• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

La një trashëgimi të pasur artistike/ Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare fotografi dhe piktori Leon Çika

by S T
09/01/2025 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fotografi Leon Çika është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare pas një infarkti. Shqiptarja.com mëson nga të afërm të Çikës, se ai vuante nga probleme të zemrës, por edhe diabeti.

Pavarësisht kësaj, Çika ka qenë aktiv sa i përket jetës artistike, ndërkohë që kohët e fundit punonte dhe ndante të njëjtën studio me piktorin Adrian Devolli. Çika ka qenë edhe fotoreporter i Reuters në Tiranë.

Leon Çika lindi në vitin 1954. Në vitin 1976, ai u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në degën grafikë – dizajn. Herën e parë që Çika u njoh me fotografinë ishte pas përfundimit të studimeve, kur u emërua si piktor skenograf në Pallatin e Kulturës në Gramsh.

Në vitet ’80 punoi në afresket dhe gravurat e muzeut historik “Gjergj Kastrioti” në Krujë, ndërsa më pas ka qenë drejtor i departamentit të fotografisë në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, si dhe drejtor i departamentit të fotografisë në Muzeun “Enver Hoxha” në Tiranë. Pas viteve ’90 ka punuar si pedagog i fotografisë në Akademinë e Arteve, si reporter dhe si producent i disa televizioneve dhe agjencive të lajmeve.

Gjatë karrierës së tij, Çika realizoi një sërë ekspozitash personale dhe kolektive, duke përfshirë ekspozita në Galerinë Kombëtare të Arteve me tematikë mbi turizmin në Shqipëri. Ai u vlerësua me disa çmime, si “Naim Frashëri” dhe çmime për artin fotografik nga Ministria e Kulturës.

Leon Çika ishte i njohur për pikturat e tij të peizazheve dhe fotografitë artistike, duke lënë një trashëgimi të pasur në artin dhe kulturën shqiptare.

Next Post
Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Berisha si "kafshë politike" e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Njeri i mirë.
    Burrë i mirë.
    Intelektual.
    Familiar.
    Mbi të gjitha, me shumë edukatë.
    U prehsh në paqe shoku im i vjetër…..
    Ngushellime familiareve.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ai biri yt Kosovë…

Ai biri yt Kosovë…

April 22, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit, Hita largon drejtorin e Operacionales, priten lëvizje të tjera

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Hita largon drejtorin e Operacionales, priten lëvizje të tjera

April 22, 2026
“Shqipëria dhe Greqia, pa traktat miqësie”, Barka: Rama ‘ka kthyer’ faqen e Turqisë, sheh nga Europa

“Shqipëria dhe Greqia, pa traktat miqësie”, Barka: Rama ‘ka kthyer’ faqen e Turqisë, sheh nga Europa

April 22, 2026
U ekstradua nga Dubai, lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio

U ekstradua nga Dubai, lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio

April 22, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Shqipëria s’ka më shpirt?!

April 22, 2026
Të shtëna me armë në Laç, shënjestër pronari i një pike karburanti/ Në kërkim babai dhe dy djemtë e tij

Të shtëna me armë në Laç, shënjestër pronari i një pike karburanti/ Në kërkim babai dhe dy djemtë e tij

April 22, 2026
Rama: Çështja Beleri solli vështirësi në raportet mes dy vendeve! Brenda vjeshtës, dakordësi e plotë me Greqinë

Rama: Çështja Beleri solli vështirësi në raportet mes dy vendeve! Brenda vjeshtës, dakordësi e plotë me Greqinë

April 22, 2026

Berisha është në betejë me gënjeshtrat e veta

April 22, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Tjetër aksident në Shqipëri brenda pak orësh, dy mjete përplasen në Shkodër, tre të plagosur

April 22, 2026
Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, policia arreston autorët, dy të tjerë shpallen në kërkim

Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, policia arreston autorët, dy të tjerë shpallen në kërkim

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In