• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi që vulosi ndarjen e PD-së

by Preç Zogaj
04/05/2022 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Pas kuvendit të së shtunës së kaluar ka mbetur edhe një formalitet i fundit, zgjedhja e kryetarit, për të përmbushur procesin e rithemelimit të PD-së si një parti sovraniste konservatore, siç e ka përcaktuar disa herë Sali Berisha. Ku sovranizmi, i paqartë se ku rreh realisht, synohet të jetë përmbajtje dhe thelb i saj. Ndërsa konservatorizmi një etiketë. Sikurse në stacionet e mëparshme ku ka kaluar ky proces disamujor, zgjedhja e kryetarit pas katër javësh nuk ngërthen asnjë lloj pritshmërie tjetër veç asaj që dihet: kryetari është Berisha. Me të drejtë. Pa i hyrë në hak asnjë prej mbështetësve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Po të mos ishte një formalitet statusor, votimi i tij do të ishte i panevojshëm.

Gjykata e Apelit do të vendosë kush do të mbajë ligjërisht emrin dhe vulën e asaj që për më shumë se tridhjetë e një vjet është quajtur PDSH. Vendimi në fjalë ka rëndësi për të sanksionuar vlerën që ka statuti i Partisë si ligji themelor që rregullon funksionimin e saj. Por jo në pikëpamje të rezultatit që ka zyrtarizuar tashmë lëvizja e Berishës pas shpalljes së tij non grata nga SHBA vitin e kaluar.

PD është ndarë në dy grupime politike. Grupi i Rithemelimit dhe grupi i PD-së zyrtare (quhet kështu sa pa dalë vendimi i Apelit), që drejtohet nga kryetari në detyrë, Enkelejd Alibeaj. Ndarja kishte nisur që në krye të herës, tetë muaj më parë. Kuvendi i së shtunës e vulosi. Berisha mori pjesën e tij nga e tëra. Ndarja është reale, përmbajtjesore, dukshëm përtej kufijve të diversitetit të mendimeve brenda një partie. Vija kryesore ndarëse është ajo e raporteve me SHBA-të. Dëshmia më e qartë është mosmarrja pjesë e shumicës së deputetëve të Grupit Parlamentar Demokrat në Kuvendin e Berishës.

Këta deputetë kanë kundërshti të ndryshme me njëri-tjetrin, por përkundrejt rithemelimit berishist i mban të bashkuar bindja e gjithsecilit për të mbajtur marrëdhënie të hapura e të ngushta me SHBA në vend të izolimit prej tyre. Marrëdhëniet me SHBA nuk janë e vetmja vijë ndarëse mes dy grupeve në PD. Nuk ka asnjë garanci se Partia Popullore Europiane (PPP), grupimi më i madh politik i partive të qendrës së djathtë në Europë, ku bën pjesë prej vitesh PDSH, do të jetë indiferente ndaj një PD të drejtuar apo zotëruar nga një non grata.

Pa përjashtuar tjetrën që duke e rithemeluar si parti sovraniste-konservatore, Berisha me të tijtë të kërkojnë vetë të jenë pjesë e grupimit të partive simotra të kësaj stampe, ku shquan ajo e Marine Le Pen në Francë, Lega Nord apo Fratelli D’Italia në Itali, Fides e kryeministrit Urban në Hungari e tjerë. Disa prej të cilave, si rregull, e manifestojnë “sovranizmin” e tyre kryesisht kundër SHBA, NAT0-s a BE-s, por duke qenë nën ombrellën e Rusisë prej nga kanë marrë edhe financime. Sovranizmi i tyre paraqet një spektër të gjerë qëndrimesh që përfshin deri shpërbërjen e Bashkimit Europian, një ide e vjetër që mbetet latente, pavarësisht modifikimeve pragmatiste të viteve të fundit. Po ashtu, ndalimin e zgjerimit me vende të tjera, pra, edhe me Shqipërinë.

Partitë e vendeve anëtare të BE-së mund t’ia lejojnë vetes radikalizmin dhe populizmin që i identifikon përballë kundërshtarëve të tyre. Shqipëria nuk është ende në BE. Një parti e familjes sovraniste këtu, pa qenë akoma në BE, vetvetiu krijon keqkuptime në lidhje me qëndrimin e saj për integrimin e vendit në BE. Kjo duhet të sqarohet mirë.

Sovranistët në Europë janë e djathta radikale. Populloret janë e djathta e moderuar. Dy grupet kanë identitete me vete. Ndaj nuk janë pjesë e një grupi unik. Në Itali grupet në fjalë paraqesin një opozitë plurale, ku Forca Italia, për shembull, është pjesë e Partive Popullore, ndërsa Lega Nord pjesë e grupit sovranist-reformist. Këto parti bëjnë koalicione elektorale të pjesshme apo të plota kur vinë zgjedhjet. Ky mund të ishte modeli për tu ndjekur nga opozita shqiptare pas krizës që ka çuar në ndarjen e PD-së në dy grupe. Bashkë si të ndryshëm kundër shumicës së Ramës.

Next Post
Banka Botërore: Rritjes së Shqipërisë i duhet një model më i qëndrueshëm ekonomik

Banka Botërore: Rritja ekonomike e Shqipërisë vlerësohet në 8.5% në 2021, varfëria ra nga 31.3% në 22%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In