• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Labinoti, EuroShqipëria, Verona, Greqia, mrekullitë e mëdha para Leicesterit

by Java News
03/05/2016 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mrekullitë kanë ndodhur herë pas here në të kaluarën, por në futbollin e sotëm të sheikëve dhe petrorublave ruse pak gjasa kishte të ndodhte. Megjithatë, ishte e pritshme, dhe mbrëmë u bë realitet, me kurorëzimin e Leicester City si kampion i Anglisë, pas barazimit luftarak në Stamford Bridge midis Chelsea e Tottenham Hotspur.

Triumfi i “Dhelprave” të Claudio Ranierit është i fundit në listën e mrekullive të mëdha në futboll, në rang klubesh por edhe kombëtaresh.

Ja cilat janë disa prej tyre, të njohura e të panjohura më parë.

Mund ta fillojmë nga Shqipëria, ku më 1984 Labinoti i Elbasanit thyente hegjemoninë e të mëdhenjve dhe fitonte titullin pas një gare të gjatë me 17 Nëntorin e dikurshëm dhe Partizani, me këtë të fundit të mënjanuar më herët nga lufta për titullin. Ishte Elbasani i portierit të rekordeve, Bujar Gogunja që provoi edhe vitin pasardhës, por mrekullitë zor se përsëriten dy herë.

Një vit pas Labinotit, në kampionatin e huaj më të ndjekur nga shqiptarët, Serie A, ndodhte një tjetër mrekulli e pabesueshme. Juventus i Giovanni Trapatonnit fitonte Kupën e Kampioneve, por në Itali dilte në vendin e gjashtë. Kampion nuk ishte ndonjë nga fuqitë e tjera tradicionale, si Inter apo Milan, por Verona modeste e drejtuar në stol nga Osvaldo Bagnoli dhe në fushë nga dy “përbindësha” si Preben Elkjaer e Hans Peter Briegel dhe artistë si Antonio Di Gennaro. Verona e Bagnolit i vuri të gjithë në rresht, me Torinon në vendin e dytë dhe Interin e Rummeniges, Sampdoria, Milan e Juventusin e Platinisë nga pas, ndërsa Napoli me Maradonën renditej në mesin e renditjes.

Kishte 15 vjet që nuk ndodhte, që nga koha kur Cagliari, i udhëhequr nga “Gjëmimi i rrufesë”, Gigi Riva, arrinte fitoren surprizë. Inter, Juventus e Milan, të gjithë poshtë majës ku sundonte skuadra ishullore.

Në Angli, Leicester nuk është pari, pasi më 1978 Nottingham Forest, i drejtuar nga një gjeni si Brian Clough, fitoi titullin kundër të gjitha gjasave dhe i habiti të gjithë edhe në Europë, me dy Kupa Kampionesh radhazi, më 1979 e 1980. Ashtu si dhe Aston Villa më 1981, fituese një vit më pas edhe në Evropë. Hera e fundit në Angli ishte më 1995, kur Blackburn Rovers la pas në garë Manchester United, megjithatë nuk ishte tamam “një histori Hirusheje”, pasi pronari i ri i klubit kishte investuar rëndshëm dhe u shpërblye me titullin në fund.

Në Francë historia është më e freskët, më 2012, kur Montepellier i qeshi në fytyrë Parisit të miliardave, edhe pse që atëherë shanset për të ndodhur një tjetër mrekulli janë thuajse zero.

