• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite miratimi i anëtarëve të komisioneve parlamentare..

by Os De
24/09/2025 08:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi do të mblidhet sot për seancën e radhës plenare, pas asaj të 18 shtatorit, ku qeveria e re u votëbesua brenda vetëm 25 minutave, për shkak të kaosit të krijuar nga opozita. Seanca do të nisë në orën 10:00, me rend dite votimin e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare. 

Deri më tani janë miratuar vetëm kryetarët dhe nënkryetarët e propozuar nga PS, ndërkohë që komisionet kanë mbetur jo funksionale për shkak të mungesës së përfaqësuesve të opozitës. Pas bllokimit që krijoi, PD njoftoi një ditë më parë se kishte dorëzuar emrat për 4 komisionet parlamentare që i takojnë asaj të drejtojë. 

PD i kishte caktuar më herët drejtuesit e këtyre komisioneve, si edhe nënkryetarët për ato që drejtohen nga mazhoranca, por nuk i kishte depozituar zyrtarisht në Kuvend, për shkak të kundërshtisë për rregulloren e re. 

Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka nuk do të jenë në këtë seancë pasi u përjashtuan për 10 ditë si ndëshkim për kaosin që shkaktuan në seancën ku u votëbesua kabineti i ri qeveritar.
Një ditë më parë, demokratët iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese për ta kundërshtuar këtë rregullore, e cila parashikon ndarjen e re të komisioneve parlamentare, si dhe për të kundërshtuar krijimin e ministres virtuale Diella. Sipas demokratëve, dekreti i Bajram Begajt që autorizonte kryeministrin Edi Rama për funksionimin e ministres virtuale, bie ndesh me kushtetutën. 

KOMISIONET NËN DREJTIMIN E PS DHE EMRAT E KRYETARËVE: 

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Do të drejtohet nga Milva Ekonomi 

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Do të drejtohet nga Ulsi Manja 

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – Do të drejtohet nga Bledi Çuçi 

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Do të drejtohet Anila Denaj 

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Do të drejtohet Blendi Klosi  

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme – Do të drejtohet nga Igli Hasani 

Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale – Do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj 

KOMISIONET NËN DREJTIMIN E PD: 

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet – Do të drejtohet nga Luçiano Boci, Evis Kushi (PS) Nënkryetare 

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale- Do të drejtohet nga Bardh Spahia, Eduard Shalsi (PS) Nënkryetar 

Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Do të drejtohet nga Jorida Tabaku, Iris Luarasi  (PS)  Nënkryetare 

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Do të drejtohet nga Ina Zhupa, Erjon Malaj (PS)  Nënkryetar 

 

Next Post
Dash Sula: Opozita do fëlliqej po të garonte për Bashkinë e Tiranës! Kë do nxjerrin? Flamurin apo Albanën që s’kanë bërë kurrë garë

Dash Sula: Opozita do fëlliqej po të garonte për Bashkinë e Tiranës! Kë do nxjerrin? Flamurin apo Albanën që s'kanë bërë kurrë garë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Klevis Balliu: Sapo të fitojmë, do t’i arrestojmë socialistët dhe do t’u marrim pasuritë!

Klevis Balliu: Sapo të fitojmë, do t’i arrestojmë socialistët dhe do t’u marrim pasuritë!

December 22, 2025
Mbreti i Panairit

Burrat e dheut

December 22, 2025
Çështja “Balluku”, Bardhi: Do të marrim pjesë te Këshilli i Mandateve

Protesta, Bardhi: Shoqëria shqiptare ka ende zemër, ka ende guxim dhe e do ndryshimin

December 22, 2025
Disiplina zbulon vendimet, Flamurtari dënohet për hyrjen e tifozëve në stadium

Disiplina zbulon vendimet, Flamurtari dënohet për hyrjen e tifozëve në stadium

December 22, 2025
Këlliçi thirrje Ramës: Jep sot dorëheqjen! Pallati jot i korrupsionit është në zi

Këlliçi thirrje Ramës: Jep sot dorëheqjen! Pallati jot i korrupsionit është në zi

December 22, 2025
“Nuk më përjashton dot njeri”, Salianji: Sot jam këtu për protestë, por do të vazhdoj foltoret e mia

“Nuk më përjashton dot njeri”, Salianji: Sot jam këtu për protestë, por do të vazhdoj foltoret e mia

December 22, 2025
Shqipërisë i mungon e djathta

‘Shpërthen’ analisti: Berisha të largohet, është i vetmi nder që mund t’i bëjë vendit

December 22, 2025
Protesta e PD, Luan Baçi nuk përjashton mundësinë e agravimit të situatës: Vendosin…

Protesta e PD, Luan Baçi nuk përjashton mundësinë e agravimit të situatës: Vendosin…

December 22, 2025
LIVE! Berishën e përcjellin në shesh me fishekzjarre, nis me vonesë protesta e opozitës

LIVE! Berishën e përcjellin në shesh me fishekzjarre, nis me vonesë protesta e opozitës

December 22, 2025
FOTOLAJM / Protesta para Kryeministrisë, në shesh Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

FOTOLAJM / Protesta para Kryeministrisë, në shesh Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In