• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi rrëzon dy dekrete të Metës, miratohet fondi për partitë pjesëmarrëse në zgjedhje

by A R
15/02/2021 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti miratoi në seancën e sotme plenare 2 projektligje, por ama rrëzoi edhe dy dekrete të Presidentit Ilit Meta, të cilat ky i fundit i kishte kthyer për rishqyrtim.

I pari që u bllokua nga votat e mazhorancës ishte dekreti për taksat kombëtare, i kthyer nga Presidenti më 11 Janar. Më pas, të njëjtin fat pati edhe dekreti për miratimin e niveleve të tarifës doganore.

“Të dy dekretet e ardhura nga Presidenti i Republikës u rrëzuan. Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11.912, datë 11.01.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 151/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar”” mori 14 vota pro, 77 kundër dhe 9 abstenim, ndërsa dhe dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11.915, datë 14.01.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 168/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9981, datë 8.9.2008 “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore” të ndryshuar”” mori 13 vota pro, 79 kundër dhe 10 abstenim”. 

Me 84 vota pro, 14 kundër dhe 5 abstenim deputetët e mazhorancës miratuan fondin për financimin e partive në zgjedhjet e 25 Prillit. ME 83 vota pro kaloi projektligji për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Ndërkohë dritën jeshile nga Kuvendi morën projektligjet për disiplinën në Forcat e Armatosura dhe ndryshimet në ligj për shëndetin mendor.

“Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 173/2014 “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” plotësonte disa mangësi të vërejtura gjatë kohës së tij të zbatimit, duke garantuar përmirësimin e funksionimit të Forcave të Armatosura, rendin dhe disiplinën e ushtarakëve të Forcave të Armatosura përmes përcaktimit të një liste të alternativave të shkeljeve që mund të kryen gjatë ushtrimit të detyrës nga ushtarakët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë së bashku me listimin e disa lloje  masash disiplinore për secilën shkelje. Ky projektligj gjeti mbështetjen e diskutantit në emër të grupit të Partisë Socialiste, z. Xhemal Qefalia dhe në fund të diskutimeve, u miratua me 83 vota pro, 13 kundër dhe 5 abstenim”, thuhej në një njoftim të Kuvendit.

Ndërkohë projektligji për shëndetin mendor gjeti mbështetjen me 91 vota pro, 12 kundër dhe 1 abstenim.

/a.r

Next Post
‘Tërmeti dhe pandemia togëfjalëshi i 2020-ës’/ Denaj: Qeveria shqiptare reagoi me shpejtësi dhe efektivitet

Taksat kombëtare/ Denaj: Ndërmorëm lehtësi fiskale në ndihmë të sektorit minerar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Martin Leka: Kemi problem me “republikën e prokurorëve”, institucionet duhet të kenë dinjitet

October 5, 2026
“Situata në Kosovë u përshkallëzua në orët e fundit”, Ish-ministri: Kurti e lidhi Gjykatën Speciale me votën për Presidentin

“Situata në Kosovë u përshkallëzua në orët e fundit”, Ish-ministri: Kurti e lidhi Gjykatën Speciale me votën për Presidentin

October 5, 2026
Dha dorëheqjen si Sekretare e shtypit të Trumpit, Leavitt i bashkohet Fox News

Dha dorëheqjen si Sekretare e shtypit të Trumpit, Leavitt i bashkohet Fox News

October 5, 2026
Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

October 5, 2026
Kim Kardashian mburret me prindërimin: Jam një prind mesatarisht strikt, punësoj 5 dado në total

Kim Kardashian mburret me prindërimin: Jam një prind mesatarisht strikt, punësoj 5 dado në total

October 5, 2026
Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com