• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rekord në Kosovë, 47 aksidente brenda 24 orëve

by A R
03/05/2016 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kosovë si pasojë e kushteve atmosferike, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 47 aksidente, dy prej të cilave kanë rezultuar me fatalitet, 13 të tjera me të lënduar, ndërsa 32 nga aksidentet kanë qenë vetëm me dëme materiale.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili e ka cilësuar si shqetësues numrin e aksidenteve të trafikut, që për shkak kishin edhe kushtet atmosferike.

“Policia e Kosovës me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë në trafik, me njësitet e saj policore, ka marrë masa për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset rrugore”, tha Hoxha .

Ai më tej ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit, pasi reshjet e shiut këto kohë po ndikojnë shumë në zvogëlimin e dukshmërisë në rrugë.

“Policia e Kosovës njofton të gjithë qytetarët, opinionin e gjerë, se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, me të vetmin qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve në përgjithësi, e në veçanti të atyre me pasoja fatale”, thuhet në fund të përgjigjes. (kosovapress / a.r)

Next Post

Bunkerët, në faqet e shtypit botëror si destinacion turistik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com