Në Gjermani, Kaiserslautern rikthehet në Bundesliga 1 më 1997 dhe një vit më pas ngre lart Meisterschalle, “tepsia” e titullit kampion. Në krye ishte një farë Otto Rehaggel, fitues trofesh edhe me Werder Bremen, por mrekullia e tij më e madhe do të vinte gjashtë vjet më pas…

Më 2004, Greqia e drejtuar nga Mbreti Otto fiton 1-0 kundër Portugalisë, në ndeshjen hapëse të finaleve të europianit, luajtur pikërisht në Portugali. Festë e madhe, plotësisht e logjikshme. Ishte goli i parë i shënuar nga Greqia në një fazë finale, pikët e para, fitorja e parë. Rehaggel menjëherë “shenjtor” në Greqi, pa e ditur se ishte vetëm fillimi i një historie të pabesueshme, që u mbyll me një tjetër fitore 1-0 kundër Portugalisë, këtë herë në finalen e madhe. Greqia kampione, ashtu si 12 vjet më parë Danimarka.

Ndryshe nga Greqia, skuadra daneze kishte lojtarë që luanin në elitën e futbollit evropian, por në finale nuk ia kishte dalë të kualifikohej. Agresioni serb kundër republikave të shkëputura, Sllovenisë e Kroacisë, solli përjashtimin e Jugosllavisë dhe thirrjen me urgjencë të Danimarkës. Fitore pas fitoreje, deri në finalen e Stokholmit, përballë kampiones së botës, Gjermanisë, në turneun e parë pas ribashkimit. 2-0 dhe Danimarka përmbys parashikimet, duke mundur favoritët, të cilët gjunjëzohen për herë të dytë.

Më 1976, kampione në fuqi të botës dhe Evropës, Gjermania Perëndimore mundet në finalen e Beogradit nga Çekosllovakia e Antonin Panenkës, në atë që ishte mrekullia e parë e finaleve europiane.

E ndërsa shihet që në kampionatet evropiane mrekullitë nuk janë edhe aq të rralla, le të shpresojmë edhe ne, ndoshta jo për titulli, por për një ecuri sa më të mirë të Shqipërisë.

Në fund të fundit, nuk do të ishte mrekullia e parë, ajo u arrit me kualifikimin në Euro 2016.

Dritan Ikonomi

Next Post

Rekord në Kosovë, 47 aksidente brenda 24 orëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po kalonte autostradën në Lushnje, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren

Përplasen dy automjete në Fier, plagosen babë e bir, mes tyre një i mitur

August 15, 2026
I drejtoi armën në kokë, detaje tronditëse nga atentati në Elbasan, ja si shpëtoi shënjestra

I drejtoi armën në kokë, detaje tronditëse nga atentati në Elbasan, ja si shpëtoi shënjestra

August 15, 2026
Analiza/ Irani në prag të kolapsit ekonomik

Analiza/ Irani në prag të kolapsit ekonomik

August 15, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Një “Qendër” për Shqipërinë

August 15, 2026
Ukraina godet thellë në Rusi, në shënjestër qendra e prodhimit të raketave

Ukraina godet thellë në Rusi, në shënjestër qendra e prodhimit të raketave

August 15, 2026
Qindra emigrantë tentojnë të kalojnë drejt Ceutës, Maroku përforcon kontrollet në kufi

Qindra emigrantë tentojnë të kalojnë drejt Ceutës, Maroku përforcon kontrollet në kufi

August 15, 2026
“Kërcet” arma në Elbasan, një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

“Kërcet” arma në Elbasan, një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

August 15, 2026
Von der Leyen: Zjarret po përhapen në Evropë, sateliti Copernicus monitoron situatën edhe në Shqipëri

Von der Leyen: Zjarret po përhapen në Evropë, sateliti Copernicus monitoron situatën edhe në Shqipëri

August 15, 2026
Trump justifikon rritjen e çmimit të karburantit: Po paguani më shumë për të mposhtur Iranin, nuk do të kërkoj kurrë falje!

Trump justifikon rritjen e çmimit të karburantit: Po paguani më shumë për të mposhtur Iranin, nuk do të kërkoj kurrë falje!

August 15, 2026
Katërfishohet pjesëmarrja e robotëve në Lojërat e Dyta Botërore të Robotëve Humanoidë

Katërfishohet pjesëmarrja e robotëve në Lojërat e Dyta Botërore të Robotëve Humanoidë

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com