• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Laboratori i heroinës në Has, identifikohen disa persona të përfshirë

by A R
20/10/2018 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej më shumë se 24 orësh, Policia e Shtetit në bashkëpunim me agjencitë partnere është duke vijuar operacionin anti-drogë, që zbuloi një laborator të përpunimit dhe prodhimit të heroinës në Brenog të Hasit.

Për shkak të dinamikës dhe rëndësisë së operacionit dhe shtrirjes së tij edhe jashtë Shqipërisë Policia ka zgjedhur të mos ndajë asnjë informacion zyrtar për detaje mbi sasinë e drogës së sekuestruar apo identitetet e personave të arrestuar. Ndonëse u paralajmërua një konferencë e përbashkët për median në të vetmin reagim të bërë të premten nga Policia e Kukësit, mësohet se ajo nuk do të mbahet gjatë ditës së shtunë.

Ndërkohë që vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e të paktën 5 personave të tjerë të identifikuar të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, në kapanonet e shndërruara në laborator në Has ka rënë qetësia. Burime jozyrtare konfirmuan se ekspertët e policisë kanë administruar dhe mbajtur procesverbale për të gjitha objektet e sekuestruara në cilësinë e provës materiale. Ato do t’i nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme edhe për praninë e gjurmëve të gishtërinjve. Mësohet se sasia e narkotikut e kalon peshën e 100 kilogramëve, ndërsa janë sekuestruar edhe pajisje dhe mjete që ndihmonin në përpunimin e drogës.

Nga ana tjetër laboratori vijon të konsiderohet një skenë krimi. Perimetri i tij është i kufizuar dhe ruhet nga efektivë të forcave të policisë. Burime jozyrtarë saktësojnë se deri më tani janë në pranga 5 persona, por pritet që ky numër të rritet. Mes tyre janë Xhevit e Mustafë Shuti, si edhe Flamur Çela, punonjës i zjarrëfikëseve në Shkodër.

Sipas burimeve, ndërhyrja në laborator është bërë pas një hetimi disamujor gjatë të cilit ka pasur shkëmbim informacioni me agjencitë partnere. Lënda e parë dyshohet se ka mbërritur në Shqipëri në rrugë tokësore nga vendet e Lindjes së Mesme dhe se pas përpunimit ajo do të trafikohej në vende të Europës Perëndimore.

/b.d

Next Post
“Herë tjetër me djalë”, si e aprovoi Meta lejen prindërore për Gjin Gjonin

"Herë tjetër me djalë", si e aprovoi Meta lejen prindërore për Gjin Gjonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In