• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

KVV: Mungon transperenca financiare e partive

by
01/08/2015 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë përmes një deklarate ka ngritur shqetësimin në lidhje me financimin e fushatës zgjedhore prej subjekteve politike. “Transparenca financiare e fushatës zgjedhore është e lidhur ngushtë me parime të së drejtës si “barazia e armëve” apo parime të demokracisë si “garimi i ndershëm”.

Këto parime shërbejnë si garanci në përpjekjen për të zgjedhur drejtues që nuk janë nën influenca financiare të jashtëligjshme, por në vendosjen e vullnetit të plebishitit. Për këtë shkak transparenca e shpenzimeve dhe të ardhurave të partive politike përbën një pjesë jo vetëm burokratike të procesit zgjedhor, i cili duhet theksuar se është në vetvete më shumë sesa thjesht nxjerrja e shumatoreve të fletëve të votimit nga tërë kutitë zgjedhore në rang vendi”, thuhet në deklaratën e Vëzhguesve Vendorë.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, e ka ngritur problematikën e transparencës financiare të partive politike në vijësimi, që prej Reformës Zgjedhore të vitit 2012, duke i bërë thirrje operatorëve zgjedhorë që të tregojnë një kujdes të veçantë në këtë pikë si dhe një tolerancë zero përballë mozbatimit të ligjit. Fushatat zgjedhore të subjekteve kryesorë politikë në opinionin publik dhe prej organizmave monitorues janë kritikuar si tepër të kushtueshme, krahasimisht me realitetin ekonomik që kalon Shqipëria.

Kjo është shoqëruar me pikëpyetje dhe kritika në lidhje me ligjshmërinë e burimeve financiare ku janë mbështetur këto fushata zgjedhore. “Mungesa e transperencës financiare prej vetë subjekteve zgjedhore, mos efikasiteti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si institucioni përgjegjëse dhe niveli tejet i ulët i zbatimit të ligjit, i kanë forcuar pikëpyetjet dhe shqetësimin mbi financat e subjekteve zgjedhore. Në periudhën e regjimit elektoral, periudhën zgjedhore, që parapriu Zgjedhjet Vendore të 21 Qershorit 2015, një shqetësim që u ngrit gjerësisht nga aktorë të brendshëm dhe ndërkombëtarë ishte dekriminalizimi i kandidatëve dhe i të zgjedhurve të ardhshëm për pushtetin vendor.

Një frymë që me të drejtë i adresohej një shqetësimi madhor, por ishte e pabazuar në rregullimin që bën aktualisht legjislacioni zgjedhor shqiptar. Mekanizmi që rreket të sigurojë garanci për mos zhvillimin e fushatave të kushtueshme dhe për të mbajtur larg figurat e inkriminuara, është bërja transparente e financave të partive politike”, vijon deklarata.

Sipas KVV­së, kontrolli financiar i partive politike shqiptare vuan prej një niveli të lartë moszbatimi dhe mosrespektimi të ligjit. “Mosdorëzimi në kohë dhe i plotë i raporteve vjetore vetëdeklaruese të financave prej partive politike; auditimi jo profesional dhe jo i plotë i ekspertëve kontabël të caktuar për auditimin e shpenzimeve; dhe mos marrja e masave administrative dhe mos investimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në kontrollimin e financave, janë tre pikat më nevralgjike të mosfunksionimit të kontrollit financiar. Vetë ligji financiar është në përpjekje të vazhdueshme për t’i qendruar dinamikës që ka natyrshëm kjo sferë. Më e theksuar bëhet kjo përpjekje kur bëhet fjalë për financat partike, të cilat prekin ndjeshmëri dhe influenca të forta shoqërore. Legjislacioni shqiptar duhet thënë se ka mangësi dhe ka vend për përmirësime të mëtejshme, ashtu sikundër duhet pranuar se kuadri ligjor në fuqi është i mjaftueshëm për të bërë transparencën e financimit të partive politike”, shprehet KVV

Next Post

Ermal Mamaqi poston një foto të "tmerrshme"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shteti nuk behet me kërrcunj Doktor

Shteti nuk behet me kërrcunj Doktor

April 16, 2026
Taulant Balla padit për shpifje Sali Berishën, zbardhen detajet nga padia

Taulant Balla padit për shpifje Sali Berishën, zbardhen detajet nga padia

April 16, 2026
SHBA nis operacionin për pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit

SHBA nis operacionin për pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit

April 16, 2026
Kamëz/ Qëlluan me sende të forta një person duke e plagosur rëndë, merr fund arratia e dy autorëve

Kamëz/ Qëlluan me sende të forta një person duke e plagosur rëndë, merr fund arratia e dy autorëve

April 16, 2026
Masakra e 21 janarit/ Xhaxhai i Aleks Nikës kërkon ndihmë nga deputetët në Kuvend: Hetimet po zvarriten, rezolutë për SPAK

Masakra e 21 janarit/ Xhaxhai i Aleks Nikës kërkon ndihmë nga deputetët në Kuvend: Hetimet po zvarriten, rezolutë për SPAK

April 16, 2026
Tragjedi në Kosovë! Shpërthen bombola e gazit, humbin jetën babai me dy fëmijët

Tragjedi në Kosovë! Shpërthen bombola e gazit, humbin jetën babai me dy fëmijët

April 16, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Jakova” në zonën e Bregut të Lumit, Ristani: Gati për të mirëpritur 500 fëmijë

Transformohet shkolla “Kolë Jakova” në zonën e Bregut të Lumit, Ristani: Gati për të mirëpritur 500 fëmijë

April 16, 2026
Papa kritika ndaj udhëheqësve që “investojnë në luftë”: Bota u shkatërrua nga një grusht tiranësh

Papa kritika ndaj udhëheqësve që “investojnë në luftë”: Bota u shkatërrua nga një grusht tiranësh

April 16, 2026
“Duke përsëritur mësimet”! Rama reagon nga Roma, në prag të takimit me Melonin

“Duke përsëritur mësimet”! Rama reagon nga Roma, në prag të takimit me Melonin

April 16, 2026
“Tërbim ekonomik”, SHBA-të nisin sanksionet e reja që synojnë regjimin iranian dhe Hezbollahun

“Tërbim ekonomik”, SHBA-të nisin sanksionet e reja që synojnë regjimin iranian dhe Hezbollahun

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In