• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

U dëgjuan mbi 210 dëshmitarë në dy vite, në Hagë do të kërkohet hedhja poshtë e disa pikave të aktakuzës

by A R
30/03/2025 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi për 2 vite u dëgjuan më shumë se 210 dëshmitarë të prokurorisë në gjykimin kundër ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit, prokuroria të premten do ta përmbyll këtë proces, nga lista fillestare e së cilit hoqi më shumë se 140 dëshmitarë.

Thaçi dhe të tjerët, të akuzuar për bashkëveprim në krime lufte, kanë mohuar fajësinë për akuzat dhe ajo çfarë do të ndodhë menjëherë pasi prokuroria në Hagë të mbyllë këtë proces, është kërkesa e mbrojtjes për të hedhur disa nga akuzat.

Avokati ish presidentit, Hashim Thaçi, Lluka Misetic i ka konfirmuar Radio Kosovës se “mbrojtja ka gjasa të kërkojë të hedhjen e disa pikave të akuzës”.

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, gjykatës së vendosur në Hagë, Angela Grep, i ka thënë Radio Kosovës se nëse mbrojtja e të akuzuarve do ta bëjë një kërkesë të tillë, ekipi i avokatëve ka njoftuar se i duhen 4 javë për t’u përgatitur për këtë pjesë.

“Nëse trupi gjykues refuzon kërkesën e mbrojtjes për hedhje të akuzave, mbrojtjes i jepet kohë për t’u përgatitur për çështjen përkatëse”,  ka thënë Griep.

Zyra e Këshillit të Viktimave ka kërkuar gjithashtu që të dëgjohen dëshmitarët e saj.

Griep megjithatë nuk ka treguar nacionalitetin e dëshmitarëve të viktimave dhe as se për cilat raste të përfshira në aktakuzë do të dëshmojnë.

“Gjatë seancave të fundit, Këshilli i Viktimave ka njoftuar se dëshirojnë të paraqesin 3 apo 4 dëshmitarë dhe do t’u duhet një apo dy javë për të paraqitur dëshmitarët e tyre në këtë rast”, ka thënë ajo.

Mbrojtja e të akuzuarve ka njoftuar se nëse refuzohet kërkesa për hedhje të akuzave do t’i duhen 10 javë pune për të përgatitur rastin. Megjithatë trupi gjykues do të vendos për kohën e saktë që do t’u jepen palëve për të përgatitur  për rastet e tyre.

Next Post
Dita e sotme e paqëndrueshme, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme e paqëndrueshme, temperaturat nuk ndryshojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Paketa Fiskale/ Ibrahimaj zbulon çfarë ndryshon në 2027, ja sa synon të shkojë pensioni minimal

November 4, 2026
Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

November 4, 2026
Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

November 4, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Lufta diskreditoi konceptin ‘Amerika e para’”, Bimo: Zgjedhjet, referendum ndaj presidencës Trump

November 4, 2026
Udhëzimi i ri i Shëndetësisë, ndryshojnë rregullat për kontrollin mjekësor të lejeve të drejtimit të automjeteve

Udhëzimi i ri i Shëndetësisë, ndryshojnë rregullat për kontrollin mjekësor të lejeve të drejtimit të automjeteve

November 4, 2026
Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

November 4, 2026
Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

November 4, 2026
Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

November 4, 2026
“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

November 4, 2026
Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In