• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Veliaj të bëjë kallëzim ndaj Dados”, avokati: Prokurori u favorizua nga ligji

by A R
19/02/2025 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, procedurat e ndjekura nga SPAK, masa shtrënguese e GJKKO-së dhe a qëndrojnë akuzat e ngritura nga SPAK, ishin disa nga temat e analizës dhe debatit në “Studio Live” ditën e sotme (19 shkurt).

Të ftuar të moderatorit Arbër Hitaj, në Report Tv, ishin avokati Edmond Petraj dhe gazetarja Aida Topalli.

Avokati Edmond Petraj mendon se kryebashkiaku Veliaj nuk duhet të qëndrojë vetëm tek prononcimet publike, por të veprojë me kallëzim penal ndaj prokurorit Olsi Dados për çdo pretendim që ai ka, me grupin e avokatëve. Kritik për faktin pse edhe pas një jave nuk dihet se kush është ky ekip mbrojtësish dhe se nuk ka pasur ende një komunikim apo konferencë me publikun.

“Erion Veliaj duhet të bënte kallëzim nëse ka pretendime. Nëse do kishte konflikt interesi, Dado do ishte tërhequr, do e kishte vlerësuar. Nëse ato që Veliaj thotë për Dadon, duhet të bëjë kallëzim nëpërmjet avokatëve. Nëse ka konflikt interesi, këta ia bëjnë kërkesën Altin Dumanit, por duhet të jenë bindëse. Ndryshe të mbajë përgjegjësi vetë”, thotë ai.

Teksa vë në dukje edhe favorizimin që duket se i ka bërë ligji në karrierën e tij dhe deri tani nuk ka asnjë fakt që provon të kundërtën.

“Dado ka mbaruar në 1991 Fakultetin Juridik. Ka trashëguar licencën e noterit nga babai i vetë. Në 2008 ka kaluar prokuror në Pogradec, këtu është ngërçi, ligji i asaj kohe nuk mendoj se e donte Magjistraturën dhe procesin 3-vjeçar, që duhet të ishte jurist apo të punonte në institucione të tjera. Për mendimin tim kjo nuk e pengon. Ligjet e kohës favorizuese që Dado të bëhej prokuror. Problemi ka mbetur nëse ke prova e pretendime shko dhe bëj kallëzim”, vijon ai.

Petraj është kundër mënyrës se si u arrestua Veliaj në zyrë dhe gjithashtu kundër masës shtrënguese, pasi Bashkia ka mbetur pa kryetar.

“Edhe mund të mos bëhej kjo masë drastike sigurie. Nëse SPAK do e kishte menduar këtë thellë do e kishte ndarë çështjen, sepse bëhet fjalë për Bashkinë e Tiranës që ka mbetur pa drejtues. Por mbetet në dorë të prokurorit se si e ka arsyetuar dhe rrugës pritet të sqarohet nga 365 faqe në mbi 800 faqe, ku është bazuar, si është argumentuar, si janë dhënë e gjetur, do shtohen pretendimet e avokatëve. Pra do ribëhet ai vendim gjykate, sipas procedurës. Hetimi pasuror duhej bërë më pas, pas një analize financiare dhe juridike. Sepse Prokuroria thotë 800 mijë euro, kurse Xoxa thotë 75 mijë euro, do bëhet analiza financiare e veprimeve. Kjo nuk është bërë. Hetimi pasuror nuk qëndron në këtë pikë të hetimit. Në vendimin e gjykatës nuk është intimidimi nga ana e Veliajt, që bëri këtë, shkoi atje, etj. Por thuhet se mund të dëmtojë provat. Por edhe mund të mos ishte marrë, të lihej si i dyshuar”, shpjegon ai, duke kritikuar procedurën që u ndoq.

Për Petrajn masat shtrënguese të paraburgimit janë të tepruara në raste të tilla, por theksoi se përgjegjësia bie e gjitha mbi Olsi Dadon dhe është ai që duhet ta argumentojë çdo veprim në vijim.

“E kanë futur në sistem masën e arrestit me burg dhe mua nuk më pëlqen. Por mbetet te pjesa e prokurorëve, ai ka autoritet të posaçëm, përgjegjësia bie mbi Olsi Dadon, çdo përgjegjësi bie mbi të. Prononcimi sikur po zbehet, ai duhet të merret me provat, elementet. Përgjegjësia mbi dosjen Veliaj bie mbi Olsi Dadon. Kryetarit të Bashkisë i duhej parë me kujdes masa e sigurisë, nuk duhej arrestuar në zyrë. Unë nuk di kush janë avokatët e Veliajt, nuk kanë dalë asnjëherë në konferencë apo në media, vetëm reagimet e tij nga qelia kemi”, thekson avokati.

