• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ky është kryeministri i ri irlandez, homoseksual dhe fëmijë emigrantësh

by Java News
03/06/2017 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

​ 38-vjeçari Leo Varadkar pritet të bëhet kryeministri i ardhshëm i Republikës së Irlandës, pasi fitoi zgjedhjet për lidershipin e partisë Fine Gael. Varadkar do të jetë gjithashtu lideri i parë homoseksual dhe më i ri në moshë në vend. Ai mundi rivalin e tij, ministrin e Brendshëm, Simon Coveney, me 60 për qind të votave dhe do të pasojë në këtë detyrë Enda Kenny, si lider i partisë së qendrës së djathtë brenda pak javësh. Varadkar është fëmi i një infermiereje irlandeze dhe një doktori nga India dhe pjesa dërrmuese e mediave britanike është fokusuar tek origjina dhe seksualiteti i tij. Ish-kryeministrja e Irlandës së Veriut, Arlene Foster e uroi atë në telefon e po ashtu bëri edhe kryeministrja britanike Theresa May, transmeton tch.

Duke folur në përfundim të procesit zgjedhor, lideri i ri i Fine Gael tha se ndihej i nderuar që u zgjodh për të përballuar “sfidën e madhe” që ka përpara, të cilën, siç tha, do ta kryejë me përulje.

“Nëse zgjedhja ime tregon diçka, ajo është se paragjykimet nuk kanë vend në këtë Republikë”, tha Varadkar.Ai foli edhe për prejardhjen e tij. “Kur im atë udhëtoi 5 mijë milje për të ndërtuar një shtëpi të re në Irlandë, nuk besoj se e kishte menduar se i biri mund të rritej dhe të bëhej lidër”, u shpreh Varadkar. “Tani shpresoj që çdo fëmi që rritet në Irlandë të më shohë dhe të mendojë se në këtë vend nuk ka post të cilin nuk mund ta arrijë”, shtoi ai. (b.an)

Next Post
Nishani në takimin e Berlinit: Në Shqipëri liderët fetarë janë të bashkuar

Nishani në takimin e Berlinit: Në Shqipëri liderët fetarë janë të bashkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com