• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ky është i vetmi shtet në Europë që nuk është i prekur nga kriza energjetike

by
20/09/2022 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shkak të luftës në Ukrainë dhe një rreziku real të ndërprerjes së furnizimeve energjetike nga Rusia, Norvegjia është shndërruar në furnizuesen e parë me gaz të Bashkimit Evropian, që prej muajsh po përpiqet të diversifikojë burimet e furnizimit, në mënyrë që të reduktojë gjithnjë e më shumë varësinë e tij nga Rusia.

Norvegjia, një vend anëtar i NATO-s, por jo i Bashkimit Evropian, ka arritur të rrisë me shpejtësi prodhimin dhe të plotësojë një nevojë në rritje për zëvendësimin e gazit rus. Dhe për momentin por arkëton fitime të mëdha. Norvegjia është eksportuesja e shtatë më e madhe e naftës në botë, dhe e katërta më e madhe e gazit.

Sipas të dhënave nga instituti statistikor norvegjez, në 8 muajt e parë të këtij viti eksportet e gazit arritën vlerën e 775 miliardë koronave norvegjeze, rreth 77 miliardë euro, ose 315 për qind më shumë se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Në muajin gusht, eksportet e gazit arritën maksimumin e tyre historik:176 miliardë korona norvegjeze, ose 17 miliardë euro, gati 40 për qind më shumë se një muaj më parë, dhe 360 për qind më shumë se në gushtin e vitit 2021.

Në vitin 2021, Norvegjia eksportoi afro 113 miliardë metra kub gaz në Bashkimin Evropian dhe ishte furnizuesja e dytë pas Rusisë, e cila shiti 155 miliardë metra kub. Ndërkohë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ajo është bërë furnizuesja më e madh e Bashkimit Evropian.

Që nga fillimi i vitit, Oslo ka eksportuar gaz për një vlerë prej 60 miliardë eurosh, pothuajse 80 për qind të të gjithë eksporteve të gazit, dhe 304 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Por Norvegjia shtoi jo vetëm vëllimin e shitjeve, por ka përfituar edhe nga çmimet teje të larta të lëndëve të para.

Në gusht, fitimet e saj ishin më shumë se 4 herë më të larta se në vitin 2021, krahasuar me vëllimet e shitjeve, që u rritën me vetëm 12.8 për qind. Qeveria norvegjeze parashikon se të ardhurat e nga nafta dhe gazi do të arrijnë në 100 miliardë euro këtë vit, një shifër kjo e jashtëzakonshme.

Po ashtu janë rritur edhe eksportet e naftës. Që nga fillimi i vitit, Norvegjia ka eksportuar 35 miliardë euro naftë, ose 61 për qind më shumë se vitin e kaluar. Duke pasur parasysh perspektivat e larta të fitimeve, Norvegjia pret që të ruajë nivelet aktuale të prodhimit të gazit deri në vitin 2030, njoftoi Ministri norvegjez i Energjisë, Terje Aasland, në fundin e muajit gusht.

Reduktimi i mëtejshëm i gazit rus në Bashkimin Evropian javët e fundit, e ka bërë këtë vend thelbësor për furnizimin e kontinentit Aq sa Komisioneri Evropian për Energjinë, KadriSimson, deklaroi një konferencë për shtyp se së bashku me Norvegjinë po përpiqen të krijojë një linjë të qëndrueshme dhe në rritje të furnizimit, duke kërkuar në këmbim që vendet e BE-së ta blejnë lëndën e parë me një çmim më të ulët, në krahasim me atë të tregut.

Kjo dinamikë ka nxjerrë më në pah një paradoks që në fakt ekziston prej vitesh. Norvegjia po pasurohet falë eksporteve të lëndëve djegëse fosile, ndërkohë që është një nga vendet më të përparuara sa i përket burimeve të rinovueshme.

Por kriza energjetike në Bashkimin Evropian, e ka shtuar presionin që Norvegjia të rrisë më tej prodhimin e gazit dhe naftës, me kërkime të reja edhe në zona të ndjeshme, të kontestuara nga ambientalistët, si në Detin Barenc. Kjo dilemë ka pasoja në debatin e brendshëm politik, që u shfaq edhe në fushatën elektorale të vitit 2021.

Në realitet, përveç të Gjelbërve dhe të Majtës Socialiste, asnjë nga partitë kryesore nuk kërkoi që t’i jepet fund eksplorimeve për burime të reja, si për shkak të pasojave të mundshme tek punësimi, por edhe sepse të ardhurat nga gazi dhe nafta mund të financojnë zhvillimin e energjisë së pastër në vend. /“Il Post”/

/e.d

Next Post
“Vend lider në teknologjinë e…!”/ Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, Balluku i kërkon “një dorë” ndihmë Kanadasë

"Vend lider në teknologjinë e...!"/ Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, Balluku i kërkon “një dorë" ndihmë Kanadasë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet fluksi i turistëve në zonat malore, operatorët: Thethi dhe Lumi i Shalës, destinacionet më të kërkuara

Rritet fluksi i turistëve në zonat malore, operatorët: Thethi dhe Lumi i Shalës, destinacionet më të kërkuara

July 8, 2026
VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte

VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte

July 8, 2026
Shitja e avionëve F-35 për Turqinë përplas Trumpin me Netanyahun

Shitja e avionëve F-35 për Turqinë përplas Trumpin me Netanyahun

July 8, 2026
“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

July 8, 2026
Përshkallëzim i ri në Lindjen e Mesme/ Irani godet bazat amerikane në Bahrein dhe Kuvajt pas sulmeve të SHBA-së

Përshkallëzim i ri në Lindjen e Mesme/ Irani godet bazat amerikane në Bahrein dhe Kuvajt pas sulmeve të SHBA-së

July 8, 2026
SPAK godet një grup të strukturuar kriminal ndërkombëtar, sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro

Trafikuan mbi 8.1 ton drogë nga Amerika Latine drejt Europës, SPAK dërgon për gjykim 15 persona

July 8, 2026
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, Rama: Ditë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër

4 mln euro për koncertin e Kanye West, Rama: Për të mos dëmtuar imazhin e vendit. Do sjellë mbi 100 milionë euro përfitime ekonomike

July 8, 2026
“Science Post”: Nga simbol i izolimit në atraksion turistik: Bunkerët që shënuan historinë e Shqipërisë

“Science Post”: Nga simbol i izolimit në atraksion turistik: Bunkerët që shënuan historinë e Shqipërisë

July 8, 2026
Marine Le Pen nuk tërhiqet: Jam kandidate për zgjedhjet presidenciale!

Marine Le Pen nuk tërhiqet: Jam kandidate për zgjedhjet presidenciale!

July 8, 2026
Nga India te Filipinet, në një vit në Shqipëri u regjistruan mbi 18 mijë punëtorë të huaj

Nga India te Filipinet, në një vit në Shqipëri u regjistruan mbi 18 mijë punëtorë të huaj

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In