• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi LIVE! Diskutohet rezoluta kundër Metës: Po tenton të nxisë krizë kushtetuese

by A R
15/11/2019 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqipërisë ka përgatitur një projekt-rezolutë që ka nisur të diskutojë dhe pritet që të miratohet këtë të premte në seancën e jashtëzakonshme që është thirrur në orën 10:00 lidhur me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese.

Në fjalën e tij, Taulant Balla tha se presidenti po tenton të prodhojë një krizë. Sipas tij, Ilir Meta është armiku më i madh i Gjykatës Kushtetuese. Kreu i grupit të PS u shpreh se synimi i rezolutës është shamngia e krizës.

***

Në projekt-rezolutën që është miratuar dje pas mbledhjes së konferencës së Kryetarëve, Kuvendi akuzon Presidentin Ilir Meta se ka tejkaluar kompetencat me vendimin për emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare në Gjykatën Kushtetuese, pasi në vendin e saj ishte emëruar automatikisht Arta Vorpsi, pasi kreu i shtetit nuk e ushtroi të drejtën për të zgjedhur nga lista e KED-së. Kuvendi i Shqipërisë u drejtohet të gjitha institucioneve që të mos e zbatojnë dekretin e Presidentit për dekretimin e Xhaferllarit.

“Kuvendi i Shqipërisë pasi u informua se Presidenti i Republikës ka nxjerr dekretin nr.11350, datë 13.11.2019“Për emërimin e Znj. Marsida Xhaferrllari si anëtare e Gjykatës Kushtetuese”,dhe duke konsideruar se ky akt është nxjerrë në kundërshtim të hapur dhe flagrant me dispozitat kushtetuese dhe ligjore dhe në tejkalim të kompetencës kushtetuese të Presidentit të Republikës, veprim i cili delegjitimon fillimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese.

Mosushtrimi i kompetencës brenda 30 ditësh nga Presidenti sjell emërimin si gjyqtar kushtetues të kandidatit të renditur i pari në listën e miratuar me vendim të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Presidenti ka marrë në mënyrë abuzive kompetencat e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili është i vetmi organ që ka kompetencën e renditjes së kandidatëve sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organi i vetëm kushtetues që përcakton renditjen e tre të parëve si kandidatë, ndërmjet të cilëve duhet të emërojë ose zgjedhë Presidenti ose Kuvendi. Qëllimi i këtij rregulli kushtetues dhe ligjor është kufizimi i diskrecionit për të tre organet e emërtesës, përkatësisht Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë,për të vendosur brenda renditjes së përcaktuar në vendimin e këtij Këshilli.  Kuvendi i Shqipërisë vlerëson se Dekreti i Presidentit nr.11350, datë 13.11.2019 është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në mungesë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Presidenti ka kryer një akt të paprecedent duke tentuar të pezullojë një proces kushtetues me procedura ligjore administrative. Duke vepruar në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit, Presidenti ka tentuar të bllokojë emërimin/zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që sjell zvarritjen e rifillimit të funksionimit të kësaj Gjykate. Për më tepër, ky veprim synon të ndikojë në cenimin e pavarësisë së këtij institucioni nëpërmjet ndërhyrjeve antikushtetuese e në procedurat e emërimit të gjyqtarëve të kësaj Gjykate” thuhet ndër të tjera në projekt-rezolutë.

Presidenti Ilir Meta futi në ngërç ngritjen e Gjykatës Kushtetuese duke dekretuar Marsida Xhaferllarin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në vendin që ishte zënë nga Arta Vorpsi pas përfundimit të afatit 30 ditor, të presidentit Ilir Meta për t’u shprehur mbi listën e propozuar nga KED. Pas përfundimit të afatit, Vorpsi e cila kryesonte listën e pikëzuar u shpall gjyqtare e Kushtetueses por për të nisur detyrën do duhet të betohet para presidentit i cili u shpreh  se nuk do të organizojë ceremoninë e betimit për të.  Meta tha se KED nuk mund t’i vendosë afate presidentit, duke e quajtur kreun e saj Ardian Dvorani mafioz dhe të përdorur politikisht.

Teksa krijimi i Gjykatës Kushtetuese, organit më i lartë ligjor në Shqipëri, është futur në ngërç, mbrëmjen e djeshme janë betuar në presidencë njëra pas tjetrës, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, anëtaret e Kushtetueses zgjedhur nga Parlamenti dhe Marsida Xhaferllari e dekretuar nga Presidenti në të njëjtin vend vakant që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zgjodhi automatikisht Arta Vorpsin pasi Meta nuk u shpreh breda afatit ligjor prej 30 ditësh.

/a.r

Next Post
Gazetarja shqiptare: Të ftuarit më ngacmojnë në studio, më kërkojnë numrin e telefonit

Gazetarja shqiptare: Të ftuarit më ngacmojnë në studio, më kërkojnë numrin e telefonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In