Kuvendi ka zgjedhur mes tensionesh Kryeprokuroren e Përkohshme. Me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim, deputetët e maxhorancës kanë zgjedhur Arta Markun si Kryeprokurore të Përkohshme.
Gjatë kohës së votimit deputetët e PD, Flamur Noka dhe Ervin Salianji hidhni tymuese.
Sipas një skenari të parapergatitur deputetët e PD kanë hedhur tymuese në Kuvend duke shkaktuar probleme.
Ndërkaq deputetët kanë vijuar votimin ne keto kushte te veshtira. Nga ana tjeter protestues te PD- LSI po tentojne te hyne me force ne Kuvend.
Kryeprokurorja e re është betuar në kushte ‘lufte’, ndërsa opozita hidhte tymuese dhe kishte bllokuar foltoren.