• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi mblidhet të premten, mesazhi i Spiropalit: Prioritet kryesor mbetet anëtarësimi i Shqipërisë në BE

by Os De
10/09/2025 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të nisjes së legjislaturës së re parlamentare më 12 shtator, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka ndarë një video-mesazh në rrjetet sociale ku shkruan se Kuvendi është gati për të mirëpritur 140 deputetët e Legjislaturës XI.

“Kuvendi është gati për të mirëpritur 140 deputetët e Legjislaturës XI, prej të cilëve 84 të zgjedhur për herë të parë, që i bashkohen një kapitulli të ri e domethënës të historisë sonë parlamentare, ku të gjitha energjitë e trupës së legjislativit do të investohen në ritmin e përshpejtuar të proceseve integruese të vendit në Bashkimin Europian, shkroi Spiropali në një postim në rrjetet sociale”, shkruan Spiropali.

“Një kapitull i ri veprimtarisë parlamentare do të nisë me Legjislaturën e 11-të të Kuvendit, ku 140 deputetë të zgjedhur nga qytetarët do të betohen mbi Kushtetutën e Shqipërisë për përgjegjësitë përfaqësuese dhe ligjvënëse, thuhet në video.

Prioritet kryesor mbetet anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kuvendi, garant i shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së demokracisë luan rol thelbësor në përmbushjen e kërkesave për integrim përmes miratimit të reformave, përmirësimit të kuadrit ligjor, forcimit të institucioneve dhe mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve.

Përfaqësimi në Kuvend gjatë kësaj legjislature pasqyron diversitetin e shoqërisë shqiptare.

Mosha mesatare e deputetëve është 47,5 vjeç, duke kombinuar përvojën me energjinë e re. 35% e deputetëve janë gra.

Të zgjedhurit vijnë nga profesione të ndryshme: 32 nga drejtësia, 31 nga ekonomia dhe të tjerë u përkasin fushave si mjekësia, shkencat natyrore, sociale, politike, po ashtu edhe nga inxhinieria, arti e sipërmarrja. 25 deputetë mbajnë gradën “Doktor i shkencave” dhe 5 deputetë mbajnë titullin “Profesor”.

Për një fillim sa më efikase sesionit. Administrata ka përgatitur materiale orientuese dhe sesione informuese. Zyra pritëse e deputetëve ofron asistencë për njohjen e institucionit dhe detyrave të parlamentarit.

Kuvendi angazhohet për transparencë, efikasitet dhe një proces gjithëpërfshirës, ku vendimmarrja në interes të qytetarit, forcimi i besimit dhe ndërgjegjësimit mbi rolin thelbësor të Kuvendit në procesin e demokratizimit dhe integrimit janë prioritet përmes nismave për parlamentin e hapur dhe edukimin qytetar”, thuhet në video-mesazhin e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë.

 

 

 

Next Post
Ndryshime në drejtimin e Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, lirohet nga detyra Kastriot Gurra! Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, lirohet nga detyra Kastriot Gurra! Ja kush e zëvendëson

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In