• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ky është “Tajsoni”, fadromisti që shemb për dy orë dhe mallkohet nga të gjithë (FOTO)

by Java News
04/07/2016 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka postuar në faqen e tij në rrejtin social një nga punonjësit që shembin ndërtimet pa leje.

Ai quhet “Tajson” dhe është njëri nga punonjësit që nget buldozerët… emir është dhe një nofkë, duke ju referuar boksierit të famshëm.

Sipas postimit të IKMT-së Tajson ka këtë nofkë pasi objektet pa leje i shemb në kohë record, për dy orë.

13533162_1177837635571284_7467135365942088591_n

POSTIMI

Tajsoni, fadromisti i IKMT Njeriu mbi të cilin bien “mallkimet e para”

Atë e thërrasin Tajson. Madje pak ia dinë emrin e vërtetë. Kur e dëgjon për herë të parë, një kureshtje e beftë të shtyn të kthesh kokën. Ndoshta shpreson të shohësh mishërimin shqiptar të Mike Tyson; robust, vetëm muskuj, i egër, vështrim shfarosës e një tatuazh në gjysmën e fytyrës. Tajsoni ynë është krejt e kundërta; i qeshur, i thjeshtë, deri diku i imët. Një djalth-burrë 29 vjeçar, me një kapele bejsbolli në kokë, që e sheh kompiuterin me vështrim fëmijësh.

13529143_1177837668904614_6961537872990168258_nEshtë Marsion Pasho, babi i njё djali tё vogёl dhe fadromisti i IKMT-së, njeriu që shemb, prish dhe rrëzon, objekte të vogla e të mëdha. Por pse Tajson? E thjeshtë. Si boksieri i famshëm që nuk i zgjasnin ndeshjet më shumë se dy raunde, edhe Tajsoni i IKMT i shemb objektet në jo më shumë se dy orë. Madje forca e mjetit, duket se i jep edhe atij forcë.

“Më bën të ndihem i guximshëm, i veçantë dhe i fortë”, thotë Marsioni me sytë e menduar. Por sigurisht që forca sjell dhe rrezikun, dhe ai e di këtë. Sepse të shembësh një ndërtesë nuk është aq e thjeshtë. “Ka shumë rrezik. Një veprim i gabuar, mund të jetë fatal”. Ai i nxjerr këto fjalë nga goja, pa ndryshuar ngjyrën e zërit. Eshtë i mësuar me rrezikun?! Apo e shpërfill atë? “Oh jo. Unë e dua jetën. Por edhe këtë profesion e dua shumë”, na largon dyshimet dhe pikëpyetjet Marsioni duke buzëqeshur turpshëm. Në fakt nuk ka një linjë logjike mes këtij djaloshi dhe punës që ai kryen; një punë e vështirë, e ashpër, e rreptë dhe një Marsion i butë e i druajtur. Sepse jo pak herë në mijëra e mijëra objekte të shembura që mbajnë “firmën” e tij në gjithë Shqipërinë, ka pasur edhe përplasje fizike.

“Po, kanë ardhur deri tek mjeti. Kanë hapur derën dhe kanë tentuar të më tërheqin jashtë zvarrë”, tregon ngadalë Marsioni disa eksperienca të vështira, që sigurisht janë zgjidhur nga “çunat”, siç i quan ai punonjësit e grupit të gatshëm të IKMT. Marsioni nuk ka qejfmbetje me askënd. Madje megjithëse në një moshë ku adoleshenca lëshon ende rrezet e fundit, ai nuk reagon kurrë jashtë logjikës. “Unë i mirëkuptoj njerëzit. Më dhemb kur shemb çdo godinë, sepse e kuptoj çdo të thotë të të zhdukin pronën, megjithëse që të quhet pronë, duhet të kesh letra, ndërsa mijëra objekte që kam shembur unë kanë qenë pa leje”, thotë ai. Po bën politikë? “Jo, jo. Por një e vërtetë është një e vërtetë. Duhet të mësohemi të zbatojmë rregullat, ligjin”. Duket sikur jemi në kishë dhe Marsioni po mban meshën qytetare. Po na jep leksione Marsion?

Ai buzëqesh si për të kuptuar se çfarë po e pyesim. Duket shumë i qashtër e i këndshëm, gati gati një ëngjëll. Por a e di, që sa herë je në aksion, mbi mjetin prishës mund të të krahasojnë me djallin? Dhe shef bestytnitë që zëvendësojnë sytë e pastër. “Një herë në Pilur të Himarës, teksa po shembja një objekt, më mallkoi një nënë; t’u thaftë dora deri në rrëzë”, rrëfen ngadalë fadromisti. Madje pa asnjë ndjenjë turpi, vijon të tregojë frikën që ka patur kohë pas kohe se mos mallkimi “zinte vend, pasi ndodh që mallkimet e të moshuarve dëgjohen nga qielli”. Ndoshta Marsioni ka nevojë të lexojë më shumë. Ose ndryshe sa të vazhdojë këtë profesion do t’i ketë këto dyshime mbi mallkimet. Dhe sipas tij, nuk ka ndërmend ta lerë tani shpejt manovratorin.

