Luka Modric e ka humbur duelin ndaj Spanjës.
Mesfushori kryesor i Kroacisë u lëndua në barazimin me Republikën Çeke.
“Situata nuk është e mirë. Ai nuk duhet të luajë ndaj Spanjës”, ka deklaruar mjeku i Kombëtares kroate.
Një goditje tjetër kjo për Kroacinë, që është në pritje edhe të dënimit nga UEFA, pas incidenteve nga huliganët kroatë, referon Zëri. (b.an)