• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

LAJM I FUNDIT/ Eksploziv banesës së vëllait të Enver Stafukës, i zhdukur prej 2015-ës

by Java News
21/01/2022 22:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sasi eksplozivi është vendosur në derën e banesës së Naim Stafukës, vëllai i Enver Stafukës, i cili është marrë peng që në vitin 2015 dhe vijon të jetë i zhdukur.

Raportohet se lënda plasëse është vendosur në derën e shkallëve të objektit trekatësh, ku ka disa biznese dhe në katin e tretë banon Naim Stafuka me familjen.

Kujtojmë që Enver Stafuka është akuzuar se vodhi makinën ku udhëtuan vrasësit e komisar Dritan Lamaj.

“Rreth orës 22:05, në Fushë Krujë, në derën e dyqanit të shtetasit N.S, është vendosur një sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi ka vetëm dëmtim të derës së dyqanit.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon punën për verifikimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e autorëve”

Kujtojmë se  Enver Stafuka është rrëmbyer në shkurt 2015. Ai dyshohet se ka qenë personi që vodhi makinën ku udhëtuan vrasësit e komisar Dritan Lamaj.  Në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë të një lokali në qendër të qytetit të Fushë-Krujës 48­-vjeçari i atëhershëm Stafuka merret me forcë nga tre persona të veshur si policë dhe të maskuar. Kanë mjaftuar vetëm 50 sekonda që grabitësit të neutralizojnë 48-vjeçarin teksa aty afër ka ardhur në automjet tip “Golf” në bagazhin e të cilit është futur Stafuka. Makina më pas është nisur në drejtim të autostradës, ndërsa kanë qenë të afërmit ata që kanë njoftuar forcat e policisë për këtë ngjarje.

Enver Stafuka është dënuar 4 herë për vepra të ndryshme penale, por ngjarja më e rëndë ku u përfshi emri i tij është ajo e vrasjes së Dritan Lamajt.

Next Post
VIDEO/ “Homologu” i Berishës në Bosnjë refuzon foton me zyrtaren amerikane!

VIDEO/ “Homologu” i Berishës në Bosnjë refuzon foton me zyrtaren amerikane!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In