• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ky është Nuredin Dumsni 14 vite më parë, gazetari: E nisi karrierën si hajdut pulash dhe…

by A R
27/10/2024 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuredin Dumani, i akuzuar për një seri vrasjesh, një pjesë të të cilave i ka rrëfyer pas arrestimit, duke u kthyer në një bashkëpunëtor i drejtësisë, është konsideruar si një nga personazhet më të frikshëm të krimit në vitet e fundit.

Por si ka qenë Nuredin Dumani më shumë se 1 dekadë më parë? Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar në rrjet një seri fotosh, ndërsa ato i shoqëron me një postim, ku tregon se çfarë ndodhte me Dumanin në fillimin e “karrierës” së tij kriminale.

Vrasësi” Dumani para se të bëhet “VIP”

Ky që shikoni është Nuredin Dumani, 14 vite më parë, në fillim të “karrierës” së tij kriminale! Siç duket në këto foto, ai është 23 vjeç dhe duket i lumtur me tetë tufat e parave, të siguruara ndoshta nga ndonjë “kotec” i vjedhur! Në atë kohë, në kartelën e policisë, Dumani njihej si grabitës pulash, i ndonjë shtëpie fshati ku kishte të moshuar, apo shtepi të ndonjë tregtari, biznesi ose kambisti të zonës! Ende nuk kishte filluar “karrierën” si vrasës, pasi në atë kohë ishte thjesht një “çerr” i Talo Çelës nga Sinaballaj e Rrogozhinës!

Nga fotot duket qartë se Dumani, sot i akuzuar për 12 vrasje dhe i dyshuar gjithashtu për vrasjen me tritol të të pafajshmit Enea Thomallari, mburret me tufat e parave që, me shumë mundësi, në atë kohë ka grabitur ndonjë kambisti ose shtëpi të ndonjë tregtari. Duket qartë që katër nga tetë tufat e lekëve janë të mbështjellë me shiritin e bankës dhe të firmosura nga një punonjës bankar.

Këto foto janë shkrepur më 22 shtator 2010, mes orës 18:21 dhe 18:22 minuta, siç duket brenda ambienteve të një shtëpie modeste, ndryshe nga kushtet që sot vrasësi i 12 personave dhe bashkëpunëtori i drejtësisë ka brenda ambienteve të qelisë!

Nëse shikon me kujdes këto foto, ato tregojnë shumë për gjendjen e tij psikologjike! Ai duket i eksituar që ka siguruar tufat e parave, me të cilat pozon për t’i ruajtur si kujtim fitimet e krimeve të para të tij! Në foton nr. 1, përveç fotografimit të vetes, ai është kujdesur të shkrepë aparatin edhe në momentin e ndarjes së fitimit me të tjerët. Në foton nr. 2, Nuredin Dumani duket se ndan tufën e parave me vëllanë e tij, Dashnor Dumani, tashmë i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë të ndodhur në 2018 në Bradashesh të Elbasanit. Ndërsa në foton nr. 3, Nuredin Dumani shfaqet duke dorovitur një person tjetër, që duket se është “punëtor” i tij në planet kriminale.

Pra, 14 vite më parë, bashkëpunëtori i drejtësisë sot siguronte tufa me lekë, pasi ishte vetëm një hajdut i rëndomtë dhe i pa kuotuar ende në “bursat” kriminale të vrasjeve me pagesë! Ndërkohë, vetëm pak vite pas shkrepjes së këtyre fotove, Dumani u rekrutua si vrasës nga shefi i tij, Talo Çela. Më pas rezultoi, edhe nga bisedat e ndryshme në SkyEcc, se vrasësi i 12 personave nuk bënte pazare më me lekë, por vetëm me euro dhe shuma të mëdha! Ai arriti deri në atë pikë sa, nga delitantizmi i tij, pretendonte në bisedat e SkyEcc se do i vendoste gjobë specialistit të gjobëvënies, Emiljano Shullazi, etj! shkruan Vezaj.

/a.r

Next Post
Ilir Meta, i armatosur gjatë momentit të arrestimit? Flet Tedi Blushi: Për një orë nuk e…

Ilir Meta, i armatosur gjatë momentit të arrestimit? Flet Tedi Blushi: Për një orë nuk e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

November 7, 2026
Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

November 7, 2026
Shkulën gjithçka, përveç Ramës

Shkulën gjithçka, përveç Ramës

November 7, 2026
Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

November 7, 2026
Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

November 7, 2026
Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

November 7, 2026
Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

November 7, 2026
Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

November 7, 2026
SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In