• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

INVESTIGIMI/ A fshihen pronarët e ‘Belle Air’ pas ‘Fly Ernest’?!

by Java News
12/01/2020 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pezullimi i licencës së “Fly Ernest” që dje ka ndërprerë të gjitha fluturimet ka lënë në baltë mijëra udhëtarë që kishin blerë bileta te kjo kompani. Ky falimentim duket se i ngjan skandalit të kompanisë “Belle Air” që falimentoi në vitin 2013. Pas një investigimi, Report Tv ka zbuluar se pas kompanisë “Fly Ernest”  fshihet familja Xhelo, njëlloj si te kompania “Belle Air”. Ilir Xhelo, ish-pronari i ‘Belle Air’ shiti 52 mijë bileta në 2013. Xhelo u largua me paratë duke mos paguar 56 mln euro detyrime.

Pas një investigimi, Report Tv ka zbuluar se pas kompanisë “Fly Ernest”  fshihet familja Xhelo, njëlloj si te kompania “Belle Air”. Kjo menaxhere e re që bisedon me një grup gazetarësh të huaj e ju tregon vlerën dhe potencialin e kompanisë “Fly Ernest” quhet Ilza Xhelo dhe është një shqiptare 35-vjeçare.

Në një intervistë për gazetën prestigjioze “Il Sole 24 ore” Ilza Xhelo është prezantuar si bashkë-themeluese e shoqërisë “Fly Ernest”, shoqëria ajrore e themeluar në Itali në nëntor të vitit 2015 me kapital italo-danez dhe deri para pak ditësh e lidhte Italinë e Shqipërinë me 9 fluturime në ditë.

Por “Fly Ernest”-it, e mbytur në borxhe dhe parregullsi, i është pezulluar licenca nga Autoriteti Italian i Aviacionit Civil më 29 dhjetor dhe nga 11 janari ka ndërprerë të gjitha fluturimet duke përfshirë edhe ato të Shqipërisë, e duke krijuar panik tek mijëra qytetarë.

Një makth i tillë është përjetuar në Shqipëri në tetor 2014, kur i njëjti skenar identik është përsëritur për kompaninë “Belle Air”, kur 53.000 pasagjerë u mashtruan për shkak të falimentimit misterioz të shoqërisë, që solli arratisjen e dy pronarëve jashtë vendit dhe të linin pas 56 milionë euro.

Pronari i “Belle Air”-it quhet Ilir Xhelo dhe administratori i kompanisë është Arbi Xhelo. Sikurse dëshmon ky dokument i zbuluar nga Shqiptarja.com, Ilir dhe Arbi Xhelo janë përkatësisht babai dhe vëllai i vajzës së re dhe të guximshme Ilza Xhelo, e cila tani në mënyrë misterioze ka arritur te jete në krye të kompanisë “FlyErnest” dhe kështu e implikuar edhe në këtë mashtrim të dytë në dëm të shqiptarëve.

Regjistri i Gjendjes Civile ku tregon se Ilir dhe Arbi Xhelo janë përkatësisht babai dhe vëllai i Ilza Xhelo

E themeluar në vitin 2005, pak muaj pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, me Lulzim Bashën ministër Transporti, “BelleAir” është përfolur për shumë vite si një kompani e lidhur me Partia Demokratike. Te gjithë e kujtojnë mes të tjerash një ofertë biletash falas për shqiptarët që duhej të vinin në Shqipëri për të votuar Lulzim Bashen si kryetar të Bashkisë Tiranë në zgjedhjet e vitit 2011.

Pavarësisht regjimit të monopolit me të cilin ka punuar për rreth 8 vite, ”BelleAir” kishte mbledhur një borxh prej 56 milion euro me Drejtorinë e Tatimeve dhe me furnitorë nga më të ndryshmit, dhe çuditërisht në pak javë pas largimit nga pushteti i Partisë Demokratike, kompania e fluturimeve ‘Belle Air’ me pronar Ilir Xhelon, u shiti 52 mijë bileta shqiptarëve, mori lekët dhe ia mbathi deri Italisë. Qytetarët që kishin blerë biletat dyndën drejt dyerve të kompanisë, ku kërkonin kthimin e parave mbrapsht.

