Një boksier britanik është gjetur i vdekur në ishullin e Korfuzit në Greqi këtë të shtunë.
Bëhet fjalë për William Hughes, i cili kishte shkuar për pushime në Greqi me miqtë e tij.
Boksieri i ri 20-vjeçar trajnohej nga kampioni i botës Enzo Maccarinelli, i cili është shprehur se i ndjeri kishte të ardhme të madhe.
Ka ende pak informacione lidhur me shkaqet e vdekjes të të riut. Policia britanike dhe ajo greke po bashkëpunojnë për zbardhjen e ngjarjes./a.m.