• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi 2019/ Ja çfarë informacioni kërkuan deputetët, nga spostimet e kabinave elektrike e deri te Kongresi i Grave Antifashiste

by Java News
12/01/2020 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti 2019 ishte një vit me intensitet të lartë zhvillimesh politike. Nisi me një opozitë dhe përfundoi me një tjetër në Parlament, protesta, zgjedhje pa opozitën, si dhe konflike institucionale.

Kronologjia e 12 muajve reflektohet edhe tek natyra dhe cilësia e motiveve për të cilat deputetët u drejtohen institucioneve për informacion: nga politika e kauzave të forta tek “sikletet” rutinë të elektoratit. Me një opozitë më pak impenjative, deputetët socialistë tashmë kanë kohë të kërkojnë më tepër të dhëna për spostimin e kabinës elektrike nr.7, si në rastin e Ervin Bushatit, apo Kongresin e Parë të Grave Antifashiste Berat, si në rastin e Ermonela Felajt.

Në fakt, kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare ka qenë mjaft aktive, sipas dokumentit të publikuar nga Kuvendi, për çështje që lidhen me zonën e saj elektorale, duke kërkuar dhe shtesë buxheti për Bashkinë e Kuçovës, investime në spital, apo rehabilitimin e shtëpive të familjeve rome në atë qytet.

Me çështje të energjisë elektrike apo pastrim kolektorësh për zonën e saj është marrë dhe Antoneta Dhima. Vasilika Hysi, Elona Gjebrea apo Xhemal Qefalia janë fokusuar në çështje që lidhen me objektin e punës së komisioneve ku bëjnë pjesë, si mbrojtja e pakicave, rezultatet e luftës antitrafik apo dhe siguria kombëtare pas deklaratave të Presidentit të Republikës se në 8 qershor mund të digjej Parlamenti.

Pikërisht mbi Presidentin e Republikës duket se ka qenë pjesa më e madhe e shkresave të drejtuara nga nënkryetari i Kuvendit, Myslym Murrizi, drejtuar institucioneve të sigurisë dhe shërbimeve të inteligjencës. Numri i kërkesave të tij është pak më i ulët se ai i Albana Vokshit. Para daljes së opozitës nga Parlanenti, ish-kryetarja e Komisionit të Medias dhe Edukimit, ka qenë më aktivja në mbledhjen e informacioneve nga institucionet shtetërore për t’u përballur në Kuvend apo komisione me kolegët e mazhorancës.

Jorida Tabaku nga Komisioni i Ekonomisë, apo Grida Duma nga ai Mirëqenies Sociale e Shëndetësisë po ashtu kanë regjistruar një numër të lartë kërkesash.

Kontratat koncensionare, rimbursimi i medikamenteve apo dhe doktoratura e ministres Manastrliu ishin kauza të opozitës së shkuar parlamentare, bazuar mbi informacione shtetërore. Informacione të cilat tashmë janë më tepër lokaliste. (a2)

Next Post
Sezoni turistik ‘blindon’ Rinasin, shtohen sportelet dhe kontrollet e sigurisë

INVESTIGIMI/ A fshihen pronarët e ‘Belle Air’ pas ‘Fly Ernest’?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

March 16, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës

March 16, 2026
Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

March 16, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

March 16, 2026
Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

March 16, 2026
Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

March 16, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat! Jetëgjatësia më e lartë, në jug të vendit

March 16, 2026
Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

March 16, 2026
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

March 16, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

“Çmimi i naftës do ulet”, Trump: Lufta do të mbarojë së shpejti

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In