• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kuvendi miraton rezolutë për rastin e Haradinajt

by
18/06/2015 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një seancë të jashtëzakonshme, ligjvënësit e Republikës së Kosovës kanë miratuar një rezolutë, për rastin e deputetit të Kosovës dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është ndalur nga e mërkura në aeroportin ndërkombëtar të Lubjanës në Slloveni.

Rezoluta në raundin e parë të votimit fitoi 51 vota për dhe 7 abstenime, por për t’u miratuar i duheshin 61 vota.

Në raundin e dytë, rezoluta fitoi 65 vota për dhe 8 abstenime.

Votimi pasoi një debat mes ligjvënëse për pikën e fundit të rezolutës, me të cilën kërkohet që shtetit Slloven, shteti i Kosovës t’i dërgojë një notë proteste.

Ndryshe, rezoluta kërkon që zoti Haradinajt t’i mundësohet kthimi i menjëhershëm në Prishtinë dhe i bën thirrje Prishtinës zyrtare që përmes Brukselit të spastrojë listat që përmbajnë emrat e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në bazë të fletarresteve të Serbisë.

Zoti Haradinaj është ndalur nga autoritetet sllovene, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia, në vitin 2004.

Atij i është marrë pasaporta diplomatike nga një gjykatë sllovene. Haradinaj është në pritje të procedurave ligjore për lirimin e tij.

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi,  gjatë seancës së Kuvendit tha se ndalimi i Ramush Haradinajt nga policia sllovene është veprim “irritues dhe i papranueshëm”.

Gjatë seancës, shefat e grupeve parlamentare kanë dënuar ndalimin e Ramush Haradinajt nga autoritete e rendit në Slloveni.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, e ka quajtur provokim të rëndë ndalimin e kryetarit të AAK-së nga shteti slloven.

“Kemi të bëjmë me një provokim të rëndë dhe aq me tepër kur kemi parasysh proceset nëper të cilat po kalon vendi ynë. Rasti i tillë është një provokim i rëndë që po i bëhet të gjitha institucioneve të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës dhe po e rëndon jetën tonë edhe ashtu të rënduar”, ka thënë Grabovci

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, tha se veprimet e autoriteteve sllovene ndaj kreut të AAK-së janë “të papranueshme”.

“Është veprim që deshëm apo nuk deshëm, dëmton raportet tona me një shtet që kemi vlerësuar dhe vlerësojmë se ka qenë korrekt karshi Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës në momentet e rënda. Ndalimi i zotit Haradinaj në një mënyrë e dëmton këtë opinion dhe bindjet e qytetarëve dhe Kosovës për shtetin slloven”, tha Beqiri.

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se arrestimi i Ramush Haradinajt nuk është hera e parë që po i ndodh një luftëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kjo që ndodhi nuk mund ta amnistojë as Qeverinë e Republikës së Kosovës. Çfarë është kjo qeveri e jona që nuk po e din apo nuk po i rregullon këto çështje me shtetet e rajonit? Mos të harrojmë se nuk është hera e parë që po na ndodh”, tha Konjufca.

Next Post

Triumfi i parë vjen nga Tirana e Shkodra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

Komisionerja Marta Kos për zgjerimin e Unionit: Vendet që presin të na bashkohen duhet të jenë demokraci të forta

March 12, 2026
“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

Trump: Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës mund të mos jetë e përshtatshme

March 12, 2026
“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

March 12, 2026
Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

March 12, 2026
Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

Rritja e çmimit të naftës, Trump: SHBA-të përfitojnë shumë para nga kjo krizë

March 12, 2026
Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

March 12, 2026
Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

March 12, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

March 12, 2026
Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

March 12, 2026
Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In