• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

La futbollin për dëshmitarët e Jehovait, historia e rrallë e talentit 23-vjeçar

by A R
14/09/2023 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Peter Knowles ishte një nga talentet e mëdha të futbollit anglez në vitet ’60 dhe një nga lojtarët kryesorë të Wolverhampton (61 gola në 174 ndeshje). Ekspertët e cilësonin si pasardhësin e të madhit George Best.

Por, pas një ndeshjeje ndaj Nottingham Forest, të luajtur në 6 shtator 1969, kur ishte vetëm 23 vjeç, Peter vendosi të tërhiqej nga futbolli për t’iu përkushtuar me mish e me shpirt dëshmitarëve të Jehovait.

Ish-futbollisti tregon për “The Sun” se u bashkua me dëshmitarët e Jehovait kur luajti i huazuar te Kansas City, në SHBA, për dy vite.

“Unë isha ateist, nuk besoja në Zot. Isha i lumtur që isha futbollist profesionist dhe që luaja me Wolves. Isha edhe i zoti në futboll. Një ditë, dëshmitarët e Jehovait më trokitën në derë. Meqë më dolën në shteg, i pyeta pse babai dhe dy motrat e mia vdiqën, edhe pse nuk kishin bërë gjë të keqe. Ata iu përgjigjë pyetjes sime. Iu përgjigjën edhe disa pyetjeve të tjera për të cilat unë nuk kisha marrë përgjigje deri atë ditë. Kështu u bëra edhe unë dëshmitar Jehovai”, kujton Knowles.

Pas kësaj bisede, anglezi u kthye në vendlindje për të vijuar karrierën me Wolves, ekip me të cilin shënoi në 3 ndeshjet e para pas rikthimit. Emri i tij po përflitej edhe për t’u grumbulluar në Botërorin e vitit 1970. Por, papritur ai vendosi që të tërhiqej.

“Nëse nuk do të kisha njohur ata dy dëshmitarë Jehovai, do të vazhdoja të luaja futboll, por i dëgjova dhe mendova se gjërat që më thanë, kishin shumë kuptim. Është vendimi më i mirë që kam marrë në jetën time. Kurrë nuk jam penduar”, thekson 77-vjeçari.

Ai kujton se sa u mërzit nëna e tij për rrugën e re që mori në jetë: “Ajo u mërzit shumë me mua, ndërkohë që shokët mendonin që unë do të kthehesha në futboll brenda 6 muajve. Wolverhampton, përgjatë një viti, më bënte gati rrobat dhe këpucët. Për 10 vite radhazi më dërgonte kontratën për ta firmosur, derisa mbusha 36 vjeç. Ishin të bindur që një ditë do të firmosja dhe do kthehesha të luaja për ta”.

Por, pse e la futbollin Peter Knowles kur u bë dëshmitar Jehovai? “Bibla thotë se njerëzit janë krijuar të gjithë njësoj. Por, kur unë zbrisja në fushë, kishte ndryshim. Njerëzit më adhuronin, më kishin idhull. Më trajtonin ndryshe nga një njeri i zakonshëm. Atëherë, mendova se nuk mund të isha edhe futbollist, edhe dëshmitar i Jehovait. Duhej të hiqja dorë nga njëra”, tregon Knowles, i cili pasi la futbollin nisi punë si shitës, pastrues dritaresh dhe në një magazinë të Marks & Spencer derisa doli në pension në vitin 2010.

/a.r

Next Post
Sot, 25 vite nga dita kur opozita e drejtuar nga Sali Berisha sulmoi me armë institucionet dhe bizneset

Sot, 25 vite nga dita kur opozita e drejtuar nga Sali Berisha sulmoi me armë institucionet dhe bizneset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përse i shkulëm semaforët ?

Përse i shkulëm semaforët ?

November 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Nëntor 2026

November 12, 2026
Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

November 12, 2026
“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

November 12, 2026
Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

November 12, 2026
Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

November 12, 2026
Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

November 12, 2026
Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

November 12, 2026
Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

November 12, 2026
Vonesa e kotë e ligjit nominal për Teatrin Kombëtar

Jo Rama, as Berisha por maskat!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In