• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi debate për ‘Kushtetuesen’/ Gjoni: Votimi i një kandidati, shkelje e ligjit. Hysi: Nëse duam gjykatën funksionale, ta votojmë

by Java News
17/12/2020 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese ka ndezur debate në fillimin e kësaj seance parlamentare mes deputetit të opozitës parlamentare Ralf Gjoni dhe nënkryetaren e Kuvendit Vasilika Hysi. Fillimisht Gjoni ka ngritur problemin e votimit të vetëm 1 emri nga kandidatët për Gjykatë Kushtetuese, atë të Altin Binajt. Ai thotë se kjo procedurë është në shkelje të hapur të ligjit pasi KED duhet të propozonte 3 emra.

“Sipas Kushtetutës KED duhet të dërgojë një listë me 3 emra. Unë kam një fletë votimi vetëm me 1 emër. Kushtetuta më detyron të zgjedh 1 nga 3 emrat në listë. Dua të di se pse është futur një fletë e tillë votimi me 1 emër. Pse neve sot duhet të votojmë siç bëmë përpara 1 viti. Dua të votoj realisht për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese por nuk dua ta bëj në kundërshtim me ligjin. Dua ta di kush e ka futur në votim” – tha Gjoni.

Ndërkohë nënkryetarja Vasilika Hysi thotë se në kushtet që ndodhet sistemi i drejtësisë për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese brenda këtij viti si dhe ndikimit nga faktorët ndërkombëtar është vlerësuar që të kandidojë dhe 1 emër i vetëm.

“Kuvendi i Shqipërisë funksionon sipas kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit. Kemi parasysh ligjin për Gjykatën Kushtetuese. Kandidatura për në organet kushtetuese paraqiten në seancë nga shkrim me jo më pak se 28 deputetë. Keni një kandidaturë që është votuar në Komisionin e Ligjeve. Bëmë një seancë dëgjimore dhe Komisioni i Ligjeve për herë të parë i dha pëlqimin kandidaturës. Kuvendi i Shqipërisë e ka rishpallur vendin e lirë për këtë pozicion 4 herë. 3 herët e para nuk ka mundur të përzgjedhë 1 kandidatë. Kuvendi i Shqipërisë e shpalli për herë të katërt dhe KED propozoi 1 kandidat. Vlerësimi i të gjitha kritereve për Altin Binajn ka qenë i lartë pasi bëhet fjalë për një kandidat karriere. Është mbajtur nën zbatim dhe opinioni i Venecias. Kuvendi ka vlerësuar se funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është jetike, kërkohet nga të gjitha faktorët ndërkombëtar. Në këto rrethana është vlerësuar që të kandidojë dhe një kandidat. Nëse dëshirojmë që të kemi Gjykatë Kushtetuese funksionale ne duhet të japim votën dhe ta votojmë kandidatin i cili është në rastet e pakta që mori votë unanime” – tha Hysi.

Në replikë, Gjoni deklaroi se kjo është shkelje e hapur duke ngritur dhe problemin se në 12 muaj nuk gjenden dot 3 emra për të garuar në Kushtetuesen.

“Në kushtet e jashtëzakonshme, ku në 12 muaj nuk gjenden dot 3 emra që të garojnë për Kushtetuesen, meqë gjykata nuk ekziston, hajde të thyejmë ligjin. Më jepni dhe mua të drejtën tani, të dal te rruga marr 2 qytetar dhe shkruajmë emrin. Po e kthejmë në një treg të shëmtuar. Unë dua që të funksionojnë Gjykata e Lartë e ajo Kushtetuese dhe SPAK. Unë ndjej peshën e përgjegjësisë që sot nuk më jepet e drejta për të votuar 1 emër nga 3 të KED. Në 1 vit ne nuk gjejmë dot 3 veta për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Nuk më jep shpresë që Shqipëria nuk do ketë defacto drejtësi” – tha Gjoni

“Është një moment historik” – tha Balla.

g.kosovari

Comments 1

  1. leka says:
    December 17, 2020 at 11:34

    Ne kete rast Gjoni ka te drejte

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të krijojë një parti të re? Spiropali: Betejën do ta vijoj në Partinë Socialiste, jam socialiste e bindur!

A do të krijojë një parti të re? Spiropali: Betejën do ta vijoj në Partinë Socialiste, jam socialiste e bindur!

November 25, 2026
“Nuk isha në mbledhje”- Përjashtimi nga grupi i PS, Spiropali: As Koçi Xoxe dhe Kadri Hazbiu nuk i bënin këto!

“Nuk isha në mbledhje”- Përjashtimi nga grupi i PS, Spiropali: As Koçi Xoxe dhe Kadri Hazbiu nuk i bënin këto!

November 25, 2026
Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, ja me sa vite burg u dënua Shpend Sokoli nga GJKKO

Trafikuan 90 kg kokainë me vlerë 3,6 milionë euro nga Amerika Latine, SPAK jep pretencën për 10 të akuzuarit! Ja dënimet që kërkoi (EMRAT)

November 25, 2026
Berisha sulmon Buxhetin 2027, bën thirrje për protestë masive më 28 Nëntor: Ky është buxheti tipik i një narkoshteti, i përgatitur në fshehtësi!

Berisha kërkon bashkimin e opozitës, gazetari: Po luan blofin, ai kërkon që t’u vjedhë votat! Do i telendisë kandidatët

November 25, 2026
Teatri përtej skenës, aktorja Rita Gjeka sjell artin e interpretimit përmes mikrofonit!

Teatri përtej skenës, aktorja Rita Gjeka sjell artin e interpretimit përmes mikrofonit!

November 25, 2026
Rreth 5 mln tonë rroba hidhen çdo vit, BE ndryshon rregullat për industrinë e modës! Deri në vitin 2030 veshje të riciklueshme dhe…

Rreth 5 mln tonë rroba hidhen çdo vit, BE ndryshon rregullat për industrinë e modës! Deri në vitin 2030 veshje të riciklueshme dhe…

November 25, 2026
“Edhe unë jam përgjegjëse”- Spiropali pas përjashtimit: Më keq do shkojë! Ndjej faj që pushteti është ekstremisht i përqendruar në një dorë

“Edhe unë jam përgjegjëse”- Spiropali pas përjashtimit: Më keq do shkojë! Ndjej faj që pushteti është ekstremisht i përqendruar në një dorë

November 25, 2026
“Shkak ishin qëndrimet e mia politike”- U përjashtua nga grupi parlamentar i PS, Elisa Spiropali në konferencë: E marr si dekoratë faktin që…

“Shkak ishin qëndrimet e mia politike”- U përjashtua nga grupi parlamentar i PS, Elisa Spiropali në konferencë: E marr si dekoratë faktin që…

November 25, 2026
U raportua se mishi i derrit me salmonelë shitej në fshehtësi, reagon AKU: Sasia 4.5 ton nga Brazili është bllokuar që në 28 janar, e kemi asgjësuar!

Erdhi nga Brazili dhe nuk kishin dokumentacionin për tregun shqiptar, AKU bllokon 64 tonë mish pule në Portin e Durrësit!

November 25, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

Veliaj kundërshton pezullimin e afateve të paraburgimit, kryebashkiaku i drejtohet Gjykatës së Lartë

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In