Por, në 24 nëntor të 2013, kompania më e madhe ajrore në atë kohë në vend, me një xhiro vjetore prej rreth 110 milionë euro, shpalli falimentimin. Borxhet ishin akumuluar gjatë qeverisjes së PD, e cila jo vetëm nuk i kishte mbledhur detyrimet, por edhe e ndihmoi ‘Belle Air’ për të dominuar tregun, duke falimentuar kompanitë e tjera me procedura të dyshimta. Në shtator 2006 për shembull Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, me urdhër të ministrit të Transportit Lulzim Basha, urdhëroi pezullimin e licencsës të konkurrentit të vetëm të ”Belle Air’-it’, kompania ”Albatros Airëays”: shkaku i bllokimit ishte një borxh prej 400.000 dollarësh. Një pikë ujë në krahasim me detyrimet dhjetëra milionë eurosh që në vitet në vazhdim “BelleAir” ka grumbulluar ndaj Shtetit pa pasur asnjë shqetësim nga institucionet.

Sot në në këtë ditë, në krye të procedurës falimentare të ‘BelleAir’ që ende vazhdon, çuditërisht është emëruar Shpresa Breçani, vajza e motrës së Sali Berishës. Tani pas Ilir Xhelos, del në skenë vajza e tij, Ilza Xhelo, që është nyja lidhëse mes ‘Belle Air’ dhe ‘Fly Ernest’. Ajo ishte drejtoresha tregtare për Evropën e kompanisë “Belle Air”, me pronar babain e saj.

Shpresa Breçani në krye të procedurës falimentare të ‘BelleAir’

Në 15 tetor të 2015, gati dy vjet pas mashtrimit dhe falimentimit të ‘Belle Air’, themelohet në Itali kompania ajrore ‘Fly Ernest’. Ilza Xhelo zyrtarisht është shefja e departmentit tregtar dhe financiar, por  prezanton veten si bashkëthemeluese e kompanisë së fluturimeve dhe flet për planet ambicioze në të ardhmen duke folur tamam si një nga bashkpronare, duke forcuar keshtu dyshimet se pas ‘Fly Ernest’ fshihet familja Xhelo dhe ndoshta edhe lekët e fituar nga falimenti i ”BelleAir”-it .Kompania ‘Fly Ernest’ nisi fluturimet në Shqipëri në vitin 2016. Në ceremonë në Rinas përballë avionit të ‘Fly Ernest’, siç duket në këtë foto, Ilir Xhelo shfaqet shumë i gëzuar me duart lart.

Historia e mashtrimit përsëritet. Edhe pse Autoriteti i Aviacionit Civili italian i ka pezulluar licencën duke filluar nga data 13 janar, kompania ajrore “Fly Ernest” ka ndaluar fluturimet që nga 11 janar. Për pezullimin e fluturimeve, “Fly Ernest” ka informuar Autoritetin e Aviacioni Civil Shqiptar.

Vendimi i Italise per pezullimin e licenses

Të gjithë pasagjerët tani duhet të bëjnë aplikimin për rimbursim të çmimit të biletës tek faqja zyrtare e kompanisë’. Një procedurë e ngjashme me atë që kishte filluar “BelleAir” dhe që vazhdoi disa javë deri në shpalljen e falimentimit.

Ankesat e qytetareve ne 2013

Atëhere rimbursimi u ndërpre dhe miliona euro të arkëtuar nga familja Xheko u zhdukën. Pavarësisht precedentit as autoritetet italiane ku është regjistruar kompania “FlyErnest”, as autoritetet shqiptare, nuk kanë mundur ta parandalojnë mashtrimin e dytë, ndërsa Prokurori nuk ka mundur të ndëshkojë dhe konfiskojë pasuritë e Ilir Xhelos. Të paktën deri tani. (Shqiptarja.com)

Next Post
Horoskopi vjetor/ Ja si do sillen të lindurit e shenjës së ujorit më 2020

Horoskopi vjetor/ Ja si do sillen të lindurit e shenjës së ujorit më 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
Dita e 21-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 21-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In