• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani në takimin e Berlinit: Në Shqipëri liderët fetarë janë të bashkuar

by A R
03/06/2017 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bujar Nishani mori pjesë në Takimin e 22-të Ndërkombëtar të Berlinit të organizuar nga Bundestagu i Gjermanisë dhe Shoqata gjermane për Bashkëpunim e Mirëkuptim mes Njerëzve.

Në këtë edicion të 22-të, morën pjesë liderë e personalitete të shumta gjermane apo të huaja, të politikës, besimeve të ndryshme fetare, botës akademike e shkencës, si dhe përfaqësues të biznesit. Nga Shqipëria morën pjesë gjithashtu edhe përfaqësuesit e komunitetit mysliman, të Kishës Katolike e Ortodokse, të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, si dhe të Vëllazërisë Ungjillore.

Kreu i Shtetit theksoi se marrëdhëniet ndërnjerëzore, me gjithë arritjet e paimagjinueshme në intesfikimin e komunikimit dhe të bashkëpunimit, si dhe në fushën e të drejtave të njeriut, po cënohen nga terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm, populizmi, fuqizimi i rrymave anarkiste, si dhe shtoi se, “vëmendja kryesore e politikës dhe e shoqërive tona sot është tërësisht e përqendruar në gjetjen e rrugëve të bashkëpunimit e koordinimit për një botë më të sigurt, si për shoqërinë aktuale ashtu edhe brezat që vijnë pas”.

Kreu i Shtetit duke përgëzuar praninë e përfaqësuesve të besimeve të ndryshme fetare në këtë takim, evidentoi edhe rolin e madh që luajnë komunitetet fetare dhe krerët e përfaqësuesit e tyre në Shqipëri për adresimin e fenomenit të terrorizmit dhe të ektremizmit të dhunshëm, si dhe bashkëpunimit të strukturave shtetërore me këto komunitete për çkurajimin e elementëve të radikalizuar.

“Krerët e bashkësive fetare në Shqipëri kanë kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të koordinuar në këtë drejtim dhe kanë dhënë një ndihmesë shumë të vyer për të gjithë shoqërinë shqiptare. Edhe prania e tyre sot këtu në Berlin, flet shumë. Për çështje të tilla madhore, ata janë gjithmonë bashkë e solidarë. Kjo duhet të na motivojë edhe ne politikanët për të ndërtuar struktura solide për të ardhmen e sigurt të brezave që do vijnë.” – theksoi Presidenti Nishani.

Presidenti Nishani i njohu të pranishmit edhe mbi eksperiencën e veçantë të Shqipërisë, jo vetëm sa i përket pranisë së disa besimeve kryesore fetare, por për traditën e madhe e shumëshekullore të bashkëjetesës, harmonisë dhe respektit reciprok mes këtyre besimeve, duke i konsideruar si shtyllat e qëndrueshmërisë së shtetit dhe vlera të patjetërsueshme të shoqërisë shqiptare në tërësi. Si shembull të tolerancës, por edhe dy institucioneve të rëndësishme të shoqërisë shqiptare, atë të Besës dhe Mikpritjes, Presidenti Nishani përmendi për të pranishmit strehimin dhe mikpritjen që shqiptarët i ofruan gjatë Luftës së Dytë Botërore shumë hebrenjve që ndjeheshin të kërcënuar në vende të tjera të Evropës.

Kreu i Shtetit, gjatë vizitës në Berlin u takua edhe me Presidentin e Bundestagut, Dr. Norbet Lammert, të cilin e siguroi për vijimin me vendosmëri të procesit të reformave nga institucionet shqiptare, ku ndër më kryesoret mbetet zbatimi i reformës në drejtësi, Presidenti Nishani theksoi se, pavarësisht sfidave që po kalon BE, aktualisht Shqipëria beson fort dhe e konsideron integrimin në Bashkimin Evropian si një proces tejet të rëndësishëm për përmbushjen e standardeve më të mira evropiane dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. “Është shumë e rëndësishme që të mbahet procesi aktiv, pasi është mekanizmi më i mirë për të arritur standardet, por edhe për përmirësimin e marrëdhënieve mes vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.” – u shpreh Presidenti Nishani.

Next Post
FOTOT/ Mbrëmja VIP, vajza bukuroshe e Majlinda Bregut tërheq vëmendjen

FOTOT/ Mbrëmja VIP, vajza bukuroshe e Majlinda Bregut tërheq vëmendjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In