Ky universiteti rimburson studentët që nuk gjejnë punë pas diplomimit
Universiteti i Drejtësisë në Guildford të Anglisë, ka marrë vendim për të rimbursuar ish-studentët me 7000 sterlina, në rast se mbeten pa punë nëntë muaj pas diplomimit. Siç raporton “Indepentent”, ky universitet e ka marrë këtë masë për studentët e “Legal Practice Course”, i njohur si fakulteti i drejtësisë.
Ndonëse mund të duket si një lloj reklamimi për universitetin, kjo gjë ofron një mundësi të mirë për studentët e sapo diplomuar që të mos gjenden në vështirësi ekonomike. Kjo nismë ka bërë jehonë në media, për shkak se rimbursimi i studentëve nuk është diçka që ndodh shpesh.