• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ky është rrugëtimi i gjatë koalicionit kosovar

by Java News
09/09/2017 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krijimi i shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës ishte një sfidë e vërtetë për koalicionin fitues të zgjedhjeve të 11 qershorit, i quajtur koalicioni PAN, i cili më vete përfshin Partinë Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën.

Që nga nata e 11 qershorit, kur rezultatet preliminare të zgjedhjeve dëshmuan se për formimin e institucioneve nevojiten negociata për koalicione të reja, PAN provoi disa mënyra për të krijuar bashkëqeverisje.

U provuan negociatat me deputetët veç e veç, kryesisht me ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re. Dhe, në fund, më 5 shtator, si rezultat i këtyre negociatave doli që AKR-ja dhe Behgjet Pacolli të pranojnë të bëhen pjesë e koalicionit PAN.

Hapi i parë i formimit të institucioneve u përmbyll më 7 shtator, pas shtatë seancave të ndërprera me zgjedhjen e liderit të PDK-së, Kadri Veseli, në postin e kryetarit të ri të Kuvendit.

Mandatari për formimin e Qeverisë, Ramush Haradinaj, mendon se vonesat për formimin e institucioneve të reja ishin evidente, por sipas tij, është dashur të pritej që Kosova të ketë një koalicion të qëndrueshëm që do t’i përballojë sfidat e shumta.

“Në Kuvendin e Kosovës janë 120 deputetë, nga të gjitha partitë, nga të gjitha grupet politike dhe ata e mbrojnë interesin e Kosovës, jo vetëm ata që janë në pushtet. Pra, ne besojmë që Kuvendi do të mbrojë interesin e vendit, pa marrë parasysh kompozicionit të atyre që e përkrahin një Qeveri, në cilëndo etapë, edhe tash edhe në të ardhmen”, ka thënë Haradinaj.

“Situata në vend është jo e lehtë, mirëpo detyra e jonë e të gjithëve është që me punë të nisim dhe të gjallëron ky vend dhe të kthehet shpresa”, ka theksuar tutje ai.

Ndërkaq, zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria e re duhet të angazhohet që Kosova të mos mbetet një vend ndryshe nga shtetet tjera dhe t’i krijohet qartë perspektiva integruese evropiane.

“Çështja është se a mundet Qeveria e ardhshme të krijojë kushte që qytetarët e Kosovës të ecin me kohën me vendet tjera të rajonit. Një shembull ku ne nuk jemi të barabartë me të tjerët, është liberalizimi i vizave”, ka thënë Hoxhaj. Por, formimi i Qeverisë duke u mbështetur në disa deputetë dhe në Listën Serbe, sipas kryeministrit të deritashëm Isa Mustafa, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënkupton një Qeveri të paqëndrueshme. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Mustafa kishte parashikuar ditë të vështira për funksionimin e këtij koalicioni. “Mjerë ajo Qeveri e cila mbetet peng i dy, tre apo katër deputetëve ose peng i 10 deputetëve të Listës Serbe, të cilët nesër, kur të duan hyjnë në sallë dhe kur të duan e lëshojnë sallën dhe asnjë ligj nuk mund të procedohet në Kuvend, në qoftë se nuk marrin pjesë në votimin e atij ligji 61 deputetë”, kishte vlerësuar Mustafa.

Koalicioni PAN në zgjedhje kishte garuar me një grupim prej rreth 20 partive politike. Por, prej tyre, ulëse në Kuvend siguruan vetëm PDK, AAK dhe Nisma. Ndërkaq, pas zgjedhjeve, këtij koalicioni iu bashkua AKR-ja e Behgjet Pacollit, Lista Serbe, si dhe partitë e komuniteteve tjera pakicë. Analistët politikë, këtë koalicion po e shohin me hezitime që në start.

Albert Krasniqi, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës, vlerëson se koalicioni nuk e ka fuqinë politike, të cilën e pretendon. Ai parasheh shumë probleme në vendimmarrje për këtë koalicion, që nga ditët e para të funksionimit.

“Nëse mbizotërojnë politikat e inateve, do të thotë, edhe çështjet e rëndësishme të cilat do të ishin të pranueshme për shumicën e qytetarëve mund të bllokohen, marrë parasysh rolin dhe inatet që janë dhe kanë qenë në skenën politike në Kosovë”.

“Megjithatë, duke e parë mënyrën dhe natyrën se si ka vepruar LDK-ja në të kaluarën, për çështje të rëndësishme vendimmarrja nuk do të duhej të bllokohej për shkak të inateve ndërmjet partive politike dhe liderëve në veçanti”, vlerëson Krasniqi.

Ndërkohë, edhe analisti tjetër, Imer Mushkolaj, vlerëson se një koalicion i tillë do të jetë vështirë i menaxhueshëm dhe se, sipas tij, do të jetë mjaft i komplikuar akomodimi i interesave të të gjitha këtyre partive politike brenda një Qeverie.

“Numrat në Kuvend nuk e premtojnë një Qeveri të qëndrueshme dhe një Qeveri afatgjatë, pavarësisht se shpesh për çështje, të cilat kanë të bëjnë me interesin e përgjithshëm, do të mund të ndodhë që të votoheshin edhe nga opozita”.

“Mirëpo, do të doja të besoja që Haradinaj, atë energjinë e tij të mund ta ‘përkthejë’ edhe në qeverisje të mirë për vendin”, thekson Mushkolaj.

Një sfidë tjetër për koalicionin e ri, sipas analistëve politikë, mbetet opozita, e cila kësaj radhe besohet se është më e fuqishme sesa herëve tjera. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, shihen si dy parti politike që mund t’i sfidojnë seriozisht politikat e koalicionit të ri.

Ndërkohë, që nga prioritetet e Qeverisë së re nënvizohen reformat nisur nga arsimi, shëndetësia, zhvillimi ekonomik, ulja e papunësisë dhe politikat ekonomike për rritjen e zhvillimit ekonomik dhe joshjen e investimeve te huaja.

Kurse, nga çështjet politike, mbeten probleme që kërkojnë zgjidhje dialogu me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pastaj proceset integruese dhe liberalizimi i vizave që duhet të kalojë përmes ratifikimit të demarkacionit dhe luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe sfida e përhershme e ndërtimit të shtetit ligjor dhe krijimit të kushteve për funksionimin e pavarur të Gjyqësorit, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
“FItonim deri në 4 mln, si i gënjenim familjet për punën që bënim”, flasin vajzat që ushtronin prostitucion online

"FItonim deri në 4 mln, si i gënjenim familjet për punën që bënim", flasin vajzat që ushtronin prostitucion online

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 3 Prill 2026

April 2, 2026
Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

April 2, 2026
Fushata elektorale/ Çupi del me parashikimin për zgjedhjet e 14 majit: Ja çfarë do të ndodhë të dielën

2 Prill, si mbetën të kënaqur vrasësit dhe të vrarët!?

April 2, 2026
Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

April 2, 2026
Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

April 2, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenca i përgjigjet PD-së: Këshilli i Sigurimit nuk merr vendime! Begaj, në kontakt me institucionet dhe partnerët

April 2, 2026
35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In