Madje s’ka ndërmend ta lerë asnjëherë. Kjo “dashuri” që nisi 14 vjet të shkuara teksa ndiqte nga pas fadromën e një firme që arnonte rrugët e lagjes së tij, sot është kthyer në një lidhje të pandarë. Duhet të futesh në lëkurën e tij që të kuptosh se sa i afërt ndihet ai me mjetin. Ata bëhen njësh. Duket sikur i japin frymë njëri –tjetrit. Marsioni i jep jetë një mali me çelik, mjeti i jep forcë një djaloshi. Veçanërisht kur objektet janë të mëdha, kjo lidhje bie më shumë në sy. Të mëdha dhe hijerënda. “Aty manovrimi bëhet shumë i vështirë, dhe llogaritë mund të dalin edhe jashtë parashikimeve”. Dhe ne vijmë tek kureshtja që po na bren: kush ka qenë rreziku më i madh. Marsioni nis ngadalë, si çdo herë, kur do të bëjë nga pak heroin, gjithsesi i mirëkuptuar. “Ishim në aksion në Rrogozhinë. Objekti i rradhës ishte i lartë. Unë kisha hyrë brenda objektit, në bark dhe po e godisja nga brenda. Në një moment, nisa të dëgjoj objektin që nisi të kërcasë e të rënkojë. Ndjeva frikë. Mendova se objekti do të shembej mbi mua, se gjithçka mbaroi aty”.

Për një bestyt si Marsioni tek ajo ndërtesë u mpleksën mallkimet e plakës së Himarës me ato të poseduesve të këtij objekti të rrezikshëm. Ai tregon për frikën, por në fakt në fjalët e tij duket guximi. Ai nuk e braktisi mjetin. Marsioni nuk e di, se pikërisht mosbraktisja e mjetit tregon guximin. Ai këtë e quan si braktisje të njeriut të tij të afërt. Dhe një detaj që ai e tregon me po aq natyrshmëri sa dhe moshën e tij: “Për herë të parë kolegët më thirrën në emrin tim teksa godina rrezikonte shembjen dhe unë ndodhesha brenda saj. Marsion, Marsion”. Tajsoni edhe mund të rrëzohej. Një Lennoks Leëis në formën e një ndërtese të stërmadhe mund të sillte nokautin e pamendueshëm nga askush. Fatmirësisht kjo nuk ndodhi. E pas kësaj, Marsioni natyrisht nuk duhet të ndihet më i paralizuar nga mallkimet e pleqve…

Tre vjet me IKMT kaluan si tre ditë. Aksionet kanë qenë të shpeshta, të vrullshme, me një dëshirë të përgjithshme për të kthyer në realiste një tablo të surrealizmit shqiptar të ndërtimit. Pjesë e kësaj pune, angazhimi, përpjekjeje, gati -gati beteje në disa fronte, ka qenë dhe është edhe Marsion Pasho, Tajsoni. Fadromisti mbi të cilin lëshohen fillimisht mallkimet.

Next Post

Komisioni i reformës/ Diskutohen kriteret e emërimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E kam shlyer dënimin”, Agron Shehaj përplaset me Gardën, nuk lejohet të futet në Parlament

“E kam shlyer dënimin”, Agron Shehaj përplaset me Gardën, nuk lejohet të futet në Parlament

July 23, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

“Të shkrihet Kuvendi”, Berisha: Ky është i vetmi vendim i drejtë që Parlamenti mund të marrë sot

July 23, 2026
Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një tjetër polic

Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një tjetër polic

July 23, 2026
Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Regjistroni fëmijët në shkolla përmes e-Albania

Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Regjistroni fëmijët në shkolla përmes e-Albania

July 23, 2026
BE ndalon një cisternë të dyshuar të “flotës fantazmë” ruse në Mesdhe

BE ndalon një cisternë të dyshuar të “flotës fantazmë” ruse në Mesdhe

July 23, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi i IRI-t: Vetëm 33% nuk shohin asnjë arritje të qeverisë

July 23, 2026
Era e fortë rikthen flakët në zonën Lekas–Voskopojë në Korçë, shtohen forcat ndërhyrëse

Era e fortë rikthen flakët në zonën Lekas–Voskopojë në Korçë, shtohen forcat ndërhyrëse

July 23, 2026
Protestuesit ‘harrojnë’ Berishën! “Luftë” me ujë e gurë para Parlamentit. Plagoset një efektiv! Balla: Gjaku i shtetit…

Protestuesit ‘harrojnë’ Berishën! “Luftë” me ujë e gurë para Parlamentit. Plagoset një efektiv! Balla: Gjaku i shtetit…

July 23, 2026
VIDEOLAJM / Protestuesit sulmojnë me gurë Policinë, plagoset në kokë një efektiv

VIDEOLAJM / Protestuesit sulmojnë me gurë Policinë, plagoset në kokë një efektiv

July 23, 2026
Putin refuzon të ndryshojë kursin, SHBA-të përgatisin sanksione të reja ndaj Kinës dhe BE-së

Putin refuzon të ndryshojë kursin, SHBA-të përgatisin sanksione të reja ndaj Kinës dhe BE-së

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In