• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vend lider në teknologjinë e…!”/ Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, Balluku i kërkon “një dorë” ndihmë Kanadasë

by Java News
20/09/2022 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka takuar ambasadoren e Kanadasë për Shqipërinë, Elisa Goldberg. Përmes një postimi në Facebook, Balluku bën me dije se pjesë e diskutimit ka qenë edhe sulmi kibernetik.

Ministrja e Infrastrukturës njofton se ka shprehur gatishmërinë për të mirëpritur mbështetjen e Kanadasë në sigurinë kibernetike.

Balluku: “Kënaqësi të mirëprisja Elisa Goldberg, ambasadoren e Kanadasë për Shqipërinë. Shkëmbyem mendime për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Si një vend lider në teknologjinë e informacionit dhe sigurinë kibernetike, shpreha gatishmërinë për të mirëpritur mbështetjen e Kanadasë në këtë sektor të rëndësishëm. Diskutuam gjithashtu edhe mbi energjinë, ku dy vendet tona kanë pak a shumë sisteme të ngjashme energjetike dhe në këtë pikë eksperienca dhe ekspertiza e tyre është një ndihmë e vyer per ne. E bindur se në të ardhmen e afërt do të kemi një bashkëpunim akoma edhe më të mirë mes dy vendeve tona.”

Sulmi i parë kibernetik ndaj Shqipërisë ndodhi në korrik të këtij viti, ndaj portaleve shtetërore të shërbimeve online. Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptarë, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Nuk vonoi shumë dhe brenda 2 muajsh ndodhi sulmi i dytë. Më 10 shtator, u sulmua sistemi TIMS duke paralizuar për më shumë se 24 orë shërbimin në pikat e kalimit kufitar.

Prokuroria bën me dije se sulmi ndaj sistemit TIMS që menaxhohet nga ministria e Brendshme dhe sulmi kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-it po hetohen bashkë. Kjo pasi dy veprimet janë kryer me të njëjtën tipologji dhe sulmi kibernetik ka ardhur nga i njëjti burim./m.j

Next Post
Shpërthim i fuqishëm / 8 të plagosur, tre prej tyre në gjendje kritike për jetën në Çikago

Shpërthim i fuqishëm / 8 të plagosur, tre prej tyre në gjendje kritike për jetën në Çikago

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“O plak maskara!”, Balla publikon pamjet e sulmit ndaj selisë së PS-së: Sali, prapë i solle zjarrvënësit!?

“O plak maskara!”, Balla publikon pamjet e sulmit ndaj selisë së PS-së: Sali, prapë i solle zjarrvënësit!?

October 24, 2026
Pamjet e protestuesve të maskuar në selinë blu, Basha: PD rrezikon pasoja të rënda me ndërkombëtarët

Pamjet e protestuesve të maskuar në selinë blu, Basha: PD rrezikon pasoja të rënda me ndërkombëtarët

October 24, 2026
Sulmohet selia e PS-së, protestuesit i vënë flakën kioskës në qendër, fishekzjarrë edhe drejt efektivëve te Banka e Shqipërisë

Sulmohet selia e PS-së, protestuesit i vënë flakën kioskës në qendër, fishekzjarrë edhe drejt efektivëve te Banka e Shqipërisë

October 24, 2026
“Digjni dy bizneset e mëdhaja në mes të Tiranës”, dalin SMS-të që udhëzojnë protestuesit për të shkaktuar dhunë

“Digjni dy bizneset e mëdhaja në mes të Tiranës”, dalin SMS-të që udhëzojnë protestuesit për të shkaktuar dhunë

October 24, 2026
Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

October 24, 2026
Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

October 24, 2026
Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

October 24, 2026
Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

October 24, 2026
Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

October 24, 2026
Ndryshimi i ri i Partisë Socialiste

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In