• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ky po bëhet një vend absurd

by Ilir Yzeiri
23/05/2025 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Jo se më parë nuk ka qenë i tillë, por, tani, sa vjen e më shumë, ky vend po humbet edhe ato pak parametra që e mbajnë një komunitet në këmbë dhe e ruajnë atmosferën publike nga ndotja e narrativave dhe nga ngjarjet e rënda. Jehona e ditëve të majit, kur Shqipëria u kthye në kryeqytet të Europës, u shua shpejt, sepse, mbi ne nisi përsëri të hidhet si re e zezë e njëjta narrativë. Absurdi më i madh ishte se zgjedhjet e fundit çuan në Parlament një prokuror që u gjet nën breshërinë e plumbave pse ishte në makinë me Rumin e Shijakut, një të akuzuar për krime të rnëda. Një gjyqtar tjetër, Gjin Gjoni, që nuk iu nënshtrua vetingut, por u largua sepse media dhe agjenci të tjera zbuluan pasuri dhe abuzime skandaloze prej tij, është deputet dhe para tij do të raportojnë drejtuesit e SPAK.

Sali Berisha bëri deputet edhe mjekun që firmosi akt-ekseprtizën e vrasjes së Kosta Trebickës dhe gjatë gjithë fushatës shqiptarët u njohën me shifra të frikshme pagesash nga 6 million dollarë për lobim e për fushatë dhe SPAK nuk gjeti kohë dhe nuk ka gjetur kohë të hetojë për gjithë këto dyshime të arsyeshme, por, si për ta sfiduar Edi Ramën dhe pushtetin socialist që bënë si moto të fushatës shpatën e Altin Dumanit, ata, pra zyra e Altin Dumanit prodhuan një lajm tjetër të neveritshëm kundër Erion Veliajt për një apartament në të cilin jetojnë njerëz të tjerë dhe që është në pronësi të dikujt tjetër.

Prova e re kundër Erion Veliajt se banesa afër tij duhet të jetë e Erionit është tallja më e madhe që po na bën Altin Dumani dhe prokurori famëkeq Olsi Dado. Opinioni po vlon e po zien për vota dhe kandidatë të sponsorizuar nga krimi nga të gjitha palët politike, por SPAK jo vetëm që nuk ka ndërmend të ndërhyjë dhe të tregojë të vërtetën, por ka gjetur një mënyrë tjetër për të na treguar se është në ballë të luftës kundër krimit duke u fshehur pas aksioneve që bëjnë antimafia italiane dhe letërporosive që ajo dërgon për të arrestuar kriminelë në Shqipëri. Nëse ka një gjë që duhet përshëndetur, ky është aksioni i sotëm i policisë së shtetit që arrestoi 6 persona të rrezikshëm në Gjirin e Lalsit, sapo mori informacion në rrugë operative. Hë për hë SPAK është i angazhuar me Olsi Dadon që të tallen me Edi Ramën e mazhorancën dhe t’u thonë atyre se ne do të bëjmë mbi ju atë që nuk ua kanë bërë të tjerët.

Mbajtja e Erion Veliajt në mënyrë skandaloze në izolim dhe alarmi që po vjen nga personazhe të rëndësishëm, siç ishte rasti i këshilltarit anglez të Bler, është një kambanë trishtimi që tregon se në këtë vend drejtësia e re është në dorë të pasioneve të këqija të njerëzve të lidhur me pushtetin okult të opozitës kriminale.

Next Post
Dosja ‘Ura’/ Zbardhen mesazhe të tjera mes Morinës dhe Nderjakut: A kemi ndonjë shok që ka të bardhë se do ortaku im…

Dosja ‘Ura’/ Zbardhen mesazhe të tjera mes Morinës dhe Nderjakut: A kemi ndonjë shok që ka të bardhë se do ortaku im...

Comments 3

  1. ccc says:
    7 months ago

    Yzeri, po rikonfirmon nje te vertete qe ne e kemi thene e sterthene prej kohesh. Problemi eshte nese ka zgjidhje pa prekur fundin e shkuar ne moskthim.

