• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi Kombëtar i PD/ Nishani: Është e vetmja rrugë, Basha ka kapur institucionet në parti!

by
05/11/2021 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kreu i PD-së Sali Berisha, ish-presidenti e shikon si të vetmen mënyrë për ndryshimin e Partisë Demokratike. Në Intervistën me Merita Haklajn, ai thotë se pas krizës së krijuar në PD nga modeli politik që dhunon institucionet, ky është hapi i duhur për reagim.

“Çdo individ ka të drejtë të ketë pikëpamjet e tij. Është e vetmja mënyrë që ka mbetur që situata të ndryshojë në PD nuk kishte rrugë tjetër për të ndryshuar PD. Askush nuk mund ta mohojë faktin që PD u konfirmua se ishte në krizë të thellë. Doli me rezultat të dobët elektoral. Erdhi pa reflektim, vijoi me proceset ndarëse, përjashtimi u demonstrua si një model politik që e dhunon institucionet e kodet e saj. Erdhëm në një situatë kur PD ka një krizë. Hapi i dytë është reagimi ndaj krizës për ta rikuperuar”.

Duke treguar dy mënyrat për rikuperimin e krizës në PD, Nishani thotë ajo përmes forumeve ishte e pamundur, pasi Basha ka kapur strukturat vendimmarrëse dhe e vetmja mënyrë për rikuperimin e partisë ishte përmes bazës. Sipas tij kultura politike e kreut aktual e ka çuar PD-në nga dështimi në dështim.

“Kishte dy mënyra; ose përmes lëvizjes politike nga lart poshtë nga forumet, ose përmes bazës. E para ishte e pamundur se Basha ka punuar për të mos fuqizuar strukturat vendimmarrëse por i ka kapur ato për të mos lejuar asnjë lloj ndryshimi. Basha duke emëruar Kryesinë, Këshillin Kombëtar e listën e deputetëve, duke i imponuar delegatët. Më parë propozimet vinin nga baza. Kishte alternativa që gjithsecili të gjykohej nga delegatët. Nëse këshillit i imponon 30 emra për të zgjedhur 25 u ke imponuar vullnetin. Të gjitha këto apo lista e deputetëve që u bë nga Basha dhe nuk u lejua propozimi dhe në këtë sens, ndryshimi në formën e parë ishte bërë i pamundur dhe kishte mbetur vetëm alternativa e dytë”.

Dhe në këtë kontekst Nishani sjell shembullin e pezullimit nga grupi parlamentar të Sali Berishës, ku thotë se asnjë institucion në PD nuk reagoi pasi Basha ka kontroll monokratik.

“Unë nuk paragjykoj se cila mund të jetë sjellja politike apo vendimi për një çështje të caktuar apo tjetër. Po shpjegoj mënyrën si janë ndërtuar që të çon në kontroll monokratik të këtyre institucioneve dhe nuk kanë reaguar si p.sh, rasti Berisha që nuk është pezullim, por përjashtim pa  asnjë vendim nga institucionet përkatëse dhe nuk reaguan. Basha injoron dhe nënvleftëson strukturat e PD, i zeron ato dhe merr mbi vete fuqi që nuk i ka dhe nuk mund t’i përfaqësojë. Duke qenë se kjo ka qenë kultura politike e tij ka sjellë partinë nga dështimi në dështim. Dhe kosto të mëdha për PD si vendimi i fundit që solli kosto të madhe dhe tronditje për PD. Dhe çështjet e Foltores janë edhe përtej edhe për mënyrën si është sjellë Basha”.

Nishani hedh poshtë deklaratat e sekretarit të PD-së Gazmet Bardhi dhe thotë se nuk ka asnjë pengesë statutore për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, për aq kohë sa këtë e kërkon një e katërta e delegatëve.

“Asnjë pengesë nuk ka, duhet të flasim në mënyrë të përgjegjshme e serioze. Statuti ia njeh kryetarit kryesisë, Këshillit dhe një të katërtës së delegatëve. Nuk ka nevojë për vendim kryesie. Nëse do merrej leja te kryesia nuk ka pse të mblidhet fare. Në demokraci ka dy parime bazë; vendimmarrja mbi bazën e shumicës, shumica respekton gjithmonë pakicën në të drejtat e saj bazë. Vendimet merren në vullnetin e shumicës nëse nuk do ekzistonte kjo do të kishim kaos e anarki. Kuvendi do të mblidhet dhe është në vullnetin politik dhe unë mendoj që përpos vendimeve në statut do të duhet të japë një dimension më të madh kësaj lëvizjeje, ta delegojë përmes referendumit dhe mbi të gjitha të gjykojë mbi lidershipin e PD. Dhe vetë anëtarësia të përcaktojë lidershipin e PD dhe të implementojë ato që do parashikohen në statut”.

Në kuvendin Kombëtar të thirrur nga Berisha në 11 dhjetor do të ndërmerren disa ndryshime statutore dhe programore, për të cilat Nishani thotë se janë në funksion të PD për garën e ardhshme elektorale.

“Kuvendi është deklaruar që do të merret me ndryshime statutore, me ndryshime programore dhe hapin final të vendimmarrjes ndryshimi i partisë situatës dhe mbledhjen e Kuvendit. Berisha ka të drejtën për t’i paraprirë, që ka iniciuar një proces. Statuti do të fokusohet në disa risi si primaret, që së pari duhet të garojë në strukturat e PD para se të futet në Kuvend. Do të jetë një garë të pastër.  Kush merr më shumë vota do të jetë i pari, po kështu edhe për bashkitë. Diskutohen çështjet që kanë të bëjnë me mandatin e kryetarit ai që humb zgjedhjet duhet të largohet. E treta me formësimin e këshillit kombëtar të PD. Të gjitha ndryshimet do të bëhen në funksion të asaj që duhet të jetë PD në garën e  e ardhshme elektorale”.

/b.h

Next Post
Del fotoja e të plagosurit nga sherri me thika në Elbasan, i vëllai ndërroi jetë

Del fotoja e të plagosurit nga sherri me thika në Elbasan, i vëllai ndërroi jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

July 1, 2026
Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

July 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

July 1, 2026
“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

July 1, 2026
Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

July 1, 2026
VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

July 1, 2026
Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

July 1, 2026
Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

July 1, 2026
Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

July 1, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Mandati i zgjedhur i Veliaj doli se është më i fortë se prangat e SPAK

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In