“Avioni u rrëzua në Varshavë”, Pacolli rrëfen si i shpëtoi vdekjes në vitin 1979

June 8, 2023
Rreth paralajmërimit të presidentit Vuçiç për zgjidhjen përfundimtare

Propozimi i Ramës për Kosovën / Surroi: Problemi nuk është mungesa e draft-statuteve

June 8, 2023
Arrestimi i Vangjush Dakos, vjen reagimi nga ambasadori britanik: Askush të mos jetë mbi shtetin e së drejtës

Arrestimi i Vangjush Dakos, vjen reagimi nga ambasadori britanik: Askush të mos jetë mbi shtetin e së drejtës

June 8, 2023
Enver Hoxhaj pro draftit të Ramës për Asociacionin: Kërkon të zgjidhë krizën në Kosovë

Enver Hoxhaj pro draftit të Ramës për Asociacionin: Kërkon të zgjidhë krizën në Kosovë

June 8, 2023
E dinit? Këto janë 9 ushtritë më të fuqishme të botës, vendin e parë e zë…

E dinit? Këto janë 9 ushtritë më të fuqishme të botës, vendin e parë e zë…

June 8, 2023
Ambasadori britanik paralajmëron ‘non grata’ të reja: Në javët e ardhshme një…

Ambasadori britanik paralajmëron ‘non grata’ të reja: Në javët e ardhshme një…

June 8, 2023
‘Synohet nxitja e urrejtjes politike’, Petro Koçi: Lëvizja e opozitës, paralel me lëvizjen politike të serbëve të Kosovës

“Jakobinët” tanë, që mbyllin sytë për aferat e Berishës dhe Metës

June 8, 2023
Arrestimi i Dakos/ Hoxha zbulon bisedën me djalin e supervizorit të pallatit: Ja kush e donte në burg

Arrestimi i Dakos/ Hoxha zbulon bisedën me djalin e supervizorit të pallatit: Ja kush e donte në burg

June 8, 2023
Berisha bën “prapa-kthehu”: Dërgimi i blindave në veri nga Kurti, nuk ishte mënyra e duhur

Berisha bën “prapa-kthehu”: Dërgimi i blindave në veri nga Kurti, nuk ishte mënyra e duhur

June 8, 2023
Ambasadori britanik jep mesazhin në gjuhën shqipe: Është privilegj për mua të jem në Shqipëri, shpresoj që…

“Marrëveshja Rama-Sunak ka dhënë rezultate”, ambasadori britanik: Nga janari, 90% më pak shqiptarë se vitin e shkuar

June 8, 2023
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com