• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lagjia e re te “5 Maji”/ Mazniku- banorëve: Do merrni metrat e ndërtimit që keni pasur dhe plus për tokën

by
03/11/2021 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku siguron se të gjithë banorët të cilët preken nga zhvillimi i lagjes së re tek “5 Maji” do të marrin metrat e ndërtimit që kanë pasur dhe plus për tokën.
Duke folur për Klan News, Mazniku theksoi se në bazë të vendimit të qeverisë përfitues janë dhe ata posedues objektesh të cilët janë ende në proces legalizimi.
“Për sa i përket njerëzve që banonin në zonë, janë kryesisht dy kategori: Banorë të cilët kanë qenë pronarë të objekteve dhe të truallit dhe kemi prej këtyre në fakt 84 familje të tilla. Këta janë duke u shpronësuar me mekanizmin që quhet “Shpronësim me shkëmbim”. Ata do të marrin të gjithë metrat që kanë sot dhe gjithashtu një sasi metrash të caktuara për tokën dhe truallin e tyre. Gjithashtu kategoria e dytë, 51 familje, kanë aplikuar për legalizim, por për arsye të caktuara si lumi, vendi ku ndodhen, apo arsye të tjera nuk janë legalizuar dot, e për këto familje Këshilli i Ministrave ka vendosur sërish që dhe ky grup të trajtohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Këto familje do të marrin sërish metër për metër sipërfaqen që ata kanë sot. Pra, secila prej kategorive që gjenden aty do të jenë përfituese”, tha Mazniku teksa solli si shembull rastin e një prej qytetareve që ka dalë në protestë e cila do të përfitojë po aq metra katrorë sa ka por tashmë edhe me dokumente të rregullta.
“Liz Marku ka 356.6 metra katror ndërtim, të ndërtuar në kundërshtim me ligjin, të pa legalizuar, por vendimi i Këshilli të Ministrave ka vendosur ta shpallë atë fituese për 356.4 metra katror. Pra ekzaktësisht sipërfaqen që ajo ka do ta marrë sërish në ndërtesat e reja. Jo vetëm do të marrë sipërfaqen e re, por nëse këtë e ka të pahipotekuar apo një objekt të paligjshëm të ndërtuar me standarde të këqija, pa një kontroll teknik, do të marrë të njëjtën sipërfaqe, por me hipotekë, të trashëgueshme, të shkëmbyeshme në treg, pra një pronë të mirëfilltë me vlerë shumë herë më të madhe se ajo që ka”, tha Mazniku.
Ai sqaroi se banesat e reja që do marrin këta banorë do të jenë në po atë zonë.
“Kemi filluar ndërtimin në ato zona që ishin toka publike, toka të bashkisë. Ndërtimet në fakt u vonuan pikërisht prej këtij procesi se do të kishim filluar që përpara një viti. Po të kishim filluar afërsisht para 7 muajsh më përpara do të kishim avancuar shumë e më shumë me ndërtimin por, me çlirimin e territorit do ndërtohen në atë zone. Aty ka një seri objektesh dhe brenda këtij viti në fakt një pjesë e vogël familjesh të dëmtuara nga tërmeti do të kenë mundësi të futen në shtëpitë e reja dhe një pjesë e tyre në muajt në vijim”, deklaroi Mazniku. Nënkryetari Mazniku thotë se gjatë gjatë periudhës së ndërtimit të lagjes së re, banorët do të trajtohen me bonus qiraje nga Bashkia.
/b.h
Next Post
Alibeaj i përgjigjet Gogut: Unë jam i mbledhur, nuk kam fuqi të mbinatyrshme që…

Gabimi në shkresën e Komisionit Hetimor, Alibeaj del si kryetar Kuvendi! Demokrati: Jua siguroj se nuk e kam si ambicie! Kollçaku: Unë jua uroj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

November 3, 2026
SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 3, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

November 3, 2026
Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

November 3, 2026
Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

November 3, 2026
“Në Texas beteja më e fortë”, Kola Jushi: Demokratët mund ta fitojnë pas 30 vitesh

“Në Texas beteja më e fortë”, Kola Jushi: Demokratët mund ta fitojnë pas 30 vitesh

November 3, 2026
A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

CNN: Trump pranon privatisht se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë skenari më i keq për Partinë Republikane!

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In