• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi, plan për të kufizuar gazetarët? Safe Journalist letër Peleshit: Do ishte hap i madh pas për lirinë e shtypit..

by Os De
19/09/2025 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Safe Journalist shpreh shqetësime për raportimet se do ketë kufizime për gazetarët dhe mediat në Kuvend. Në një letër drejtuar kryetarit Niko Peleshi, Jafe Journalist thotë se një veprim i tillë do të shënonte një hap të madh pas në lirinë e medias, si edhe do privonte qasjen e qytetarëve në informacion të pavarur. 

Siç është raportuar, Kuvendi nuk do të lejojë më kamerat e televizioneve dhe sinjali do të mund të merret me një transmetim të vetëm, si dhe gazetarët do të lejohen në një hapësirë të caktuar jashtë Kuvendit. 

“Nëse zbatohen, një gjë e tillë do të eliminonte praktikisht kontaktin e drejtpërdrejtë dhe spontan mes gazetarëve  dhe përfaqësuesve të zgjedhur dhe do ta bënte llogaridhënien vullnetare. Kufizime të tilla do t’ia hiqnin publikut një nga hapësirat e fundit për të mbajtur përgjegjës  deputetët dhe ministrat.”, thuhet në letër. 

Safe Journalist kërkon një dialog të hapur me gazetarët dhe organizatat e lirisë së mediat për rishikimin e sistemit të akredimit, përafrimin e tij me zotimet e bëra për një Parlament të hapur mbi transparencë dhe llogaridhënie, të lejohen filmimet e pavarura nga mediat, krahas transmetimeve zyrtare nga Kuvendi. 

Letra e plotë:  

I nderuar z. Peleshi, 

Ne, Rrjeti SafeJournalists, partnerët e Media Freedom Rapid Response (MFRR), Reporterët pa  Kufij (RSF), dhe organizatat e lirisë së medias në Shqipëri, shprehim shqetësimin tonë të thellë  lidhur me propozimet e fundit nga shumica parlamentare për të kufizuar ndjeshëm qasjen e  gazetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Këto propozime, sipas raportimeve të gazetarëve,  parashikojnë heqjen e filmimeve të pavarura në sallën plenare dhe zëvendësimin e tyre  plotësisht me një transmetim zyrtar të vetëm, si dhe kufizimin e të gjitha ndërveprimeve midis  deputetëve dhe medias në një hapësirë të vetme të përcaktuar si “doorstep”. Nëse zbatohen, një gjë e tillë do të eliminonte praktikisht kontaktin e drejtpërdrejtë dhe spontan mes gazetarëve  dhe përfaqësuesve të zgjedhur dhe do ta bënte llogaridhënien vullnetare. 

Kufizime të tilla do t’ia hiqnin publikut një nga hapësirat e fundit për të mbajtur përgjegjës  deputetët dhe ministrat. Ndërkohë që mbrojtja e komunikimeve private të deputetëve është një shqetësim legjitim, ajo nuk mund të shërbejë si pretekst për heqjen e kamerave të pavarura nga salla plenare apo për ndalimin e gazetarëve që t’u afrohen deputetëve në hapësirat e Kuvendit.  

Ne kemi ngritur më parë shqetësime për rregullat e reja të akreditimit mediatik të miratuara nga  Kuvendi në vitin 2021, të cilat tashmë kufizuan lirinë e lëvizjes së gazetarëve brenda Kuvendit dhe rritën varësinë nga transmetimet zyrtare. Që prej asaj kohe kemi dokumentuar raste të përsëritura pengesash dhe një model më të gjerë të kufizimit të aksesit. 

