• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KUVENDI LIVE! Rrëzohet interpelanca për IPARD. Peleshi: Po hetohet nga SPAK; PD: Bujqësia ka regres…

by A R
23/04/2026 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita ka kërkuar në Kuvend zhvillimin e një interpelance me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, lidhur me situatën në bujqësi dhe fondet IPARD.

Deputeti i PD, Xhelal Mziu e cilësuar situatën në bujqësi si “kaotike” dhe në përkeqësim të vazhdueshëm. Sipas tij, kërkesa është refuzuar në mënyrë të padrejtë me argumentin se çështja bie në kompetencën e SPAK për shkak të hetimeve mbi fondet IPARD.

Mziu theksoi se nuk ka konflikt kompetencash mes Kuvendit dhe SPAK, duke argumentuar se Parlamenti ka të drejtë të kontrollojë qeverinë, ndërsa SPAK heton individë. Ai akuzoi mazhorancën se po përdor këtë situatë si alibi për të shmangur përgjigjet nga ministri i Bujqësisë.

“Kam kërkuar një interpelancë me bujqësinë për shkak të situatës kaotike dhe të papritur. Ju vendosni ta anuloni me pretekstin se futemi në kompetencën e SPAK për fondet IPARD. Nuk ka asnjë lloj konflikti; Parlamenti dhe SPAK janë dy institucione të ndryshme. Është e padrejtë dhe e pavend dhe duhet të më jepet e drejta e interpelancës. Fakti që po hetohen fondet e IPARD është një shtrembërim i Kushtetutës: Parlamenti heton qeverinë, SPAK heton individët. Ju po krijoni alibi që të mos përgjigjet ministri”, tha Mziu.

Sipas deputetit, sektori i bujqësisë ndodhet në regres prej gjashtë vitesh, duke humbur rolin si një nga kontribuuesit kryesorë të ekonomisë shqiptare.

“Bujqësia po shkon në regres dhe në kolaps, duke e kthyer këtë sektor të rëndësishëm në sektor të dorës së dytë që dëmton jo vetëm ekonominë, por edhe shpopullimin e vendit. Bujqësia është sot në vitin e gjashtë që është në regres nga kontribuuesi kryesor i ekonomisë shqiptare. Nga më shumë se 500 mijë të punësuar, sot janë 300 mijë, me një rënie prej 40%”, tha Mziu.

Edhe deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, theksoi se interpelanca me ministrin e Bujqësisë lidhur me fondet IPARD nuk lidhet me hetimet e SPAK, por me dhënien e llogarisë.

Deputeti theksoi se refuzimi i interpelancës përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës.

“Ne nuk kemi punë me Prokurorinë. Çfarë është në hetim e di Prokuroria, por ministri duhet të japë llogari. Ndonëse çështja ka dy vite në Prokurori, ne s’mund të presim pafundësisht, sa kohë kemi një vendimmarrje që thotë se s’ka IPARD III derisa të kthehen mbrapsht 33 milionë euro që janë vjedhur dhe shpërdorur në Shqipëri. Aq më tepër që detyra e Qeverisë duhet të ishte e thjeshtë: të merrte lekët nga llogaritë e BE dhe t’i kalonte tek fermerët shqiptarë. Kjo gjë nuk ka ndodhur. Është vjedhur më shumë se 1/3 e IPARD II dhe nuk ka asnjë përgjegjësi nga Qeveria për këtë gjë. Nuk ka lidhje me çfarë po heton SPAK, por dimë që ministri ka premtuar fondet e IPARD III në qershor dhe duam të dimë nëse do ta mbajë fjalën apo jo”, tha Kapri.

Nga ana tjetër, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, deklaroi se kërkesa e paraqitur nga PD nuk plotëson kushtet ligjore për t’u pranuar. Ai sqaroi se një pjesë e çështjeve të ngritura në kërkesë lidhen me fondet IPARD, të cilat aktualisht janë objekt hetimi nga SPAK, çka sipas tij e bën të pamundur zhvillimin e interpelancës në këtë fazë.

“Në Kuvend është depozituar kërkesa nga PD për interpelancë me ministrin e bujqësisë. Kërkesa nuk plotëson kushtet ligjore për t’u pranuar. Një pjesë e çështjeve të ngritura lidhet me IPARD dhe janë objekt i hetimit të SPAK”, tha Peleshi.

Pas votimit në Kuvend, kërkesa për zhvillimin e interpelancës është refuzuar me 74 vota kundër dhe 13 pro.

Next Post
“Tritoli i mafies politike nuk na ndal”, Xhelal Mziu reagon sërish për shpërthimin në shtëpi

“E padrejtë”, Xhelal Mziu revoltohet: Pse ma refuzoni interpelancën për fondet e IPARD-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

Rama ndan videon: Diella ju ndihmon hap pas hapi në E-Albania, 19 shërbime më të lehta për qytetarët

November 2, 2026
Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

November 2, 2026
Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

November 2, 2026
J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president

J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president

November 2, 2026
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi mujor i Paolo Fox për Nëntor 2026 për të 12 shenjat e zodiakut

November 2, 2026
Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

November 2, 2026
Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

November 2, 2026
“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

November 2, 2026
VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

November 2, 2026
Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In