• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kuvendi kosovar nuk e di kur procedohet demarkacioni

by Aalison Pearse Stevens
04/10/2016 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet në Prishtinë thonë se vonesa e ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi ka ‘dëmtuar interesat e vendit’.Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha të hënën se institucionet e Kosovës nuk guxojnë të rrezikojnë më tutje me vonesën e miratimit të këtij projekt- ligji, duke i bërë thirrje qeverisë që ta ‘procedojë më shpejt atë’.

“Unë pres që [projekt-ligjin] për demarkacion ta kemi sa më shpejt në Kuvend. Është në interesin e vendit që të kalohet demarkacioni. Jemi duke e dëmtuar partneritetin të cilin e kemi më miqtë tanë dhe vetëm me miqtë tanë mund ta kemi Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran. Jemi duke e dëmtuar procesin zhvillimor të Kosovës”, tha Veseli.

Pas një takimi të kryesisë së Kuvendit, Veseli tha se çështja e demarkacionit me Malin e Zi do ishte mirë të kishte përfunduar shumë më herët. Sipas tij, edhe partitë politike opozitare duhet të jenë pjesë e proceseve….

“Opozita duhet të jetë pjesë e konsensusit politik për interes të vendit”, thaVeseli.

Por, partneri në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se përpara se të procedohet ligji në Kuvend duhet të zhvillohen bisedime mes pozitës e opozitës për të gjetur një “pajtueshmëri për demarkacionin”.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, tha se pritet që Qeveria ta procedojë në Kuvend së shpejti projekt- ligjin.

“Pritet të ketë bisedime, bashkëbisedime, si të përfaqësuesve të pozitës me ata të opozitës dhe Qeverisë. Kështu që nuk mund të them më tepër se sa kjo që mund të pritet të ketë bisedime në mënyrë që të përafrohen qëndrimet”, tha Beqiri.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë paralajmëruar, pak ditë më parë, se projekt-ligji për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi do të mund t’i dërgohet Kuvendit brenda pak kohësh për votim.

Projekti ligji u tërhoq nga Kuvendi i Kosovës në fillim të muajit shtator, pas kundërshtimeve të fuqishme të opozitës, ndërsa Qeveria tha se “po kërkon pajtim në shkallë të gjerë” për ta riproceduar në Kuvend.

Marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi, që u nënshkrua në verën e vitit 2015 në Vjenë, në praninë ndërkombëtare, ka ngjallur një varg protestash të paritve në opozitë që e kanë kundërshtuar atë edhe me hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit.

Opozita ka theksuar se riprocedimi i dokumentit nga Qeveria do të përshkallëzonte sërish situatën, duke kërkuar që i gjithë procesi, sipas saj, të ‘rinegociohet’.

Fatmir Limaj, kryetar i subjektit politik opozitar Nisma për Kosovën, i tha në fundjavën e kaluar Radios Evropa e Lirë se Qeveria “nuk e ka menaxhuar siç duhet çështjen” dhe se, sipas tij, është krijuar gjithë ky tension dhe gjithë ky polarizim i panevojshëm.

“E vetmja rrugë zgjidhjeje është t’i rikthehemi dialogut, të rikthehemi në proces transparent, t’i analizojmë shumë seriozisht vërejtjet që kanë dalë nga ekspertët dhe ta rikthejmë këtë proces në zero”, ka thënë Limaj.

Marrëveshja për demarkacionin, thonë analistët, do të vazhdojë të ‘thellojë dallimet në skenën politike’, duke pamundësuar arritjen e ‘një pajtueshmërie që do të çonte’, siç thonë ata, ‘drejt normalizimit të punës së Kuvendit të Kosovës’.

Një përpjekje e shoqërisë civile për të arritur një pajtueshmëri mes palëve duket, siç thuhet, se nuk ka arritur ‘të bindë palët për të proceduar më tutje me demarkacionin’, përgatiti “REL”. (b.an)

Next Post
Ambasada Amerikane: Shpallen fitues të rinj të llotarisë, kontrolloni statusin tuaj

Llotaria amerikane, aplikimet startojnë sot në orën 18.00

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama ftesë për dialog protestuesve përmes platformës ‘Fol me kryeministrin’

Rama ftesë për dialog protestuesve përmes platformës ‘Fol me kryeministrin’

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In