Në Shqipëri, konteksti i përgjithshëm mediatik e bën edhe më shqetësues këtë propozim.  Përfaqësuesit e qeverisë dhe deputetët e shumicës rrallë mbajnë konferenca për shtyp apo  marrin pjesë në debate televizive të pavarura, duke u mbështetur më shumë te komunikimi i kuruar përmes rrjeteve sociale apo materialeve audiovizive të parapërgatitura nga Agjencia për Media dhe Informim. Vonesat, refuzimet dhe centralizimi tashmë pengojnë qasjen në informacionin publik. Kuvendi ka qenë për këtë arsye hapësira e fundit institucionale ku gazetarët mund të pyesnin drejtpërdrejt dhe spontanisht përfaqësuesit politikë. Heqja e kësaj  hapësire do të ishte një hap i rëndë mbrapa për lirinë e medias dhe llogaridhënien demokratike. 

Ne ju bëjmë thirrje, z. Kryetar, të ndërmerrni këto hapa: 

– Të zhvilloni një dialog të hapur me gazetarët, organizatat e lirisë së medias dhe palët  e tjera të interesuara për të rishikuar sistemin e akreditimit parlamentar në mënyrë që të  balancojë privatësinë me transparencën dhe të garantojë akses domethënës. 

– Të përafroni akreditimin me angazhimet ekzistuese, përfshirë Strategjinë e Kuvendit  2025–2030 dhe zotimet e Nismës “Parlamenti i Hapur” mbi transparencën,  llogaridhënien dhe marrëdhëniet konstruktive me median. 

– Të vendosni protokolle të qarta për Gardën e Republikës për të parandaluar pengesat arbitrare ndaj gazetarëve, siç është vënë re në vitin 2024, veçanërisht gjatë momenteve të tensionit politik. 

– Të ruani pika të shumta aksesi. “Doorstep”-i mund ta plotësojë qasjen, por nuk duhet të zëvendësojë korridoret, lobet dhe oborret që mundësojnë pyetje spontane. 

– Të garantoni hapjen institucionale duke lejuar filmimet e pavarura krahas transmetimeve zyrtare, duke publikuar në kohë oraret dhe gjithë informacionin parlamentar përkatës, duke forcuar shërbimin e shtypit të Kuvendit, dhe duke u angazhuar për konsultime të ardhshme me gazetarët dhe organizatat e lirisë së medias përpara çdo ndryshimi tjetër. 

– Të forconi transparencën e komunikimit publik duke vendosur konferenca të rregullta për shtyp, të udhëhequra nga gazetarët, me pjesëmarrjen e Kuvendit, deputetëve dhe ministrave, të mbajtura disa herë në muaj. 

– Të krijoni një mekanizëm të pavarur apelimi në mënyrë që vendimet për akreditim  ose qasje të mund të kundërshtohen shpejt dhe në mënyrë të drejtë, duke garantuar trajtim të barabartë për të gjitha mediat e akredituara, përfshirë ato lokale, rajonale, online dhe formatet e reja të gazetarisë 

– Të riafirmoni angazhimet e Shqipërisë ndaj BE-së. Hapja parlamentare dhe liria e medias janë elemente themelore të Klasterit 1 në negociatat e anëtarësimit. Zbatimi i këtyre standardeve do të tregojë angazhimin e Kuvendit ndaj transparencës dhe llogaridhënies, ndërsa masat kufizuese do të dëmtonin besueshmërinë demokratike  brenda dhe jashtë vendit. 

Ne ritheksojmë angazhimin tonë për të mbështetur institucionet shqiptare në përmirësimin e lirisë së medias dhe të shprehjes, duke theksuar se mbrojtja e fortë e gazetarisë dhe e fjalës së lirë janë themelore për zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe rrugën e saj drejt integrimit në BE. 

Nënshkrues: 

Rrjeti SafeJournalists
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
Shoqata e Gazetarëve të Bosnjë-Hercegovinës
Shoqata e Gazetarëve Kroatë
Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë
Sindikata e Mediave e Malit të Zi 

 

 

 

 

Next Post
FOTOLAJM/ Mbahet mbledhja e parë e qeverisë ‘Rama 4’, pas betimit në Presidencë

FOTOLAJM/ Mbahet mbledhja e parë e qeverisë ‘Rama 4’, pas betimit në Presidencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In