Shefi i kuzhinës së një programi për gatim në një televizion sllovak, kapet duke marrë një vijë kokainë, në transmetim direkt. L’ubomir Herko shikohet duke përgatitur një vijë kokainë me kartelë, ndërsa shihet afër edhe një bankënotë e mbështjellë.
E kur ai e sheh kameramanin, mundohet t’ia bëjë me shenjë, por tashmë ishte shumë vonë. Ky incident ka ndodhur në emisionin sllovak “Telerano” në televizionin “Markiza”, raporton Koha.net
Një perfaqesues i emisionit tha se e gjitha ishte nje shaka, por e papranueshme per nje emision te tille. Ai shtoi se do te kete pasoja serioze per kete veprim jo etik.