• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LaCivita dhe fabula e lodhshme e ‘non grata’-s

by Ylli Pata
19/02/2025 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Sali Berisha ka pajtuar Crhis LaChivita-n si drejtues fushate elektorale, ndërkohë që prej disa vitesh Aleksandër Vuçiq ka pajtuar Richard Genellin si lobist në Uashington.

Grenell, është një lobist i qartë i Beogradit në Uashington. Për vite me radhë, Grenell ka tentuar ta zbusë imazhin e Serbisë në qarqet politike të SHBA.

Duhet thënë se Grenell, i kërkuar nga Sali Berisha ka folur edhe për rastin Non Grata, duke qenë i vetmi vip amerikan që ka dhënë një qëndrim. Por kur ishte pa poste. Sot, as Grenell, as një zyrtar i administratës Trup që e njohim Ballkanin nuk kanë folur.

LaCivita është i vetmi emër që ka hyrë në Shqipëri nga rrethi elektoral i Trump në logjikën e pajtuesve të fushatave.

LaCivita e ngriti podin në deklaratat publike gjë që ishte e pritshme, por nga PD nuk u bë PR për aftësinë e një konsulenti republikan, përkundrazi u shit si një zyrtar i administratës Trump që mund të heqe non grata-n.

Madje zyrtarë të PD-së thanë që non grata ka rënë. Po si mund të bie, ndërkohë që kemi të bëjm me një proces legjislativ e administrativ?

Shkrimi i New York Times sot, ka nxjerrë larkuriq Sali Berishën, i cili ka marrë një konsulent të njohur në qarqet republikane, por siç e thotë ai vetë ai nuk është lobist.

Jo se ka në gjë të madhe për të qenë lobist. Pasi i tillë është apo ka qenë edhe Richard Grenelli, për Vuçiqin si dhe për Berishën. Madje lobisti më i rëndësishëm për doktorin është Grenell jo Lacivita.

Por situata në terren është krejt ndryshe. Që Berishës t’i hiqet Non Grata, dikush duhet ta propozojë. Ose një qeveri shqiptaret ose një autoritet i rëndësishëm politik apo ndërkombëtar.

Kush mund ta propozojë heqjen e Non Grata-s së Sali Berishës? Nëse doktori fiton zgjedhjet dhe bëhet kryeministër edhe mund të ndodhë, por ky është postfactum. Pra duhet që Berisha të fitojë zgjedhjet që ta bëjë kërkesën formale e më pas kjo të ndodhë.

Sot nuk ka një forcë apo logjikë politike që mund të lëvizë një rrëzim të një dekreti të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Sepse kemi të bëjmë me një vendim institucional, i cili nuk mund të bjerë nëse nuk ka një kunërvendim që ta rrëzojë. Siç ka ndodhur me dekretet apo urdhërat ekzekutiv të Trump që në 90% të tyre janë rrëzuar nga gjykatat.

LaChivita është një konsulent elektoral i suksesshëm për të djathtët në SHBA, por në Shqipëri duhet të vërtetohet.

Në logjikën e rafinuar lëvizjet e tij kanë qenë mjaft të menduara, qoftë edhe fjalët për non grata-n, por vjen një ditë si sot kur e gjithë puna e tij ka shkuar për lesh, kur thotë se lobimi nuk është puna ime.

Me një fjalë zoti La Chivita nuk ka lidhje me Non grata-n. Sepse ajo është punë e Presidentit Trump. Do e heqë? Duhet parë, por deri tani nuk ka asnjë sinjal.

Next Post
Veliaj kërkon lirimin nga qelia, avokati ankimon në Apel masën e arrestit me burg

"Veliaj të bëjë kallëzim ndaj Dados", avokati: Prokurori u favorizua nga ligji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Filtri konventor” në provën e shifrave, Ilir Beqaj: Pyetjet për Gjykatën e Lartë mbi paraburgimin

“Filtri konventor” në provën e shifrave, Ilir Beqaj: Pyetjet për Gjykatën e Lartë mbi paraburgimin

February 17, 2026
Vetëplagosja e 18-vjeçares në hotel, lirohet nga qelia Vladimir Gjuta, arrest në burg për të dashurin e vajzës

Vetëplagosja e 18-vjeçares në hotel, lirohet nga qelia Vladimir Gjuta, arrest në burg për të dashurin e vajzës

February 17, 2026
Edhe një herë për ‘tradhtarin’ e partisë Dash Sula

Pse Edi Rama po ndryshon Kodin e Procedurës për Imunitetin?

February 17, 2026
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Nëse votohet sot: Molotovët berishistë rikthejnë votuesit socialistë…

February 17, 2026
Kushtet e këqija atmosferike në vend, Kapiteneria e Portit të Sarandës njofton ndalimin e daljeve në det për ditën e sotme

Kushtet e këqija atmosferike në vend, Kapiteneria e Portit të Sarandës njofton ndalimin e daljeve në det për ditën e sotme

February 17, 2026
Për sapunin, djathin dhe udhëtimin historik në Uashington

Për sapunin, djathin dhe udhëtimin historik në Uashington

February 17, 2026
Spiropali uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Shqipëria krah saj si motër dhe aleate

Spiropali uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Shqipëria krah saj si motër dhe aleate

February 17, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

February 17, 2026
U konfliktua me një person dhe e kërcënoi me armë zjarri, arrestohet 45-vjeçari

U konfliktua me një person dhe e kërcënoi me armë zjarri, arrestohet 45-vjeçari

February 17, 2026
Korreshi kundër Berishës: Jam në mbështetje të SPAK, është i vetmi institucion i pavarur! S’më intereson çfarë mendojnë në PD

Korreshi kundër Berishës: Jam në mbështetje të SPAK, është i vetmi institucion i pavarur! S’më intereson çfarë mendojnë në PD

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In