    Reply
  2. L.Xh says:
    7 months ago

    E gjithë kjo që ndodh i nderuar Yzeir, është peshqesh nga Sali Berisha me kryevepren e tijë Altin Duman dhe Co…..
    Ndryshe, do të ishte e pamundur të ndodhte në një vënd tjetër normal.
    Prandaj edhe Berisha, livadhis i qetë duke u tallur me të gjithë, duke thënç me vetvehte …”a ç’më hani munë të gjithë sepse nuk keni çtë më bëni, mbasi ju kam në dorë, sepse ju a kam kopsitur letrat, duke i rekrutuar e bërë agjentë e informatorë të ……”
    Do të kundershtoja Ccc, me argumentin se për mua fundi ka ardhur, por i duhet mbushur mëndja hazretit……. që fundi ka ardhur, që tp nxjerrë shpatën e tu presë,kokat shkaktareve të mos ndeshkimit të krimeve të Sali Berishes.

    Reply
  3. Leka says:
    7 months ago

    ILKD eshte organi me i larte juridil qe kontrollon dhe vendos masa kunder Spakut dhe gjko ne rast se shikon abuzime me ligjin. Cfar ben ne keto situata ILKD ?

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se është përfshirë në rastin e trafikimit të diplomave të falsifikuara, arrestohet ambasadori i Polonisë në Francë

Dyshohet se është përfshirë në rastin e trafikimit të diplomave të falsifikuara, arrestohet ambasadori i Polonisë në Francë

December 24, 2025
Alibia evropiane dhe fryma sovjetike e hartuesve të Kodit të ri Penal

Për ata që ëndërrojnë të vijnë në pushtet përmes drejtësisë

December 24, 2025
Shkarkimi i Veliajt, Ngjela: PS nuk priti një vendim të formës së prerë nga gjykata! Edhe kryebashkiaku pasardhës do jetë socialist

Spartak Ngjela: Opozita nuk ka ide të reja, kanë që nga ’92 me Berishën në krye! Në protestën e PD nuk ishin as..

December 24, 2025
Videoja satirike: Lista e Fëmijëve të Pabindur të Babagjyshit! Shtëpia e Bardhë: Trump ka gati emrat për dëbimet e emigrantëve me shkelje

Videoja satirike: Lista e Fëmijëve të Pabindur të Babagjyshit! Shtëpia e Bardhë: Trump ka gati emrat për dëbimet e emigrantëve me shkelje

December 24, 2025
(VIDEO) Radhë kilometrike automjetesh, bllokohet autostrada Tiranë–Elbasan

(VIDEO) Radhë kilometrike automjetesh, bllokohet autostrada Tiranë–Elbasan

December 24, 2025
Dy oficerë rusë humbin jetën nga shpërthimi i një bombe, ngjarja dyshohet se lidhet me atentatin ndaj..

Dy oficerë rusë humbin jetën nga shpërthimi i një bombe, ngjarja dyshohet se lidhet me atentatin ndaj..

December 24, 2025
Shumë të prekur nga varianti K i gripit, mjekët rekomandojnë: Vendosni maskat, vaksinohuni!

Shumë të prekur nga varianti K i gripit, mjekët rekomandojnë: Vendosni maskat, vaksinohuni!

December 24, 2025
Tronditëse në Portugali, 13-vjeçari goditet me thikë për vdekje nga ish-partneri i nënës së tij

Tronditëse në Portugali, 13-vjeçari goditet me thikë për vdekje nga ish-partneri i nënës së tij

December 24, 2025
Shtetet e Bashkuara shtyjnë tarifat e reja për çipat e Kinës deri në vitin 2027

Shtetet e Bashkuara shtyjnë tarifat e reja për çipat e Kinës deri në vitin 2027

December 24, 2025
Tensione dhe pakënaqësi në “Elbasan Arena”, Tirana lë fushën e lojës

Tensione dhe pakënaqësi në “Elbasan Arena”, Tirana lë fushën e lojës

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com