• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

La Britaninë për Luanën, fansi i fiksuar në polici: Më kishte premtuar martesë (zbardhen mesazhet)

by A R
14/04/2017 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Personi që admironte Luana Vjollcën, por në një mënyrë të frikshme, shqetësuese dhe që të mërkurën u bë shkak i një incidenti të rëndë, është një 32-vjeçar nga Tepelena, që jeton në periferi të Tiranës.

Ai është Besmir Lila, banues në Lundër, pranë një qendre tregtare, që për shumë vite kishte jetuar në Britaninë e Madhe. Madje, sipas të dhënave, edhe arsyeja e kthimit të tij nga Londra ka qenë fiksimi që kishte për Luana Vjollcën.

“Panorama” shkruan se gjatë deklarimeve që ka dhënë në polici, Lila ka deklaruar se nuk ishte thjesht një fiksim, por ishte një pëlqim i sinqertë që ai kishte për Luanën dhe këmbëngulte që ta takonte, qoftë edhe thjesht për të pirë një kafe me të. Ndërsa nuk ka shpjeguar se përse lëvizte me një armë me vete.

“Jemi të dashuruar. Luana më ka premtuar se këto ditë do të martoheshim”. Kështu e ka nisur rrëfimin e tij në polici, 32-vjeçari Besmir Lila, i cili ka përfunduar në pranga me akuzën e përndjekjes ndaj moderatores së “Top Channel”, Luana Vjollca, shkruan “GSH”.

Burime pranë policisë thanë dje për “GSH” se që në fillim të dëshmisë, Besmir Lila ka rrëfyer se me Luanën ishte i dashuruar dhe kishte vendosur të bënte gjithçka për të.

I riu ka treguar se ishte takuar më parë me moderatoren, duke pohuar se të dy kishin ndjenjë për njëri-tjetrin.

I riu nga Tepelena kishte filluar prej kohësh të shfaqte pëlqimin që kishte ndaj saj nëpërmjet rrjeteve sociale. Vazhdimisht postonte fotografi dhe video të Luanës dhe shpërndante edhe për miqtë çdo postim që ajo bënte në profilin e saj në “Facebook”. Ndërsa muajt e fundit, që nga dhjetori i vitit të kaluar e deri tani, ai i shkruante mesazhe Luanës, kryesisht në “Instagram”.

Mesazhe që ishin kthyer në shqetësim për moderatoren 26-vjeçare, pasi ai i dinte edhe adresën e shtëpisë e të punës, madje e priste vazhdimisht aty.

Herë i shkruante se ndodhej poshtë shtëpisë së saj, duke e pyetur nëse mund të ngjitej lart e ta takonte e herë i shkruante se ndodhej pranë punës së saj në Mëzez dhe po e priste derisa ajo të mbaronte.

FOTO/ Ky është fansi i çmendur i Luana Vjollcës, u rrah me grushte për të

Ky person qe shihni ne foto eshte Besmir Lila, i riu qe i doli ne rruge Luana Vjollces nje dite me pare si fans i saj dhe me pas u konfliktua me mikun qe e shoqeronte bukuroshen e ekranit shqiptar.

13442363_143002852776517_5454057482896057404_n

Nga profili i tij ne rrjetet sociale, duket qe ai eshte nje fans i cmendur i Luanes, pasi ndjek ne cdo postim dhe i ben “share” fotot qe ajo publikon ne Facebook-un e saj.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në Unazë të Re, pranë Hotel ”Roland”.

Fansi i çmendur është identifikuar nga policia si Besmir Lila.

Ai e ka perndjekur edhe mbrëmë prezantuesen e njohur, ndërkohë që ka goditur mikun e saj Krenar Çocajn me grushte, pasi ky i fundit i erdhi në ndihmë Luanës.

14088575_176249492785186_6296445060059028949_n13880281_168453810231421_4392823741839874294_n13754352_162190390857763_4870111186921182289_n

Policia ka arrestuar 31-vjeçarin, menjëherë pas sherrin, ndërsa gjatë kontrollit fizik, ju gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, e llojit pistoletë, pa numër./a.m.

Next Post
VIDEO/ Besart Berisha nuk di të ndalet, shënon sërish dhe i afrohet rekordit

Besart Berisha në historinë e kampionatit australian, i pari që shënon 100 gola

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In