• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi përkujton Holokaustin, kryeparlamentari izraelit: Përjetë mirënjohës popullit shqiptar

by A R
26/01/2023 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti shqiptar është mbledhur këtë të enjte në një seancë të posaçme për të përkujtuar viktimat e Holokaustit. Me këtë rast, pati një video-mesazh drejtuar deputetëve shqiptarë nga kreu i parlamentit të Izraelit, ose siç njihet ndryshe Kneseti, Amir Ohana.

Ohana falenderoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe deputetët për organizimin e seancës së posaçme duke përkujtuar të kaluarën.

Ohana tha se Izraeli do t’i jetë mirënjohës përjetë popullit shqiptar për guximin përballë regjimit shtypës nazist. Ohana u ndal edhe tek kërcënimi i Iranit dhe u shpreh se Shqipëria e ka përjetuar nga afër sjelljen brutale të Teheranit.

Këto rrethana, sipas tij, bëjnë që të forcohet më shumë bashkëpunimi mes dy vendeve në të gjitha nivelet.

“Shkëlqesia juaj, kryetare e parlamentit, Lindita Nikolla. Të nderuar deputetë të parlamentit, të nderuar miq, zonja dhe zotërinj. Ndërsa shënojmë ditën ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit është një nder i madh për mua si kryetar i knesetit të shtetit të Izraelit, t’ju drejtohem juve dhe popullit shqiptar. Ne në Izrael e njohim dhe e vlerësojmë popullin shqiptar. Në rrethanat më të vështira dhe duke vënë në rrezik jetën e tyre, shqiptarët vepruan për të mbështetur hebrenjtë gjatë holokaustit dhe për të shpëtuar shumë prej tyre nga regjimi shtypës nazist. Numri shqiptar ndër kombe është frymëzues dhe zemërgjerë. Izraeli do t’i jetë përjetë mirënjohës popullit shqiptar për guximin përballë një të keqeje të tillë. Dëshiroj t’ju falenderoj ju deputetë të parlamentit për miratimin me empati dhe pa mëdyshje të kufizimit të IHRA-s për antisemitizmin në tetor 2020. Në shumë mënyra Shqipëria është një pioner dhe një lider i vërtetë në Ballkan kur bëhet fjalë për promovimin e një kujtese të sigurt të Holokaustit dhe luftimin e antisemitizmit. Ne e vlerësojmë thellësisht përkushtimin parimor të vendit tuaj ndaj këtij qëllimi. Sigurisht ka ende shumë punë për t’u bërë. Ne jemi dëshmitarë të një rritje të madhe të anti-semitizmit në mbarë botën dhe në Evropë në veçanti. Hebrenjtë në mbarë botën nuk ndihen të sigurt duke ecur në rrugë të veshur me kipe dhe duke veshur simbole të tjera fetare në publik. Izraeli, si shtëpia e popullit hebre, veçohet vazhdimisht dhe turpshëm në forumet ndërkombëtare. Ky diskriminim nxitet nga stereotipet dhe simbolet e vjetra antisemitike. E gjithë kjo po ndodh ndërkohë që një vend si Irani kërcënon publikisht dhe hapur se do të shkatërrojë Izraelin dhe ndërsa ai marshon drejt marrjes së armëve bërthamore. Këtë vit Shqipërisë iu desh të përjetonte nga afër sjelljen  brutale të Iranit. Këto rrethana na kërkojnë të forcojmë bashkëpunimin tonë në të gjitha nivelet. Ne duhet të punojmë së bashku për të promovuar një botë më të sigurt, më të lirë, në mënyrë që tragjedia e patregueshme e Holokaustit të mos përsëritet kurrë më”, tha Ohana.

/a.r

Next Post
U kap me arsenal armësh dhe ‘shtëpi bari’ në Shijak/ 46-vjeçari: Lekët e drogës i dua për operacion! Armët i kam nga 1997

U kap me arsenal armësh dhe ‘shtëpi bari’ në Shijak/ 46-vjeçari: Lekët e drogës i dua për operacion! Armët i kam nga 1997

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

March 20, 2026
Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

March 20, 2026
Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

March 20, 2026
Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

March 20, 2026
Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

March 20, 2026
Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In