• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Itali, rritet shuma e çekut social në 2019

by Java News
28/01/2019 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një lajm i mirë vjen për të gjithë shqiptarët emigrantë në Itali, të cilët përfitojnë pagesa sociale. Duke nisur nga 1 janari 2019, Instituti Nacional për Sigurimin Social ka vendosur që shuma mujore të rritet, duke arritur 5.954 euro në vit (nga 5.889 euro që ishte në vitin 2018). Por, një tjetër ndryshim prek moshën e përfituesve të këtij çeku, për të cilën INPS ka vendosur ta rrisë në një vit, pra nga 1 janari 2019, mund ta kërkojnë vetëm ata që kanë mbushur 67 vjeç.

Çeku social, i cili përcakton kufirin minimal të të ardhurave për disa praktika që kanë të bëjnë me imigrantët, për vitin 2019 është përkatësisht 6 euro më shumë çdo muaj dhe përfitohet i ndarë në 13 këste, siç shpjegohet nga INPS në faqen e internetit.

Çeku u takon shtetasve më të varfër italianë, komunitarë dhe atyre jokomunitarë me kartë qëndrimi, që jetojnë në Itali prej të paktën dhjetë vjetëve. Për të përfituar çekun, është e nevojshme që i moshuari që e kërkon- nëse nuk është i martuar- të mos ketë asnjë formë fitimi apo të ketë të ardhura vjetore më të ulëta se vetë çeku (ose dyfishi, përkatësisht 11.908 euro, për personat e martuar).

Edhe këtë vit, kanë të drejtën e çekut social të plotë të gjithë të moshuarit e pamartuar që nuk kanë asnjë të ardhur dhe të martuarit që kanë të ardhura familjare më të ulëta se çeku social. Gjithashtu njoftohet se, kanë të drejtën e çekut në masë të reduktuar të gjithë të pamartuarit me të ardhura nën shumën e çekut dhe të martuarit me të ardhura familjare nga shuma e një çeku deri në dyfishin e tij, shkruan ‘monitor’,

Për shembull: Nëse një i moshuar i pamartuar që jeton në Itali, ka një pension në Shqipëri prej 1.000 € në vit, do të marrë si çek social vetëm 4.954,00 në vit, ose 13 këste nga 381,08 €. Por një i moshuar mbi 67 vjeç që jeton me bashkëshorten që arrin të fitojë 8.000 euro në vit do të marrë si çek social vetëm 3.908,00 në vit (11.908,00-8.000,00), ose 13 këste nga 300,62 €. Nëse bashkëshortja fiton deri në 5.954,00 euro në vit, i moshuari fiton çekun social të plotë.

a.cupaj

Next Post
INSTAT: 60-70% e të rriturve shqiptarë kanë kaluar një përvojë depresioni

INSTAT: 60-70% e të rriturve shqiptarë kanë kaluar një përvojë depresioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

March 18, 2026
Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

March 18, 2026
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

Kandidimi i Kokalarit, Alimehmeti: Nuk është befasi, por një komision do t’i filtrojë figurat

March 18, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli: “Neni Basha” nuk vlen për Berishën, dy partitë e mëdha vuajnë nga një simetri dëshpëruese

March 18, 2026
Irani hakmerret për vrasjen e Larijanit, sulmon Tel Avivin me koka bërthamore thërrmuese

Irani hakmerret për vrasjen e Larijanit, sulmon Tel Avivin me koka bërthamore thërrmuese

March 18, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

March 18, 2026
Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In