• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kuvendi kosovar pa gazin, i nënshtrohet monotonisë

by Ben Andoni
24/03/2016 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas muajsh të tërë revolucioni, përplasjesh ndërmjet deputetëve, gazit lotsjellës, hedhjes së ujit etj Kuvendi i Kosovës është kthyer në gjendjen më të mërzitshme të mundshme- me fjalime të gjata dhe jo kreative të deputetëve. Prej aty është larguar opozita – në përjashtim të një deputeteje të VV’së e cila është kthyer në Kuvend për ta ruajtur mandatin.

Vendimi i partive VV, AAK e NISMA për t’i bojkotuar seancat e Kuvendit të Kosovës, ka kthyer “normalitetin” dhe debatin në institucionin ligjvënës, pas muajve të tërë gjuajtjesh me vezë, gazit lotsjellës, kontrolleve të rrepta, përjashtimeve të deputetëve, arrestimeve e përplasjeve të forta mes deputetëve e edhe pjesëtareve të sigurimit.

Por i gjithë debati të enjten po zhvillohet brenda Kuvendit, po bëhet mes vete nga deputetët e koalicionit qeverisës PDK-LDK, herë-herë duke u përfshirë edhe ata të minoriteteve. Krejt kjo në mungesë të opozitës. Megjithëse, pati edhe pyetje në drejtim të Albin Kurtit të VV’së.

Nga shtatori i vitit 2015, në Kuvendin e Kosovës, përjashtuar seancat solemne dhe atë të fjalimit vjetor të Presidentes Atifete Jahjaga, asnjë seancë tjetër nuk ka vijuar me rregull. Deputetët e “Opozitës së Bashkuar”, që kundërshtonin marrëveshjet e nënshkruara nga Kryeministri Isa Mustafa në Bruksel, gjatë verës së kaluar, për siç ata e quanin krijimin e “Zajednicës” dhe atë të Demarkacionit me Malin e zi, fillimisht nisen të gjuanin me ve në drejtim të Kryeministrit dhe zëvendësit të tij Hashim Thaçi.

Ata vazhduam me bllokim të foltores, e kur e panë se sigurimi u tregua më i fortë se këta deputetë, Opozita hodhën edhe gaz lotsjellës në Kuvend. Derisa, pushteti atyre ju përgjigj me vazhdim të seancave në një sallë alternative, e disa herë edhe me përjashtim të deputetëve nga seancat. As largimi me dhunë nga salla, nuk mungoi.

Njëjtë ndodhi edhe në seancën e 26 Shkurtit, kur Hashim Thaçi u zgjodh president i ri i vendit.

Megjithatë, Kuvendi pas fillimi të sesionit pranveror gjeti një zgjidhje për gjithë këtë situatë. Blerja e një ventilatori që nxjerr jashtë tymin e gazit lotsjellës, ia pamundësoi opozitës bllokimin tutje të punës së Kuvendit.

Kur e pa këtë situatë, ishte kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, i pari që hoqi dorë nga mandati i tij prej deputeti. E pas tij, jo dorëzim të mandatit por vetëm bojkot të seancave nisen të bëjnë edhe deputetët tjerë të partisë së tij.

Të njëjtin vendim më pas e morri edhe NISMA e Fatmir Limajt, për ta detyruar më pas edhe VV’në e Visar Ymerit në mënyrë që opozita të qëndrojë e bashkuar. Ndonëse, këta të fundit, bojkotin do ta bëjnë varësisht nga pikat e rendit të ditës që do të mbajnë seancat.

E në seancën e të enjtes, vetëm një deputete e opozitës u pa në Kuvend. Puhie Demaku e VV’së erdhi vetëm për ta ruajtur mandatin, pasi gjashtë muaj kishte munguar.

Por as ditën e enjte, nuk munguan kontrollet me skanerë tek hyrja e objektit, ndonëse shërbyen vetëm për deputetet e koalicionit, referon GazetaExpress.

Next Post

(VIDEO) LG G5 del në treg më 1 prill

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In