Gazetarja Aida Topalli mendon se ka akuza të personalizuara pas arrestimit të kryebashkiakut dhe pretendime, por fakt i SPAK janë dosjet hetimore dhe mosndikimi i politikës te drejtësia.

“Akuzat janë të personalizuara. Olsi Dado del i varfër dhe apartamentin e ka të dhuruar. Reagimet janë të pritshme në këtë situatë, kemi raste me prona të dhuruara për ndërtim. Por mendoj se nuk ka ndikim politika te Drejtësia. Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Tiranës, numrin 2 të PS-së, pra mendoj se nuk ndikon politika te drejtësia, përderisa edhe u arrestua. Fakt janë dosjet hetimore. Zyrtarët s’mund të rrinë në detyrë nëse hetohen për korrupsion apo janë dënuar. Ka një numër të madh zyrtarët të akuzuar prej kaq vitesh në pushtet, shpërdorime me paratë e buxhetit. Politikanët i kanë pasuritë në emër të të afërmve”, tha Topalli.

Next Post
“Kosovës i dhamë 2 milionë $”, Trump flet për fondet e USAID për ashkalitë e egjiptianët

“Kosovës i dhamë 2 milionë $”, Trump flet për fondet e USAID për ashkalitë e egjiptianët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Prefektin e Tiranës s’e kuptova pse është këtu”- Kryeministri Rama në “Vajza Fest”, batuta me Sokol Sadushin, ish-presidentin Topi, Fidel Yllin dhe…

“Prefektin e Tiranës s’e kuptova pse është këtu”- Kryeministri Rama në “Vajza Fest”, batuta me Sokol Sadushin, ish-presidentin Topi, Fidel Yllin dhe…

August 14, 2026
Trump nuk tërhiqet, i kërkon Gjykatës Supreme që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove!

Trump nuk tërhiqet, i kërkon Gjykatës Supreme që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove!

August 14, 2026
Llava dhe hiri vullkanik nga Etna, anulohen deri nesër pasdite fluturimet në aeroportin e Katanias

Llava dhe hiri vullkanik nga Etna, anulohen deri nesër pasdite fluturimet në aeroportin e Katanias

August 14, 2026
Stuhia u rrezikon jetën 3 vajzave në det, Policia futet me skaf dhe i shpëton! Po bënin kanoe në Palasë

Stuhia u rrezikon jetën 3 vajzave në det, Policia futet me skaf dhe i shpëton! Po bënin kanoe në Palasë

August 14, 2026
“Çështjen e kemi në vëmendje”- “Demokratët Europianë”: Mbajtja e Veliajt në paraburgim, sfond shqetësues për demokracinë shqiptare! Në pikëpyetje proporcionaliteti

“Çështjen e kemi në vëmendje”- “Demokratët Europianë”: Mbajtja e Veliajt në paraburgim, sfond shqetësues për demokracinë shqiptare! Në pikëpyetje proporcionaliteti

August 14, 2026
Këshilltarët e PS dhe PD bëhen bashkë kundër Territoriales, Këshilli Bashkiak i Selenicës merr vendimin: Jo bashkimit me Vlorën!

Këshilltarët e PS dhe PD bëhen bashkë kundër Territoriales, Këshilli Bashkiak i Selenicës merr vendimin: Jo bashkimit me Vlorën!

August 14, 2026
“Jo bashkim me Kavajën”- Banorët e Rrogozhinës përsëri në protestë kundër Territoriales dhe shkrirjes së Bashkisë: S’kemi probleme! (VIDEO)

“Jo bashkim me Kavajën”- Banorët e Rrogozhinës përsëri në protestë kundër Territoriales dhe shkrirjes së Bashkisë: S’kemi probleme! (VIDEO)

August 14, 2026
Klauzolë si CR7/ Bonus për firmën dhe detaje të tjera: ABC zbulon kontratën 6-vjeçare të Mbappe

Mbape flet për Murinjon dhe ambiciet e sezonit: Murinjo një trajner që di të fitojë! Reali ngre trofe këtë vit

August 14, 2026
Rebelët Huthi njoftojnë nisjen e sulmit të ri ndaj rafinerive të “Aramco” në Arabinë Saudite!

Rebelët Huthi njoftojnë nisjen e sulmit të ri ndaj rafinerive të “Aramco” në Arabinë Saudite!

August 14, 2026
VIDEO/ Tragjedi rrugore në Kamerun, 16 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin! 7 janë anëtarë të një familjeje, po shkonin në varrim

VIDEO/ Tragjedi rrugore në Kamerun, 16 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin! 7 janë anëtarë të një familjeje, po shkonin në varrim

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com